Këshilla e parë e dietologëve, por edhe mjekëve është pirja e sa më shumë ujë për të qenë të hidratuar. Por për shkak të rutinës së përditshme shpesh nuk konsumojmë aq sa ujë duhet.
Por sa litra ujë duhet të konsumojmë në ditë?
Sipas kërkuesve femrat duhet të konsumojnë në një ditë minimumi 2.7 litra ujë, ndërsa meshkujt 3.7 litra. Kaq do të mjaftojë që trupi juaj të jetë i hidratuar, të humbni peshë si dhe të jeni në formë.