Categories
Aktualitet

15 efektivë policie dhe 4 protestues të plagosur në QSUT

Një panoramë e ngjashme me skena lufte në Lindjen e Mesme është ajo që po ofron Tirana sot në mbrëmje, teksa policia dhe protestuesit po përleshen te “Rruga e Elbasanit” me gaz lotsjellës, gurë dhe bomba molotov.

Ndërkohë që përplasja ka edhe një bilanc të rëndë të plagosurish, pasi shifrat e apdejtuara nga spitali i Traumës dhe QSUT tregojnë se 15 policë dhe 4 protestues po trajtohen me ndihmë mjekësore.

Lëndimet janë të llojeve të ndryshme por asnjë nuk ka dëmtime serioze.

Ndërkohë edhe nga radhët e protestuesve ka pasur probleme për shkak të gazit lotsjellës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *