E ftuar sot në “BE Coffee”, ishte këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, këngët e të cilës kthehen në hite, Ronela Hajati. Gjatë intervistës me Ronelën, Besi zbuloi diçka që nuk e dinim për ta. Besi tregoi se ai dhe Ronela njihen prej 18 vitesh pavarësisht se nuk i kemi parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.
“Unë jam dëshmitar i asaj çfarë i ati i Ronelës bënte për Ronelën sepse unë dhe Ronela kemi mbi 18 vjet që njihemi qysh në programin me talente të reja. Unë isha në vit të tretë shkollë të mesme dhe Ronelën e sillte i ati dhe i qëndronte aty që nga fillimi i provave derisa mbaronin. Kështu që unë me Ronelën njihemi që prej 18 vitesh”, u shpreh Besi.