Categories
Lajme

NATO në ujërat e Adriatikut. Në stërvitjen e Aleancës edhe anijet shqiptare

Kjo është stërvitja e forcave të NATO-s, për mbrojtjen nga anijet e përmasave të vogla, të përdorura në sulmeve pirate, apo atyre terroriste.

Stërvitja u zhvillua në ujërat e Adriatikut, vetëm disa milje larg qytetit të Durrës-it.

Përveç dy anijeve të NATO-s, të cilat qëndruan dy ditë në Portin e Durrësit, në stërvitje merrnin pjesë edhe anijet Shqiptare.

“Për ne është shumë e rëndësishme që të stërvitemi me aleatët tanë dhe vendet në zonë. Mendojmë se Shqipëria është një vend i fuqishëm në zonë, ka shumë influence dhe gjithashtu është një kontribuese në forcat e NATO-s”, tha shefi i shtabit, Juan Alonso.

Në anijen “Everstsen” e cila është flamurtarja e grupit te dyte te NATO-s dhe operon ne jug te Europës, me një ekuipazh prej 200 persona, ndodhet edhe një shqiptar. Kapiteni i rangut te trete Erion Baboci ka një detyrë jo pak te rëndësishme.

“Detyrat kryesore që unë mbuloj në këtë anije është kryesisht stërvitja dhe përgatitja e anijeve dhe ekuipazheve për të arritur standartet që i takojnë këtij grupi të anijeve”, tha kapiteni, Erion Baboci.

Por këto 2 ditë në atdhe, kanë qenë shumë të veçanta për ushtarakun Shqiptarë.
“Nuk ka përshkrim. Ishin dy net të mira për mua. Me në fund arrita të shoh gocën, Arian, pas 10 ditësh. Mezi u largova, por tani detyra më thërret dhe duhet të vazhdoj për kohën që më ka ngelur. Do vazhdoj misionin tim këtu me kolegë dhe miqtë e vendeve të tjera. Kështu që puna vazhdon”, shtoi kapiteni Baboci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *