Categories
Lajme

Tërbohet Beogradi “Nëse nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi, do të bëhet Shqipëria e Madhe”

Gazeta serbe “Danas”, ka shkruar se nëse nuk gjendet një zgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë deri në fund të vitit, mund të ndodhë bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas asaj që shkruhet në gazetën serbe, ata i referohen disa burimeve të tyre që kanë komentuar mbi njoftimin e Ministrit të Jashtëm shqiptar, se Shqipëria dhe Kosova do të kenë përfaqësues diplomatikë të përbashkët.

“Zyrtarët nga Kosova dhe Shqipëria janë të pakënaqur me sjelljen e Brukselit për disa muaj dhe dyshojnë se ata do mund të hyjnë në BE”, thonë burimet diplomatike për “Danasin” serb.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e fshehin se duan integrim më të madh të Kosovës dhe Shqipërisë dhe retorika për Shqipërinë e Madhe shpesh ringjallet”, kanë thënë më tej këto burime për “Danas”.

Siç shkruan e përditshmja serbe, përfaqësues diplomatikë të ndryshëm e interpretojnë mesazhin e fundit të ministrit shqiptar si “përgjigja e drejtpërdrejtë e Tiranës zyrtare ndaj ofensivës diplomatike të autoriteteve serbe”.

“Danas” shton se nëse problemi i Kosovës mbetet i ngrirë, nuk përjashtohet mundësia e bashkimit të dhunshëm të Kosovës me Shqipërinë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç nuk deshi të përgjigjet për “Danas” nëse Beogradi do të reagojë ndaj njoftimeve të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *