Pelasgetë kishinë nje besë te bukur’ e vjershëtore. Besonin gjithe shenjat’ e natyrës e trupet’ e qjellit; i faleshinë djellit, henës, yjevet të mëdhenj, qiellit,revet,eresë,detit e të tjerave. Kjo besë, që thuhet “mythologji” eshte bes’ e të parëvet prindër tanë, pelasgvet./Sami Frashëri /
SHKRUAN: FATBARDHA DEMI
Foto: Aleksandri i Madh mbi qeleshen e të cilit dallohen qartë simbolet e besimit sellenik: Hëna dhe ylli tetë-cepësh/
Mbi simbolin e flamurit shqipëtar, shqiponjës dy krenore të zezë në fushë të kuqe, janë bërë studime të shumta. Studiuesit e lashtësisë, pohojnë njëzëri se, shqiponja është një nga figurat kultike më të lashta, më të fuqishme dhe më jetëgjata. Edhe në ditët e sotme, ajo vazhdon të përfaqësoje gjuhën, kombin, emërtimin e Shqipetarëve, por edhe simbolet shtetërore të vëndeve të tjera, brënda dhe jashtë Europës.
Megjithatë, simboli i shqiponjës nuk ka aritur të trajtohet shkencërisht në domethënien e saj historike. Ka patur shumë hamëndsime, sidomos për qënien e dy kokave të drejtuara në anë të kundërta, përmendja e të cilëve do të hante shumë vend e kohë, dhe mendoj se janë të bazuara thjesht në ngjarjet historike dhe simbolin e dyfishtë, se sa pikërisht në natyrën e saj, si simbol kultikiBESIMIT të Pellazgëve hyjnorë.
Përse Flamuri i shqipëtarëve (dhe jo vetëm ay, tek Kombi ynë) përfaqëson : Historinë e lindjes së besimit, njohjes së natyrës, zhvillimit dhe e organizimit politik, e njeriut të parë në Lashtësi ?
Që t’iu pergjigjemi të gjitha këtyre atributeve të flamurit tonë, duhet të zbulojmë fillimisht se si u krijua emërtimi dhe kulti i shqiponjës dhe domosdoshmërisht të hyjmë në labirinthin e thellësisë së kohrave.
Kur lindi gjuha dhe besimi, tek njeriu primitiv ?
Një prej themeluesve të historisë moderne të besimit, Mircea Eliade (1907-1986) është shprehur se: “Duke qënë një dukuri njerëzore, besimi është edhe një dukuri shoqërore, gjuhësore dhe ekonomike – është i pakuptueshëm njeriu jashtë gjuhës dhe jetës në bashkësi”(1)
Prof. Anxhelo Karkanji (Angelo Carcagni), duke studiuar vizatimet e njeriut primitiv në shpellën Grotta dei Cervi në Porto Badisco (Itali), ka nxjerrë përfundimin se lindja e besimit është e lidhur me lindjen e gjuhës. Shtytja ndaj besimit mund të jetë e lindur, me qënëse e vërejmë në të gjithë botën, por sot mundet të pohojmë nga llogjika e fakteve, se besimi është zhvilluar krahas me gjuhën (si mjet komunikimi), afërsisht 50 mije vjet përpara. (2) Për të shprehur besimin e tij, njeriu primitiv fillimisht ka zhvilluar në formën e mjaftueshme për komunikim – gjuhën, dmth një sasi të caktuar fjalësh. Për këtë arësye në besimin pellazg, por edhe në fetë e reja që lindën prej tij, thuhet se: “E para ishte fjala”.
Prof Angelo Carcagni në studimin e tij “Gjuha dhe mendimi simbolik”, pohon se fjala që krijoi njeriu primitiv, nuk përcaktonte vetëm një send apo dukuri, siç ndodh sot, por shprehte një mendim të tërë. Për rrjedhojë, fjala luante rolin e një simboli : “ Me zhvillimin e të folurit, njeriu primitiv përftoi një mundësi të re të marrdhënieve në komunitet, të shkëmbimit simbolik (fjala-simbol)…Roli i saj zanafillor (i fjalës) është ndërtues në zhvillimin e njeriut dhe duhet të njihet në përbërësit e saj kryesor: Të vendosë identitetin e grupit, të krijojë një rregull shoqëror të lidhjes dhe të bashk-jetesës,të disiplinojë sjelljet subkoshiente…Kur flasim për shenja dhe simbole të botës neolitike, të jetës neolitike, të qytetrimit neolitik, nuk bëhet fjalë për çështje thjesht emërtimesh…nuk gjëndemi përballë “shënjave” të thjeshta , sepse mbrapa këtyre shënjave, mbrapa këtyre simboleve përcaktuese (fjalës) ndodhen ide, koncepte, këndvështrime mbi botën e deri edhe ndjenja dhe emocione. (3) Duke kuptuar se gjuha e parë që krijoi njëriu, përbëhej nga fjalë-simbole që shprehnin një mendim të thjeshtë (më vonë edhe ide të kuptueshme vetëm nga “njerëz të zgjedhur”), kemi gjetur ÇELËSIN që hap portën e labirintit të Lashtësisë dhe të besimit pellazg, nga e ka origjinën edhe emri dhe miti i shqiponjës i flamurit tonë kombëtar.
Ku e mbeshtes këtë mendim?
Lieblein, në një paragraf të shkruar në vitin 1884 pohonte se: “ Vete idea e Zotit ishte zhvilluar në një periudhe më të herëshme të gjuhëve sesa gjuha indo-europiane…Kur të kemi arritur deri kaq larg (sa të zbulojme këtë gjuhë zanafillore-shën im), ka shumë të ngjarë, që në këtë gjuhë parahistorike, të gjejmë edhe fjalë që shprehin idenë e Zotit “ (4)
Për lidhjen e fjalës me besimin ka shkruar Ptahhotepi (2400 pk): “Fjala shkruhet me një yll, sepse synohet të përndritet shpirti i lexuesitme një dritë me prejardhje hyjnore”. (5)
Prof Angelo Carcagni dhe studiuesit e tjerë, dëshmuan natyrën simbolike të gjuhës së parë, të krijuar në lashtësi dhe lidhjen e saj me besimin, por nuk kanë mundur ta vërtetojë me fjalorin e gjuhëve të lashta apo të atyre që fliten sot.
Të parët që e kanë faktuar me anën e gjuhës këtë lidhje, kanë qënë studiuesit arbër. Në veprën madhore “Thoti fliste shqip” Xhuzepe Katapano zbërthen emrin e shqiponjës (AIN në arbërisht), duke pohuar filozofinë e besimit Pellazg : A=At,Parimi i Parë, Zot At i Përjetshëm , I=Fjala Krijuese , N= protomateria (lënda fillestare, e parë, prej nga u krijuan të tjerat) (6)
pellazgë që banojnë” (7)
Përfundimi i parë : Gjuha pellazgo-shqipe ka natyrë simbolike (ku një fjalë përfshin një mendim apo frazë të tërë dhe ka disa kuptime) gjë që nuk vërehet në gjuhët e tjera të ashtuquajtura në shk19 “indo-europiane”. Për rrjedhojë, gjuha pellazgo-shqipe është gjuha e parë e njeriut primitiv e hapsirës euro-afro-aziatike. Gjuha shqipe, krahas besimit pellazgjik (sellenizmit), ka një mosh
Studiuesi zbuloi tek shkrimet në papiruse, gdhëndjet e gurta të Piramideve apo në emertimet e Perëndive të Egjiptit të lashtë, edhe shumë fjalë/simbole të tjera, të besimit pellazgo-ilir, me anën e gjuhës arbërishte (shqipe).
Ky fakt mbështetet në gjeografinë historike të përhapjes së fiseve pellazgo-ilire dhe të miteve të tyre, një prej të cilave është edhe ay i shqiponjës. Spiro Konda pohon se “Atje ku ka fjalë pellazgjike, atje gjënden edhe ë afro 50 mije vjeçare. Shqiponja, që ka përfaqësuar vetë Krijuesin (Zotin) dhe Fjalën e tij, është nderuar si figurë kultike e tij më e rëndësisheme dhe gjuha e krijuar nga njeriu primitiv, u quajt “gjuha e zogut” (e shqipes) dhe ka qënë gjuha e Besimit të parë, që vazhdon të flitet edhe sot nga shqipetarët dhe arbëreshët, në çdo cep të Botës