Më shum

    Muzika përforcon efektin e barnave kundër dhimbjes

    Në studimet e mëparshme, shkencëtarët kanë shqyrtuar idenë e përdorimit të muzikës si një terapi për të lehtësuar dhimbjet, shkruan Medical News Today, transmeton shqip.info/.

    Një studim i bërë së fundmi tregon se dëgjimi i muzikës mund të përmirësojë jetën e njerëzve, që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit dhe sëmundje të tjera, të cilat manifestohen me dhimbje kronike. Studimet e mëparshme kanë treguar se muzika mund të lehtësojë edhe simptomat e sëmundjes së epilepsisë.

    Në studimin e fundit të bërë nga Universiteti Utah në qytetin Salt Lake, shkencëtarët kanë përdorur minjtë për të konfirmuar efektin e muzikës në shëndet.

    Në minj, shkencëtarët aplikuan dy lloj dhimbjesh, atë që shkaktohet nga inflamacioni dhe dhimbjen që shkaktohet nga ndonjë ndërhyrje kirurgjike. Ata i ekspozuan këta minj në një ambient në të cilin luajtën muzikën e Moxartit çdo ditë për 3 javë rresht.

    Dr. Grzegorz Bulaj, profesor i kimisë thotë “Muzika është sikur ADN-ja. Ne kemi studiuar sekuencat e muzikës së Mozartit dhe i kemi ndarë ne lista për t’i aplikuar për hulumtime neurologjike”. Njëkohësisht minjve iu është dhënë edhe analgjetikë- barna kundër dhimbjes siç ishin ibuprofeni, canabidiol, levetiracetam dhe galaninë.

    Eksperimenti me ibuprofen prodhoi rezultate më të forta dhe efekti i saj në minj, që iu kishin ekspozuar ambientit me muzikë ishte për 93% me i fortë sesa tek minjtë, që nuk kishin dëgjuar muzikë. Edhe në rastet me barna të tjera, është vërejtur se ato kanë dhënë efekt më të madh tek minjtë që u janë ekspozuar muzikës.

    Tani ka evidenca të sakta, që muzika interferon me barna dhe zbutë simptomat e dhimbjeve kronike të shkaktuara nga sëmundje të ndryshme./Shqip.info/

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here