Më shum

    Harta e botës e vitit 1553 me Zotin shqiptar në qendër të saj

    Një hartë e rrallë që pretendon ta paraqesë në mënyrë të plotë gjithë botën (globin) e hartuar në shekullin e 16-të i ka vendosur shqiptarët jo vetëm në krye, por edhe si rolin kryesor brenda saj.

    Në pjesën e sipërme me figura njerëzore, por si përshkrim apo përgjasim të zotërave, e vetmja figurë mbizotëruese dhe madhështore është e një shqiptari, një portret që ngjason me figurën e Skënderbeut paksa, në gjoksin e të cilit shquhet shqiponja dykrenore e zezë, si në parzmore, dhe e shtrirë në gjithë veshjen, që është një fustanellë tipike shqiptare, që e mbulon pjesën më të madhe të trupit me ngjyrë të kuqe, dhe duke e qartësuar apo identifikuar se bëhet fjalë për popullin shqiptar.

    Në anglisht e kanë pagëzuar si: “Map of the world 1553, albanian God in top of it”, që dmth, Harta e botës e vitit 1553 me Zotin shqiptar në qendër të saj”.

    Pra, jo vetëm fama e shqiptarëve të kohës së Skenderbeut, por edhe roli që po vazhdonin të luanin në Evropë i bën të tjerët që edhe në shekullin e 16-të ti respektojnë si faktor kyç në proceset politike të kohës.

    Harta është titulluar në latinisht: Charta Cosmographica, Cum Ventorum Propria Natura Et Operavione . . . me shënimin përcjellës-sqarues se ka për autor Gemma Frisius & Peter Apian, e bërë në Antwerp me 1553.

    Kjo hartë përbën edhe një provë, se shqiptarët vërtetë kishin rol nga kryesorët në mesjetë, ndërsa harta, në të cilën shihet qartë ngjyra e kuqe, që paraqet sfondin e flamurit, ndoshta përbën dokumentin më të vjetë dhe më serioz të simbolit tonë kombëtar. Në disa gjetje të tjera, për shkak të vjetërsisë ngjyra e kuqe është shprishur dhe vetëm me analiza kimike dhe studime të tjera dihet që e kuqja është shndërruar në të verdhë. Por, në këtë hartë duket qartë që ngjyra e kuqe është ruajtur e paprekur, sikurse vetë simboli i shqiponjës!!!

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here