Një tjetër zonë e nxehtë e kriminalitetit në vend është qyteti i Elbasanit. Atje, pas dy vitesh hetimi, Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzoi Suel Çelën si personin që përplasi makinën e Gjergj Oshafit në hyrje të Tregut Agroushqimor dhe rrezikoi jetën e policëve.
Megjithatë, gjatë dëshmisë së efektivëve të policisë për këtë rast u pa një tërheqje për të identifikuar autorin dhe atë që kishte ndodhur atë natë. Lind pyetja, a kërcënohen efektivët e Policisë së Elbasanit, ose a janë kërcënuar për rastin në fjalë? A ka informacion ministri i Brendshëm për këtë?
“Kërcënime ka, nuk ka në të gjitha nivelet, por ka. Krimi këtë ka, kërcënon, mbrohet. Por di të them se policia nuk ka asnjë shenjë stepjeje në këtë betejë. Nuk dua të hyj në detaje hetimore për çështjen në fjalë, dua të bëj vetëm punën time në pozicionin tim. Të krijoj një mjedis që policia të bëjë punën optimale”, tha ministri Lleshaj.