Categories
Jetë Shëndeti

Zgjoheni të lodhur? Sjell lajme të këqija

Ekspertët paralajmërojnë se nëse zgjoheni të lodhur në mëngjes, kjo mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjes së dementias. Sipas tyre, gjumi i keq është tregues për sëmundjen e Alzheimer.

Sipas një artikulli të publikuar nga e përditshmja “The Sun”, eksperimentet treguan se njerëzit që nuk bëjnë gjumë të thellë, i nevojshëm për t’u zgjuar të rifreskuar, kanë nivele më të larta të një proteine toksike në tru.

Nivelet e larta të proteinave të quajtura tau janë treguesi kryesor i Alzheimer, forma më e zakonshme e dementias.

Kjo do të thotë se përdorimi i pajisjeve që monitorojnë gjumin, një ditë mund të ndihmojnë mjekët për ta diagnostikuar sëmundjen shumë vite përpara se pacienti të nisë humbjen e kujtesës.

Dr.Brendan Lucey nga Universiteti i Washington në St Louis tha: “Matja e gjumit që bëjnë njerëzit mund të jetë një mënyrë jo evazive për ta kapur Alzheimer-in përpara, apo sapo ajo ka nisur të shfaqet”.

Ndryshimet e trurit për personat e prekur nga kjo sëmundje nisin dalëngadalë dhe në heshtje. Mbi 20 vite përpara se një person të shfaqë probleme me kujtesën apo të shfaqë konfuzion, proteinat toksike nisin të mblidhen dhe të formojnë pllakëza në tru.

Masa të këtyre proteinave nisin të shfaqen dhe pjesë kryesore të trurit fillojnë të shuhen. Është pikërisht ky momenti kur njerëzit fillojnë të kenë shenja të dukshme, të pagabueshme, të prekjes nga Alzheimer.

Shkencëtarë nga e gjithë bota po punojnë për të gjetur një mënyrë për ta kapur Alzheimer-in përpara se të nisin ndryshimet në tru, në mënyrë që ta kapin sëmundjen në fazat e saja të para.

Dr. Lucey dhe grupi i tij i punës besojnë se gjumi mund të jetë hapi i parë./shqip.info/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *