Categories
Jetë Turizmi

Fshatrat shqiptarë/ Gjinari, perla e Elbasanit

Gjinari,një fshat turistik që është përcaktuar si perlë e Elbasanit do të jetë ndalesa e rradhës e gazetares Ilnisa Agolli në “Fshatrat e Shqipërisë”.

Gjinari,një fshat turistik që është përcaktuar si perlë e Elbasanit do të jetë ndalesa e rradhës e gazetares Ilnisa Agolli në “Fshatrat e Shqipërisë”.

Vetëm 25 km larg qytetit, kjo zonë është e rrethuar me pisha të shumta në lartësinë e Bukanikut, i cili është 1800 m mbi nivelin e detit Ajo që e dallon Gjinarin nga fshatrat e tjerë rretheqark, është klima me resurset e veta natyrore.

Oksigjeni, relievi malor, mikëpritja e banorëve, ushqimi tradicional dhe produktet bio e kthejnë këtë fshat në preferuain e vizitorëve.

Një tjetër e veçantë e fshatit Gjinar, është toleranca fetare, për të cilën rrëfejnë vetë banorët. Specifikisht, rreth historikut të dy emrave që mbartin.

Kishat e shumta gjithashtu, janë ato çfarë mund të gjeni në Gjinar. Kryesisht të ndërtuara në mesjetë si ajo e Shën Kollit në Shelcan e pikturuar nga ikonograf Onufri më 1554, deri tek ato të rikonstruktuara në zemër të fshatit.

Për të mos harruar në fund, drurët shumë shekullorë. Dushqet gjigante, veçanërisht “Dushkun e Llashanit” i cili sipas legjendës përgjatë viteve të kohës ruan një sekret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *