Categories
Aktualitet

Turizmi detar në Durrës, në një vit mbërritën 110 jahte dhe anije shëtitëse

Gjithnjë e më shumë, operatorët turistikë po e kthejnë vëmendjen nga turizmi detar dhe aktivitetet e tij në Durrës. Në rajonin e detit Adriatik, volumin më të madh të lëvizjeve turistike dhe të ardhurave të siguruara prej tyre e mban Italia, e ndjekur nga Kroacia dhe Greqia, ndërsa në Shqipëri kjo industri është ende në hapat e para dhe pse burimet janë të shumta.

Me peizazhet interesante, plazhet e shumta dhe gjiret e vegjël përgjatë Adriatikut, Durrësi pritet të kthehet në një nga destinacionet e preferuara për zhvillimin e turizmit detar. Ekspertja e turizmit Brunilda Liçaj thotë se operatorët turistikë duhet të bashkëpunojnë më shumë mes tyre për të ofruar paketa që të joshin më shumë vizitorët.

“Është kënaqësi se për herë të parë, pas shumë vitesh, filluan lëvizjet turistike me anije në bregdetin e Durrësit, gjë që ka munguar. Vite më parë kur unë punoja për temën time të doktoraturës për krocierat në Durrës, shumë ishin skeptikë dhe e shihnin Durrësin si të pamundur për produktin turistik të pjesës detare. Po Durrësi ka mundësi madje më shumë se pjesa jugore për shkak të afërsisë me pikat e tjera turistike të vendit duke filluar nga Apollonia, Berati, Tirana, Kruja, Kavaja e Lezha”, tha Brunilda Liçaj, eksperte turizmi.

Sipas statistikave të Autoritetit Portual Durrës që nga fillimi i këtij viti mbi 110 jahte turistike nga vende të ndryshme të botës e kanë përfshirë Durrësin në guidat e tyre. Lulëzimi i turizmit nga anijet shëtitëse, kroçerat dhe jahtet e huaja, që e kanë përfshirë Durrësin në destinacionin e tyre po nxit më shumë edhe operatorët turistikë vendas drejt turizmit detar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *