Categories
Histori Të gjitha

Pse gjuha Shqipe i shpëtoi asimilimit-gjuhësor turk

Gjuha turke dhe gjuha shqipe kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë për një periudhë kohore gati 500 vjeçare.Kjo ka bërë që disa elemente të fjalëformimit të gjuhës turke të kenë ndikuar në gjuhën shqipe, fjalë të leksikut turk ende vërehen në gjuhën tonë të përditëshme.
Por ajo që dua të sjell sonte nëpërmjet këtij studimi të shkurtër mbi disa fjalë të ashtu quajtura “turke” në fjalorin e gjuhës shqipe, është krejt një diçka e re dhe ndryshe nga si mendojnë studiues, gjuhëtarë shqiptarë dhe të huaj, mbi këtë temë.Gjuha shqipe i mbijetoi perreth 460 vjet pushtimit turk dhe asimilimit të gjuhës së saj të shenjtëArsyeja pse gjuha shqipe i shpëtoi këtij asimilimi gjuhësor, është pikërisht hershmëria, lashtësia e saj, gjithë gjuhët e tjera të vjetra dikur herët në lashtësi qëndronin gati të njëjta ose dialekte të njëra tjetrës, ndaj ende sot është e vështirë të dallosh qartë dhe preraz, kush gjuhë e parë është folur mbi Dhe

Karakteristikë e veçantisë së gjuhës së lashtë shqipe janë pikërisht fjalët njërrokshe në fjalorin e saj, të cilat marin pjesë në formimin e fjalëve të reja, të prejardhura apo të përbëra, në fjalorin e vet përkatës, por të përcjella edhe tek gjuhët e mëpas krijuara.
Pra fjalët rekord të panumurta njërrokshe të gjuhës shqipe gjenden si rrënjë – embrion tek gjuhët e tjera, ndaj dhe sot vërejmë ngjashmëri midis gjuhëve në fjalë, asaj turke me shqipen, po ashtu si edhe me ato latino – greke, gjermane etj.
Kjo i jep mundësinë, komoditetin e duhur gjuhës shqipe, të jetë e aftë të zbërtheje në mënyrë, gati të përsosur, etimologjinë, jo vetëm të fjalëve të fjalorit të saj por edhe të shumë fjalëve të gjuhëve të tjera të “huaja”.Përdorimi i elementeve prapashtesorë të turqishtes mbi fjalët – rrënjë  njërrokshe të gjuhës shqipe ka sjellë fjalëformime të reja në gjuhën turke të cilat, në periudhën e më vonshme të pushtimit turk u “huazuan”, u rimorën, ashtu shabllon edhe nga gjuha shqipe, të cilat sot vazhdojnë të njihen si të tilla “fjalë turke”, pavarësisht se ato, brenda strukturës së tyre ndërtimore, nuk janë të tilla.Në gjuhën turke, rrënja e fjalëve nuk ndryshon gjatë fjalëformimit të fjalëve të tjera të reja.
Kuptimet e reja të këtyre fjalëve jepen duke iu shtuar rrënjëve të tyre deri ne 12 prapashtesa, në harmoni me përmbajtjen në tërësi të fjalës mbi të cilën shtohen këto prapashtesa. Turqishtja bën pjesë në familjen e gjuhëve “uralo-altaike”Gjuha që ngjason më tepër me turqishten është mongolishtja.Po jap disa shembuj për ta bërë më të qartë dhe më të kuptueshme. Përsa folëm më sipër, në tekstin e mëposhtëm do shikoni fjalët “turke” që gjenden edhe në gjuhën shqipe, gjithashtu edhe fjalë të tjera turke të cilat nuk janë në fjalorin e shqipes. Gjithësesi, ato shpjegohen përsëri mjaft qartë po nga gjuha e lashtë shqipe.

Yol = Udhë, sigurisht në shqipen e vjetër e gjejmë fjalën udhë = ul, i ulët (vend i rrahur–shtrat–lumë) ull, udhë, ulikse, apo udhise – udhë ecës udhëheqës, ul – ik, se; ikte – ullës ‘iqte rrugën.Han = Han, quhej vendi ku pushonin udhëtarët gjatë udhëtimeve me karvan, më këmbë etj, atje ku kishte për të ngrënë ushqim për vete dhe për kafshët, aty ku “hanin”, aty ku kishte për të hang’r – ngrënë dhe fjetur sigurisht.Acele = Nxitim, këtu kemi të bëjmë pikërisht me emrin e vet heroit mitik “ACILE”, i shpejti Akele – qiellor, Akili – Shqiponjë. E kam me “axele”, me të shpejtë, ashtu si Akile – Qiellor.Batak = batak, vend i lagur në prani të vazhdueshme të ujit, vend – dhe i butë, batak, baltë, toka – dheu tab/an jo i thatë, “Bathore”- moçal.Ezber = Përmendësh, fjalë turke kjo, por që shpjegohet nëpërmjet gjuhës shqipe; Ez bër, i bër e gatshme, e përgatitur, ashtu si tek fjala ndërkombëtare: Ais/ber-g = Akullnajë, pra “Bër prej ujit = Ais, Uis-ber/g.

Inat = Inat, inatçı, inaçi. Kjo fjalë e hershme gati e njohur ndër gjuhët ballkanike, jo, vetëm turke nuk mund të jetë! Tek shkrimet homerike gjejmë pikërisht burimin e kësaj fjale, por jo vetëm, është pikërisht gjarpëri i rrezikshëm (me zikzaket e tij mbushur me pika-pika) i njohur me emrin “Inachio”, nga ku rrjedhin fjalët inat, inaci, inaçi, dhe më tej kemi prej aty; ilaç, ilaçi, është pikërisht “fara – far/mak” e gjarprit “inatchi” nga ku kemi, termin “Farmaci”. (farë inaci) Jo më kot simboli i gjarpërit eshte zgjedhur si shenje dalluese e farmacisë.

lirët nuk mund t’i konceptosh dot pa gjarpërin e tyre mitik, shenjë dalluese, si pasardhës të pellazgëve të lashtë lindur si “Hyjnor”.Akıl = Mendje ose akıl/cı = inteligjent, vini re si na rishfaqet përsëri emri i Akilit, që në turqisht do të thotë: Akil = Mendje dhe akilçi = inteligjent. Kjo na jep perseri nje fakt tjetër që “ACELE” do të thotë qiellor, hyjnor, yll, i shndritshëm, i shkathët, i shpejtë si “Shqiponja Qiellore” [celestis Aquila], i zgjuar ashtu si vetë ai “Acele – Akili”.Kır = Thinjë, në shqip kemi fjalën “Hi”, hiri që lë druri kur digjet, tretet, bëhet “Hi”. Prej nga aty buron dhe fjala tjetër shqipe; i/e hirtë, (gri e hapur e gurtë – gri) ashtu si ngjyra e thinjëve. “Kir” në turqisht, por jo vetëm; në Shkodër kemi lumin të quajtur “KIR”.Nga turqishtja thuhet se kemi të “huazuar” edhe fjalën “Hiç” e pra duke ju referuar përsëri fjalës së gjuhës shqipe “Hi” kuptohet se edhe “Hi/ç buron prej aty. Ku është gjuha turke në këtë rast, që ka huazuar prej gjuhës shqipe dhe jo e kundërta, ashtu si shumë fjalë të tjera që do shihni në vazhdim, sepse fjalët shqipe në mesin e fjalorit të gjuhës turke janë të shumta në do përpiqemi të sjellim disa prej tyre.

Kaç-a-k = kaçak, rrënja e kësaj fjale është fjala shqipe; “Çan, të çan” ashtu si lulja “Kaçe” me gjëmbat e saj “therës”, të kthyera në formën e “kanxhës”. E njëjta dhe tek fjala tjetër shqipe: “Kaca/fyt”, e zë, kap prej fyti. Fjala “kaçak” ka kuptimin e një njeriu “të egër”, “kaçaun”, i armatosur kryesisht me thika të mprehta në formë gjysëm rrethore dhe me majën e saj të dhëmbëzuar pjerrtas nga brenda, ashtu si tek “drapri”, “lule kaçe” , “A’kacia” apo kafsha e egër “Çak/all-i”.Në gjuhën shqipe kemi; Këc, këce, e kaca – e kafshova.

Ayran = Dhallë – kos i rrahur, “Aj ran” në gjuhën shqipe quhet:‘dhallë” = “i hollë” llallë, ashtu si lloha, llohë bore.Yoğurt = Kos, pra fjala turke “yoğurt” do të thotë i gurtë i ngurtë – yoğurt. Të njëjtin kuptim ka dhe fjala “Kos” e gjuhës shqipe, që do të thotë i fortë kock, kosk – “kos”, ashtu si gërshetat tek femrat, të shtrenguara fort, ndryshe quhen edhe “koce”.Kazan = Kazan, quhet ena e madhe prej llamarine me anët e saj të ngritura, duke e berë këtë lloj ene disi të thellë, ashtu si vetë emri i luginave, i qafave të maleve të “zana”– të zëna nga të gjitha anët, nga ku ka marrë emrin edhe kjo lloj ene. Në Shqiperi ka shume qafa malesh të emërtuara pikërisht “Qafa e Kazanit”, një ndër to ndodhet mbi fshatin Butkë – Kolonjë. Pra “Kazan” do të thotë: “Ka anët e zana – Kazan” (kaza, kasa, kasafortë, kështjellë, e mbeshtjellë ashtu si kastanja -gështenja, etj)Sanat = Art, dhe Sanat-çı = Artizan. Vini re edhe tek fjala shqipe “Art/i -zan”, rrënja e saj është përsëri fjala njërrokëshe e gjuhës shqipe “Za”, që do të thotë “Jetë”. Për këtë kemi fjalën më të bukur dhe kuptimplote, fjalën “ZAMER”, aty ku merr “Jetë” trupi ynë, dhe i çfarëdo lloj gjallese. “Zë – merr” – merr jetë, e njëjtë me emërtimin e “Zëmrës”, epiqendrës së këtij universi, aty ku merr jetë gjithësia, quajtur po shqip Zë

Ze/us. Ndërkohë, kemi fjalën tjetër shqipe: “Zemerek”, zemra e orës, e cila i jep jetë këtij sendi, e bën të gjallë, të punojë fiks, ashtu si zemra jonë me tik-takun e saj “Zeus”. Zanatçiu – artizani u jep jetë veprave të tij të pa qena më parë, pra ai sjell në jetë, jetë të reja – krijesa – krijuar prej dorës tij. (Pa harruar Zanat e malit, të cilat falnin mirësi, falnin jetë, sillnin begati, një shembull të qartë, kemi Herkulin dhe ringjalljen e tij po prej Zanave. Zani = Jetë. “Ku ka “Za” s’asht pa gja”, Ku ka zë, ka jetë! {zërat e natës serenatë/at Sirenat, etj)Can = Shpirt, mendoj se e kemi të qartë tashmë, fjala turke “Can” = shpirt, janë që të dyja shqipe. Za/ni, zëri, fryma = shpirti, “Të kam Xhan të kam Shpirt, ti je fryma – zani – jeta ime”Çan = Kambanë. Jo pa qëllim i solla tre shembujt e fundit fjalë turke ndërtuar mbi të njëjtën rrënjë, fjalë e pastër e gjuhës shqipe: “”, zëri, zëra, ndërkohë në të folmen e veriut në dialektin Geg, perlë e gjuhës shqipe, kemi: Za – “Zan-i”, pra siç e shihni mjeti tingëllues që leshon “Za” në turqisht quhet: Çan = këmbanë, ashtu si: Can = shpirt, zë – frymë dhe Sanat = arti zan. Në gjuhën e vjetër gjeorgjiane, tek ajo e dialektit “Suan” (Svan), kambana quhet po kështu “Zari”, ashtu si “zani – zari, zëri” në të lashtën gjuhë, gjuhën e pellazgut – iliro – shqiptar.Janë të shumta fjalët, të ashtuquajtura turke, në mesin e fjalorit të gjuhës shqipe, rreth 300 prej tyre i kam studjuar një për një dhe më rezultojnë se nuk janë të tilla. Ato flasin, thërrasin shqip, veçse kërkojnë mbështetje, përkrahje, besim, duke na e lënë amanet: “Mos na lini jetim!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *