Më shum

    Lisi dhe lashtësia jonë

    E pregaditi: Ilir SECI-“Pyjet i paraprijnë qytetërimit, kurse shkretëtirat e pasojnë atë” – Fransua-Rene Shatobrian.Gjithmonë me ka intriguar fakti pse ne mitologjine tone shqiptare, LISI, është druri me i permendur, druri me i njohur, qe haset thuajse ne krejt traditen tonë folklorike, qe nga lashtesia e deri me sot.

    Pse vallë kjo vemendje e posaçme për nje dru si Lisi?!. Kur nis njeriu e thellohet në kerkim, gjeja e pare që shkon ne mendje eshte Lisi i Dodones. Pse Lisi eshte konsideruar kaq i shenjtë në të kaluarën?! Pse Lisi ishte druri simbol i Zeusit?! Pse Orakujt e Dodones i merrnin kumtet e Zeusit pikerisht nga LISI, (Lisi i Dodones), kumte qe percilleshin permes feshferimes së gjetheve te Lisit të shenjtë, kumte që kuptoheshin vetëm nga prifterinjte dhe priftereshat e Dodonës!?. Po pse ka pasur gjithëherë këtë peshë të kaq rendesishme Lisi?!. Druri quhet “Lis -/i” , Lis – ne shumicen e krahinave shqiptare, por ka edhe tjera sinonime si “Bung-/u” kryesisht ne Gegni, apo “Dushk-/u” kryesisht ne Toskeri. Por perdorimi i ketyre emrave nuk eshte i ndare prerazi sepse edhe ne gegnishte perdoret “Dushk” por me teper ne rastet kur eshte fjala per gjethet e Lisit. Por si në Gegni edhe Toskeri perdoret njesoj Lis. Pra jane sinonime qe emertojne te njejtin dru. Interesante eshte te theksohet se trajta dialektore e gegnishtes “Bung-/u” haset edhe ne Keltishten e vjeter, fjale arkaike, kryesisht si emër per vozat, (butet), e verës që beheshin prej drurit të lisit. Si duket emri “Bung-/u” vjen nga kohët e lashte kur te paret tane Ilirë ndanin kufinjte me Keltet.

    Lisi Shekullor Bungu

    Në kete sprovë mendova te le menjane mitologjine dhe te përqendrohem ne nje rrafsh tjeter, ne rrafshin praktik, duke u rrekur të gjej pse ka gjithë këtë rendesi Lisi. Lisi eshte druri më i përhapur në botë. I përket familjes “Fagaceae”, qe rritet në hemisferën veriore. Në familjen “Fagaceae” përfshihen drurët dhe shkurret, lendet, (farat) e të cilëve janë te mbeshtjella me levozhge. Kjo familje gjithashtu përfshin Ahun, Gështenjen, të gjithe geshtenjat e Amerikes se Veriut. Kjo familje “Fagaceae” e ka origjinën nga Azia. Për herë të parë ndeshet në fosilet e gjetura të epokes “Cretaceous i Hershëm”, më shumë se 100 milionë vjet më parë. Ndryshimet klimaterike si rezultat i rrezatimit diellor në rritje , ngrohja në Evropë dhe Amerikë të Veriut, ndikuan ne shfaqjen e llojeve te reja. Lloji “Dryophyllum” eshte, një nga llojet më të hershme dhe më të njohur te “Fagaceae” ne Evrope dhe mendohet të jetë paraardhës i Lisit te sotem. Bazuar në analizat gjenetike molekulare, lloji “Quercus” gjykohet të jetë ndarë nga “Castanea” rreth 60 milion vjet më parë. Lisat e parë shfaqen në fosilet e gjetura në Amerikën e Veriut gjatë epokes “Paleogene” diku mes 55 milione deri ne 50 milione vjet më parë. Brenda specieve “Quercus” ne harkun kohor prej 22 milione deri ne 3 milion vjet më parë kanë ndodhur dhe ndarjet me specifike. Gjatë kësaj periudhe, Lisi-Dushku u bë lloji më dominues i drurit të familjes “Fagaceae”. Në varësi të skemës së klasifikimit, mendohet se jane dikund nja 450 deri ne 600 specie Lisi; megjithese ka disa pika konfuzioni dhe një nga pikat kryesore të konfuzionit është statusi taksonomik tek lisat hibride. Amerika e Veriut përmban numrin më të madh të llojeve te lisit, me rreth 90 lloje vetem në Shtetet e Bashkuara. Meksika ka 160 lloje, nga të cilat 109 janë endemike. Qendra e dytë më e madhe e diversitetit lisi është Kina, e cila përmban rreth 100 lloje. Megjithatë shkencetaret jane dakortesuar qe të gjithe llojet e lisave mund të ndahen në dy grupe të gjëra, në :-1- Lisat të bardhë .-2- Lista e kuq dhe te zi.

    Lende Lisi , Fara
    Lendet e Lisit të Bardhë

    Lisi i bardhë gjendet ne Evropë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Lendet e ketij Lisi duan 6 muaj te piqen dhe kane shije të ëmbël, (paksa të hidhur). Mbasi hiqet levozhga lendja e lisit te bardhe eshte pa push. Gjethet e ketij lloji janë më shumë të rrumbullakosura. Ndersa per Dushkun e Kuq dhe te Zi ne Evropë, Amerike dhe Azi lendet e tyre duan 18 muaj per tu pjekur dhe kane shije shumë të hidhur. Perbrenda, mbasi hiqet levozhga mund te jene pa push, por ne shumicen e rasteve kane push. Gjethet e e ketyre llojeve kane ngjyre te gjelbert te erret dhe maja te mprehta. Në Evropë, jane gjetur edhe fosile poleni qe tregojnë se gjatë fundit te “Glacial Maximum”, dmth fazes se fundit akullnajore rreth 20 mije vjet më parë, speciet e lisit ishin permbledhur ne tre lloje – “Pleistocene refugia” – dhe gjendeshin në Evropën Jugore, në Iberi, ne Itali dhe ne Gadishullin Ballkanik, ku shkencetaret jane te mendimit se filloi të shfaqet Lisi, menjehere sa filluan të shkrihen akujt në fillim të epokes “Holocen”, 12 mije vjet më parë. Që atëherë druri i Lisit ka qenë një element i rëndësishëm i vegjetacionit në shumicen e Evropës. Dominimi i Lisit në pyje gjatë prehistorise dëshmohet nga gjetjet e shumta arkeologjike në qymyr dhe eshte i pranishem ne të gjithe te dhënat arkeologjike te shumicës së kulturave pre-historike. Në periudhën “Boreal”, 9 mije – 7 mije e 500 vjet më parë, pyjet e përziera te lisit mbisundonin Evropen.

    Bungëbuta
    Vidhi
    Qarri i Ograjës

    Pyjet e përziera zgjeroheshin qe nga ligatinat ku u shfaq lloji i lisave “Acidophilous”, Qarri (“Quercus cerris”), Verri,( (Quercus trojana), Valanidhi (“Quercus aegilops”), Vidhi (“Ulmus foliacea”) ne shqip, e deri te pyjet massive te dushkut -BUNGAJAT – si thone ne Shqiperine e Veriut dhe Kosove per Bungun, (“Quercus petraea”) dhe Bungebuta,(“Quercus pubescens”)… Një lloj i ri fillon te dominoje pyjet në periudhën “Subboreal”, kohe në të cilën Ahu dhe Bredhi behen llojet dominante, kjo ngjet me vone ne Epoken e Bronzit dhe në fillim të Epokës së Hekurit, 5700-2600 vjet më parë. Megjithese shkencetaret pajtohen se procesi i degradimit të pyjeve të përziera dushkut dhe përhapja e pyllnajave moderne nuk ka ndodhur gjithkund në të njëjtën kohë dhe me të njëjtin ritem. Ne trojet shqiptare pyjet e lashta të Lisit mbijetuan ashtu masive deri në shekullin e 19-te. Lisi si çdo lloj tjeter ka arealin e vet te perhapjes që perkon me naltesine mbi nivelin e detit ne kuadrin e zonave fitoklimatike.Nisur nga perhapja e tij ne zonat e ulta kodrinore dhe malore i takon te zërë nje hapsine te konsiderueshme ku zhvillohet veprimtaria njerezore.Nuk gjindet as ne ekstremet klimatike te klimes se eger malore dhe as ne ate te bute bregdetare. Ne ndarjen e zonave te bimesise ne vendin tone,nga perhapja e tij e madhe zona ka marre edhe emnin “Zona e Dushqeve”,(e Lisit). Kerkesat e lisit ndaj tokes janë te konsiderueshme dhe ne vendet ku gjen shtrirje te kënaqëshme pylli i lisit do te thote se është i vendosun mbi toka me cilesi, mesatarisht te thella e te pasuna.(boniteti i tokes)…Duke qenë një lloj i përhapur ne keto kushte klimatike e ne keto lloj tokash Lisit i ka takuar qe te jete shoqërues kryesor i njeriut ne te gjithë veprimtarine e tij jetësore. Prandaj ka nje lidhje te fortë ndërmjet qyteterimeve njerezore dhe Lisit, (Dushkut, Bungut), të paktën që 30 mijë vjet më parë në Evropë dhe Azi si dhe 14 mijë vjet më parë në Amerikën e Veriut. Kete lidhje te qyteterimeve me Lisin e deshmon shume bukur nje shprehje malesore, shprehje që eshte perdore nga malesoret shqiptarë të cilët Lisin e merrnin si reference kohore të fillimit,(gjenezës),kur shpreheshin: -“Prej se ka mbi Lisi!” . Shprehje qe deshmon se si malesoret tane e perdornin Lisin si pike referrimi per zanafillen e jetes! Ne folklorin e Malesive te Veriut, simbolika e Lisit ndeshet shpesh, jo vetem në mite e legjenda por edhe në veshje siç jane zbukurimet e Xhubletes mijeravjeçare.

    Gjethet e Lisit në Xhubletë
    Xhubleta Veshje e Kohës së Neolitit , Veshje Shqiptare

    Fjalë te urta mbi Lisin hasen kudo nder viset shqiptare siç është shprehja proverbiale :-“Dru LISI dhe vajze FISI”.Kaq shume e kane glorifikuar shqiptaret Lisin sa e kane pare si simbol te qendrueshmerise dhe virtyteve njerezore! Sipas shume etimologeve edhe emri i qytetit te lashte te Lezhes,vjen nga Lisi si e quanin Iliret Lisitan, kjo teze nuk eshte pranuar plotesisht por siç e thashe mbrohet nga shume studiues. Nuk është e rastit që Poeti ynë i madh, Jeronim De Rada e fillon me Lisin poemen “Këngët e Milosaos” : -“Ljis jeta kishe nderruar,/ uj te ri nde dejtit/ kaljtheruar te dit e re;/ por llumbardh e Anakreontit/”… Simboli i Lisit gjendet edhe ne Heraldiken shqiptare, siç eshte Emblema e Katafiqit qe ka ne qender te saj nje Shqiponjë dykrenare me tre gjethe LISI. Kjo embleme eshte gjetur në kalanë e Katafiqit në Kuç, Vlorë, dhe vleresohet te jete e shekujve 12-14-të. Ka qene ne dorezim te Muzeut te Vlorës prej nga eshte transferuar ne Tirane. Në vitet 1980-1981 ky artifakt i jashtezakonshem zhduket nga mjediset e Akademisë së Shkencave se Shqiperise. Dhimiter Pilika e përmend këtë pllakë guri, kur flet për shqiponjën dykrerëshe.

    Emblema e katafiqit – Shqiponjë dykrenare dhe tre gjethe Lisi , është gjetur në kalanë e Katafiqit në Kuc, Vlore e shekujve 12-14-të

    Edhe Keltët e lashte adhuronin me të madhe Lisin në besimin pagan Druid. Ata adhuronin jetegjatesine e Lisit dhe e konsideronin si fisnike praninë madheshtore te tij. Tek Keltët nje person nderohej duke i vendosur kurore me gjethe lisi, shenjë e statusit të veçantë. E njejta gje ndeshet edhe te Grekët e Lashtë dhe me vone te romakët. Gjatë Republikës Romake dhe Principatës pasuese te saj, “Kurora Civile”, (Latinisht “Corona Civica”) ishte kurorë e thurur me gjethe lisi dhe konsiderohej si dekorata e dytë më e lartë ushtarake për të cilën mund te aspironte një qytetar romak. Mbas reformes kushtetuese te gjeneralit Sulla u vendos qe mbajtesit te “Kurores Civile”, (Kurores se Lisit”), ti lejohej hyrja në Senatin Romak.

    Mbajtëse Ujti , Gjetje Antike

    Arsyeja perse LISI ka gjithe këtë vemendje eshte krejt e thjeshte :-“LISI është një nga drurët më të dobishem në botë!”Druri i Lisit eshtë nje nga drurët me fortësine me te nalte qe mund te gjindet sepse ka densitetin me te larte siç kane konkluduar studiuesit, si per nga rezistenca ashtu edhe nga qendrueshmeria. I forte e rezistent si dru Lisi eshte gdhendur per për mjete pune siç jane plugjet e drurit per te pluguar token, po ashtu per vegla pune si bishta sopatash dhe kmesash, (kosoresh) . Përmbajtja e lartë e “Tanin” e bën rezistent ndaj të dy shkaktareve kryesore qe sjellin semundje ne pyje – kërpudhave dhe insekteve – gje qe e ben te rezistoje dhe te jete i perhapur anembanë. Për shkak të të gjitha këtyre cilesive, Lisi ka gjetur përdorim që nga kohërat me te lashta ne ndërtimtari, si shtylla per kasollet, FURKËZA për kulme shtepie, Landë bungu per dërrasa mbuloje te çatise dhe derrasa shtroje te odave.Po ashtu edhe per orendite shtepiake nga enet e kuzhines e deri te mobiljet si ark at, sënduqet, magjet e bukes, fundat e bukes, sofrat, etj. Gjetjet arkeologjike kane provuar se Lisi ka qene materiali kryesor drunor i përdorur për shtëpite dhe orendite shtepiake që nga kohët e Neolitit. Mjafton te kundrohen me vemendje kullat e vjetra ne Malesite tona me çardakun, ahurin për kafshët, mjafton te shikohen mjetet e transportit, qerret, (kerret), te shikohen plugjet qe jane perdorur per lërimin e tokës. Çardaqet e kullave kane qene gdhendur prej dru Lis. Ne ndertimet e hershme te shtepive, perpara se te perdorej gelqerja, muret ndertoheshin me gure te thate dhe perforcoheshin nga trenë, (trarë) lisi për qendrueshmeri dhe stabilizim. Sidomos kjo ka qene perdorur ne stanet ne bjeshke.

    Lëndët e Lisit janë përdorur që mijera vjet me parë për ndërtimin e lundrave, varkave, anijeve, kujtojme ketu Fiset Ilire si Liburnet qe u bene te famshem per anijet e tyre. Qe ndertoheshin me dru Lisi. Flotat detare të kombeve evropiane deri vone ndertoheshin me dru Lisi. Në kohën e Perandorise Romake pyje të tëra u pastruar për të përmbushur kërkesat e ndertuesve te anijeve te flotes romake. Per shekuj me rradhe portat hijerenda te keshtjellave beheshin me dru Lisi. Druri i Lisit eshte perdorur per ngrohje, si dru zjarri pasi bejne zjarrin me te mire. Në kullat shqiptare mikpritja fillonte me nje zjarr buçitës me dru bungu! Gacat e zjarrit me dru bungu qendrojne gjatë para se te bëhen hi. Dihet qe në shekuj zjarri ka mbajtur gjalle njerezimin në dimërat e acartë. Prej drurit te Lisit pergatitet lloji me i mire i qymyrit te drurit. Qymyri i drurit, është prodhuar zakonisht perms procesit te pirolizes që kryhet nga ngrohja graduale e drurit, në kushte te caktuara dhe në mungesë të oksigjenit. Per këtë qëllim ngrihet nje Kaminë ku stivosen drutë e Lisit qe mbulohen me dhe deri sa izolohen plotesisht dhe u vihet zjarri. Pastaj per ditë me rradhe ndodh piroloza, karbonizimi i drurit deri sa kthehet ne qymyr druri. Prodhimi i qymyrit te drurit eshte bërë në vendet ku ka Lisa me bollëk dhe kjo praktikë daton nga periudha shumë të lashta gje qe eshte provuar nga gjetjet arkeologjike. Malesoret ne Malesi te Gjakoves, në Dukagjin dhe në Malesi te Madhe edhe sot e kesaj dite ende e praktikojne pergatitjen e qymyrit te drurit.

    Permendem me siper se Lisi është i pasur me “Tanin” qe gjendet në levozhgen e Lisit ndaj per këtë gje është përdorur edhe per regjien e lëkurëve te kafshëve. Kur lekura e bagetive regjet me “Tanin” ajo është më e qëndrueshme dhe nuk dekompozohet lehte. Shekuj më parë malesoret tane e dinin vleren e “Tanin”-it, njihnin ndikimin e tij kimik permes acidit qe kryente regjien me te mire te lekurës së bagëtisë! Një tjeter perdorim i dobishem i lisit jane Goglat, (Gogliqat), ndryshe njihen si mollezat e Lisit që kanë madhësisë 2 deri ne 5 cm diameter. Goglat, (Gogliqat), shkaktohen nga larva e grenzës së familjes “Cynipidae”, kjo grenze lëshon vezët e veta ne gjethet e lisit, larvat e grenzës qe ushqehen në indet e tëmthit te Lisit krijojne nje soj mutacioni që prodhon Gogliqat. Gogliqat e Lisit janë përdorur për prodhimin e bojës së shkrimit të paktën që në kohën e Perandorisë Romake. Nga mesjeta deri në fillim të shekullit të njëzetë, boja qe perdorej për të shkruar në botën perëndimore vinte nga gogliqat e Lisit.

    Gogël Lisi

    Goglat e lisit

    Nje tjeter dobi e lisit eshte Eshka, nje lloj kerpudhe qe rritet ne Lis, (Bung), “Eshka e Bungit” si quhet ne Malesite tona, ka emrin shkencor “Fomes fomentarius” dhe është një specie e “Patogjen fungal” e bimëve dhe gjendet në Evropë, Azi, Afrikë dhe Amerikën e Veriut. Rritet në trungjet e shume lisave, rritet mbasi kerpudha i infekton duke shkaktuar kalbjen. Kjo specie zakonisht vazhdon të vegjetojë në lisa per nje kohe te gjatë, edhe pasi Lisi eshte thare, duke ndryshuar nga një parazit në një dekompozues. Kërpudha “Fomentarius”, nuk eshte e ngrënshme por ka pasur nje perdorim mjaft te dobishem ne historine e njerezimit. Pasi thahej Eshka kthehej në material që është përdorur për të ndezur zjarrin. Zjarri ndizej nga ferkimi i dy drureve ose ndizej nga perplasja e dy gureve te gurgacit, (kuarcit), perplasja shkaktonte shkëndijën dhe shkendija binte ne eshken e tharë që mbahej prane per te kapur shkendijezen. Menyra e ndezjes me dy gurë Kuarci ka qene menyra me e perhapur me te cilen eshte ndezur zjarri ne lashtesi! Me Gurgac dhe Eshkë Lisi! Malesoret e kane quajtur “Gurgac” gurin që bën gacat, është interesante te theksohet se emri me te cilin e njeh bota eshte “Quartz-Kuarc” ka ngjashmeri onomatopeike me emrin “Gurgac”, mund të thuhet se vijne nga nje rrenje! Gjithsesi “Kuarc” apo “Gurgac”, ashtu me ato gure eshte ndezur zjarri ne shekujt mbas “Epokes se Akullit” dhe kete e perfundim e bën krejt bindes gjetja e kesaj Eshke ne mes gjerave qe ju gjeten “Njeriut Otzi”.Kur u gjet Njeriu – Ötzi , njeriu i ngrire ne akull ne kufirin italiano-austriak, qe u gjet ne Alpe dhe pasi ishte ngrire dikund ne vitet 3359 dhe 3105 para Krishtit, mes tjerash u gjet se ai kishte Eshken e Lisit me vete!? Pra ai njihte perdorimin e eshkes ne ndezjen e zjarrit dhe e mbante me vete si mbajme ne shkrepsen sot!

    Eshka e Lisit
    Zjarri me Gurgac
    Zjarri me Eshkë

    Pyjet e Bungajave, (Dushnjet), krijojnë kushte ideale për rritjen e kërpudhave. Disa prej ketyre kerpudhave rriten në trungjet e pemëve të rëna, te rrezuara, disa pranë rrënjëve, disa nën gjethe. Lloje të ndryshme piqen në kohë të ndryshme të vitit. Në varësi të klimës gjithehere do të gjendet te pakten një lloj i perzier kërpudhash pyjore – kerpurdha lisi – çka do te thote që kerpurdhat mund te mblidhen në çdo kohë të vitit, por sezoni kryesor i kërpudhave është nga fundi i pranverës deri në fund të vjeshtes.Kërpudhat kane qenë një nga burimet kryesore të ushqimit gjatë koherave te lashta, ato kanë pasur proteina të mjaftueshme per ushqimin e njerezve. Në viset ilirike lloji ma i njohur i kerpudhave te ngrënshme që gjinden në Bungaja janë : -“Truffles” (Tartuf – “Ascomycete Fungus”, se çfare vlere ka turtufi të gjithë e dimë, – Porcini, (“Boletus Edulis”), -“Amanita Caesarea”, -“Trametes Gibbosa”, -“Butyriboletus Regius”, -“Clitopilus Prunulus” , -“Russula”, etj. Tjetër vlerë e Lisit jane gjethet e thara, Dushku! Ne Malsite tona ende është ruejte dhe ende gjallon tradita e Premjes se Dushkit, Lisave te Bungit u krasiten deget çdo tre-kater vjet, deget lihen te thahen per disa dite dhe pastaj palosen dhe vihen ne mullare njesoj si vihet në mullarë sana e livadheve. Quhen “Dushk” njejes, “Dushnje” në shumes, (njesoj si mullare) dhe ruhen si ushqim per bagetine gjate dimrit. Ne Dukagjin, në Puke dhe Tropoje ende mund te shihen edhe sot Dushnjet neper Bungaja, eshte jetike kjo soj zahireje per bagetine, zahire qe pergatitet nga gjethet e Bungut, (Lisit).

    Lendet, (farat) e Lisit jane perdorur si ushqim gje qe eshte provuar nga gjetjet arkeologjike, si figurina balte te pjekur ku dallohen njerezit duke shtypur Lendet e Lisit. Ne disa kultura në Kaukaz ende pergatisin bukë me Lendet e Lisit. Jo vetem njerezit jane ushqyer me Lendet e Lisit, perveç njerezve Jane ushqyer edhe kafshet e egra sidomos Derri i Egër qe në mjedisin e pyjeve te Bungut gjendet me shumice duke u dhene mundesine njerezve te asaj kohe te sigurojne mish permes gjuetise se derrit te eger. Per te gjuajtur derrat e eger gjetjet arkeologjike deshmojne se perdoreshin heshtat e bera me dru lisi heshta maja e te cilave forcohej me djegie ne zjarr. Para se te perdoreshin metalet heshtat beheshin duke mprehur dhe forcuar në prush te zjarrit deget e Lisit . Ne te njejten menyra me thupra lisi beheshin dhe shigjetat e harqeve deri sa u zbulua shkrirja e metaleve!

    Shigjeta me dru lisi

    Lendet, (farat) e Lisit jane perdorur si ushqim gje qe eshte provuar nga gjetjet arkeologjike, si figurina balte te pjekur ku dallohen njerezit duke shtypur Lendet e Lisit. Ne disa kultura në Kaukaz ende pergatisin bukë me Lendet e Lisit. Jo vetem njerezit jane ushqyer me Lendet e Lisit, perveç njerezve Jane ushqyer edhe kafshet e egra sidomos Derri i Egër qe në mjedisin e pyjeve te Bungut gjendet me shumice duke u dhene mundesine njerezve te asaj kohe te sigurojne mish permes gjuetise se derrit te eger. Per te gjuajtur derrat e eger gjetjet arkeologjike deshmojne se perdoreshin heshtat e bera me dru lisi heshta maja e te cilave forcohej me djegie ne zjarr. Para se te perdoreshin metalet heshtat beheshin duke mprehur dhe forcuar në prush te zjarrit deget e Lisit . Ne te njejten menyra me thupra lisi beheshin dhe shigjetat e harqeve deri sa u zbulua shkrirja e metaleve!

    Mjaft studiues kane dale me mendimin se Lisi eshte perhapur nga vete njerezit! Domethene eshte kultivuar. Farat,(Lendet) e Lisit jane marrë nga Mesdheu dhe jane mbjellur nga njerezit e pare shume me perpara se te zhvillohej bujqesia. Mbjellja e Lisit është një nga gjërat më të lehta për të bërë, thjesht fute faren,(lenden) e lisit nëntokë dhe harroje… Mbin vetë pa u kujdesur kush për të. Filizat nuk kërkojnë ndonje vëmendje, rriten vetë. I duhen 25 vjet nje Lisi per tu rritur qe te fillojë te leshojë farat,(lendet). Sapo ata do të fillojnë për të prodhuar lende, lisat do të perhapem në mjedisin ku u mbollen dhe për qindra vjet krijojne pyje. Mjaft shkencetare mendojne se kjo duhet të ketë qenë e njohur për njerëzit në kohen “Mesolithic” dhe perdite e me shume po gjinden dëshmi se njerëzit e kohes “Mesolithic” kane mbjellur Lisat me qëllim, gje qe mund te quhet kultivimi i parë bujqesor, primitiv por Kultivim! Ndoshta forma me e lashtë, disa mijëvjeçarë para se njerezimi te mberrinte deri te bujqësia e mirefillte… Ndoshta pikerisht nga keto kohëra te lashta vjen edhe adhurimi per Drurin e Jetes, LISIN këtë dru kaq te dobishem. Gjetjet arkeologjike te kulturave shume te lashta si “Kultura Vinca” dhe “Çatalhöyük” sjellin deshmi se Lisi adhurohej. Ndoshta te paret tane e trasheguan adhurimin per Lisin pikerisht nga brezat e perparshem,që vinin thellë nga koha Mesolithic kur vazhdimësia e races njerëzore u garantua nga ky dru. Adhurohej si te gjitha besimet që vijne nga thellesite e shekujve, nga koherat e lashta, pa u diskutuar! Lisi i Dodones në Mesdhe ose Lisi në besimin Druid… Dihet qe Lisi ka një histori të gjatë si pema e shenjtë per Etrusket dhe deri në shekullin e 11-te për Druidët në Evropen Veriore dhe ishujt britanike…ILIR SECI

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    1 COMMENT

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here