Categories
Lajme

Grabitja e Rinasit, publikohet dinamika e ngjarjes: Murataj kishte bllokues valësh

Prokuroria ka bërë publike sot dinamikën e grabitjes së Rinasit.

Në të thuhet se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe grabitësve, ndjekja ka vijuar dhe rrugës u gjet një trup i pajetë, i cili i përket Admir Muratajt.

Gjatë kqyrjes atij iu gjet një grantë dore, dy granta tymuese, një pistoletë, gërshërë dhe aparat për bllokimin e valëve.

Më tej thuhet se u gjet një gjurmë e cila thuhet se është e Bengasit, i cili ndodhet aktualisht nën arrest. Ai ka pranuar para hetuesve se e njehe Klement Çalën sepse e ka kushëri.

Dëshmitari Bengasi ka treguar se para 5 muajsh kushëriri i tij, Eldi Çala, i kishte thënë që të shkonte në Fushë Krujë për të marrë një furgon, por ai nuk kishte shkuar për arsye shëndetësore.

Nga përgjimet ambientale, dëgjohet se babai i Klementit e persona të tjerë i thonë se çfarë ka policia me të, e të kontrollojë nëse policia i ka dhënë përgjues, ndërsa Klementi rezulton t’i ketë thënë se do të dëgjojë një tronditje të madhe.

Në përditësim


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *