Ambasada ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që ju kanë skaduar dokumentet ose janë në prag të përfundimit, duhet të ndiqni këto udhëzime përkatëse.
NJOFTIM!
Ambasada e RSH në Athinë, në vijim të eksperiencës së parë në tetor 2019, me synim ardhjen në ndihmë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Kretë dhe ishujt përreth, të cilëve 1) u kanë skaduar dokumentet e identifikimit; 2) janë në prag skadimi; ose 3) që vuajnë nga probleme shëndetësore dhe dëshirojnë të aplikojnë për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, njofton se: Në një ditë brenda gjysmës së parë të muajit mars, përfaqësues të Zyrës Konsullore të Ambasadës dhe firmës ALEAT do të jenë në Kretë për të kryer marrjen e aplikimeve për dokumente identifikimi të qytetarëve të cilëve u kanë skaduar pasaportat, janë pranë afatit të skadencës apo kanë probleme shëndetësore.
Për detaje të mëtejshme, si data apo vendi ku do të kryhen aplikimet, do të njoftojmë përkatësisht në vijim. Ju faleminderit.