Bashkia e Tiranës organizoi sot një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe festive me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve.
Qindra qytetarë dhe turistë të huaj iu bashkuan aktiviteteve, që u shtrinë nga Sheshi “Skëndërbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe deri në Parkun e Liqenit Artificial.
Në Sheshin “Skënderbej” banda frymore e qytetit ekzekutoi disa pjesë muzikore që evokonin luftën antifashiste, ndërkohë që nuk munguan edhe aktivitete për fëmijët si shfaqje teatrale nga Teatri i Kukullave.
Ndërkohë që në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u mbajt panairi i produkteve lokale, si dhe disa aktivitete të tjera sportive./Top Channel