Categories
Histori Të gjitha

Varri i pellazgut në Varna ,Bullgari

Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4) e thoshte “Burri i parë që ka lindur në botë ka qënë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit.

Shkruan: Fahri XHARRA

Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4) e thoshte “Burri i parë që ka lindur në botë ka qënë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qënë filluesi i genit të vdekshëm “

Duke lundruar ne Oqenin e Mileniumeve arrijmë në një të vërtetë të mohuar, të vjedhur, të mëshehur nga zilia historike e prejardhjes se të mëvonëshmëve dhe e cila ishte shpesh e rrezikshme për tu përmendur edhe nga vet trashëgimtarët e asaj të vërteteje. Që të kthehemi në trajtimin tonë të themi që gjuhët primitive ishin monosilabike ( një rrokëshe, një zëshe) dhe të cilat me kalimin e kohës dhe nevojave për komunikim janë bër shumërrokëshe duke e shtuar në rrënjën e fjalës një tingull tjetër që të flasin me fjalë shumë më të përbëra, po në të njetën mënyrë sikur një fëmi disa muajsh i cili e fillon belbimin e disa fjalëve një rrokëshe dhe në mënyrën e tij të thirrjës dhe pasthirrjës.

Për ti dhënë vendin e sajë racës Pellazgjike në llojin e njerëzimit, do të flasim për gjuhën shqipe..Ne mund të dijmë që njeriu i asaj kohe nuk ka mundur të përdor shprehje dy ose më shumë rrokëshe për të emërtuar diellin, yjet, tokën, ujin, zjarrin, frymën, njeriun, zogjët, pemët

Nëse ne e marrim që gjuha e Shkyptarëve diellit i thot dillë, qiellit Qillë, dheut Dhe, yjeve Hyll Hyi, zjarrit ziarm ose zierm, frymës erë njeriut njer, zhtazës shtans, ; zogut shpen, pemës pem` ;kreut Kok´ ose kry, ujit uj´; shofim që të gjithë emrat janë të shkurtër, të ëmbël për ndëgjim, shprehës kuptimplotë me një harmoni të madhe imituese.

Një studim më i thellë të dërgon në gjuhën e Homerit, gjuhë e cila spjegohet vetëm me anën e shqipes së sotme. Spjegimet e mëtutjeshme të gjuhës së Zotit e tejkalojnë qëllimin e shkrimit, por ky shkrim le të jetë një grrithje në gjuhën më të vjetër të botës.

Gjuha shqipe – gjuhë e perëndive !

“A kemi prova që të na bindin se gjuha e Pellazgëve ishte ajo gjuhë flitet set nga shqiptarët (Shkyptars). Po, përgjigje studjuesi , sigurisht që kemi dhe kemi prova që nuk mund të kontestohen . Për të shtruar drejt hipotezën e vërtetë e dijmë që nga gjuhet e vjetra e kemi vetëm pellazgishten e cila në vazhdimësi është përdorur nga Epirotet, Thesalët, Thrakasit, Ilirët Dardanët dhe të tjerët, një gjuhë që ende e flasin shqiptarët e sotshëm (E.Sch)
Thrakasit në bënë nderë, në vendin ku ata jetonin , e pikërisht në rrethin e qytetit Varna në Bullgari është gjetur një kompleks varrezash të vjetra  apo shumë të vjetra.
Pra, në nekropolen kalkolitike , që daton mbi 6 000 vjet  ( rreth 4000 vjet BC) , në vitin 1972 u gjet  një varr me eshtra të njeriut dh i stolisur me 990 pjesë të ndryshme të arta që në tërësi peshonin 1, 5 kg.  Ky ishte varri nr. 43 me një skelet të një mashkulli 40-40 vjeçar. Stolisja dhe mënyra e gdhendjes së arit të drejton ka të menduarit që ishte fjla për një njeri të shoqerisë së lartë të asaj kohe dhe ati rrethi.

Ekspertët bullgar thonë që i takon kohës së Kultures së Varnes.
Referencat
– https://library.mu-varna.bg/

– http://trakite.info/drevni-civilizacii-bulgaria/varna.html

– “Халколитен некропол гр.Варна-следи от първата цивилизация в Европа”

– http://institutet-science.com/nai-staroto-pismo-e-dekodirano-2/?lang=en
Fahri Xharra, 21.01.19
Gjakovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *