Categories
Bota

Shpërthim i fuqishëm pranë një aeroporti në Londër /Foto

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e kësaj të diele në një depo pranë aeroportit të Heathrow në kryeqytetin e Anglisë, Londër.

Sipas mediave lokale, të paktën gjashtë kamionë dhe 40 zjarrfikës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa me ta janë bashkuar edhe forcat e policisë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Dëshmitarët okularë thonë se janë dëgjuar edhe disa  shpërthime të fuqishme. Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për të plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *