Më shum

    Tregu i artit në Shqipëri. Më shumë të interesuar janë të huajt

    Para disa ditësh pati jehonë lajmi i një rekordi të ri botëror në fushën e artit. Një vepër e piktorit francez, Claude Monet, ishte blerë për plot 110.7 milionë dollarë, në ankand. Shitja e pikturës së serisë “Mullarët e kashtës”, rezulton gjithashtu rekord, edhe sepse është hera e parë, që një pikturë impresionisti, kalon shifrën e 100 milionë dollarëve.

    Tregu i artit vazhdon të jetë ende pjesë e luksit. Galeritë janë ato që luajnë rolin thelbësor, për të na treguar si dhe sa shiten veprat e artit e në c’mënyrë?

    Galeri Kalo funksionin në Tiranë prej katër vitesh. Sigurisht që ka një grup të përzgjedhur artistësh, të cilët edhe i ekspozon, edhe i promovon, i ka nëpër katalogje, apo gjithashtu i shëtit nëpër botë. Tamara Kurti është asistente e galerisë Kalo.

    Sa e vështirë është të mbash një galeri në Tiranë?

    Sigurisht që është e vështirë. Si çdo lloj biznesi tjetër, në Shqipëri është goxha i vështirë për t’u menaxhuar, por me durim dhe me njerëz të përkushtuar mund të arrihet çdo gjë. Vështirësia më shumë qëndron në pjesën e kostove që ka galeria. Kemi kostot e logjistikës dhe suportit.

    Cilët janë njerëzit që vijnë më tepër këtu?

    Më shumë është e preferuar nga të huajt. Të rinjtë janë të pakët. Akoma të rinjtë e sotëm e kanë të vështirë të vijnë në një Galeri Arti, për të parë artin dhe për ta studiuar.

    Zakonisht kur janë shitjet më të mëdha? Gjatë periudhës së ekspozitave, apo ndodh që vizitorë të ndryshëm vijnë, vizitojnë galerinë në kohë të caktuara dhe kërkojnë të blejnë një punë që ata pëlqejnë?

    Një periudhë të caktuar nuk ka. Është në varësi të vizitorëve. Mund të jetë gjatë hapjes së ekspozitave ose javëve në vazhdim.

    Kryesisht çfarë piktorësh preferohen më tepër?

    Piktorët e preferuar janë piktorët e vjetër, të cilët e kanë mbyllur ciklin e tyre të jetesës dhe kanë mbetur shumë pak vepra, të cilat kanë vlerë artistike dhe financiare. këto vepra janë më shumë të përzgjedhura nga koleksionistët, por vlen të përmendim edhe artistët bashkëkohorë, artistët e rinj, për të cilët shitjet janë edhe një suport për ta për të vazhduar në art.

    Cilët janë ata artistë të vjetër, që ju përmendët që janë me të vërtetë të vlerësuar nga publiku?

    Janë artistët e realzimit socialist, të cilët kanë një vlerë të madhe në kohët e sotme.

    Ndonjë shifër mund të përmendim të ndonjë shitjeje rekord?

    Variojnë nga 15 mijë euro, 2000 euro, 3000 euro.

    Ka shpesh shitje apo duhet të kalojën një kohë e gjatë?

    Shitjet janë minimale. Duhet të kalojë pak kohë, por është gjithmonë një surprizë. Arti është i veçantë dhe një njeri i veçantë do ta blejë një pikturë.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here