Përbërsit:
- 500 gr mish qengji ose dashi
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 2 kokra vezë
- 3 gota uji kos
- 2 lugë gjelle miell
- 1 lugë gjelle oriz
- kripë
Hapat:
- Tava e Elbasanit pregatitet me mish qengji ose dashi.
- Po te jete me mish qengji,ai piqet drejtperdrejt,ndersa me mish dashi zihet me pare.
- Mishin e presim ne thela e vendosim ne tepsi i hedhim gjalpin lart dhe futet ne furre ose ne tave me korrent.
- Here pas here i hidhet pak uje qe te mos thahet,mbasi piqet hiqet nga furra.
- Ne tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell derisa te zverdhet ( te mare ngjyre floriri),por jo te skuqet; shtohet lëngu i mishit te pjekur i holluar me ujë, perzihen dhe valojnë derisa të krijohet një salce e trashe,hiqet nga zjarri ftohet dhe pastaj i shtohet kos,veze, kripë dhe bejme nje përzierje te mire, ne tave hidhet pak oriz gjysmë i zier,radhiten thelat e mishit,siper hidhet masa e pregatitur, pak gjalpe dhe e pjekim ne furre.
- Menyra tjeter e thjeshte e njejta recete:
- Nqs, ështe mish dashi,ai me pare duhet te zieje 10-15 min para perfundimit te zierjes së mishit, hidhet pak oriz.
- Në tenxhere rrihen vezët, shtohet mielli, kos, lëng mishi, gjalp dhe kripe kaurdisen mire; copat e mishit vendosen ne tave se bashku me orizin, mbi t’o hedhim masen e pregatitur dhe gjalp i freskët e pjekim ne furre derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe. “Shijim te kendeshem”.
Fillimisht zieni mishin ne ujë me kripë deri sa të jetë i zier plotësisht dhe i butë. Kur të ket zier kullojeni dhe ruani lengun e tij.
Vendoseni në një tepsi (më mirë akoma nëse është prej balte) dhe hidhni sipër disa copa gjalp. Piqeni deri sa të skuqet mirë sipërfaqja në furrën e nxehur më parë në 200°.
Ndërkohë në lëngun e tij hidhi orizin dhe vendoseni të ziejë për reth 10 minuta. Rrihni vezet, bashkoni kosin, shtoni krip dhe piper të zi dhe kur orizi të jetë gati shtojeni dhe atë bashkë me lëngun e mishit.
Gjithsej rreth 2-3 garuzhde. Shtoni dhe pjesën tjetër të gjalpit të mbetur dhe të gjithë salsën hidheni sipër mishit.
Vendoseni përsëri në furr për reth 30 minuta. Shërbejeni të ngrohtë pasi tava e kosit të jet mpiksur.
Ju bëftë mire nga Shqip.info/