Categories
Histori Të gjitha

Bajo Topulli dhe Çerçiz Topulli me penë e pushkë për çlirimin e Shqipërisë

Në mesin e familjeve atdhetare, emblematike  të kombit shquhet edhe familja Topulli nga Gjirokastra e cila çlirimit të Shqipërisë i dha dy ndër personalitetet më meritore dhe më militante të kombit: Bajo Topullin dhe Çerçiz Topullin.

Të dy vëllezërit nën ndikimin e ideve të rilindësve, Konstandin Kristoforidhi, Vaso Pasha, Avdyl, Naim dhe Sami Frashëri, Jani Vreto, Anton Zako Çajupi, e të tjerë, u frymëzuan në luftë  për çlirimin e trojeve të Shqipërisë dhe për mbrojtjen e tyre nga shtetet grabitqare fqinje.  Bajo dhe Çerçizi, ishin dy shqiptarë të arsimuar, dy intelektualë të kohës, të cilët nuk iu përkushtuan vetëm dritës së dijes dhe diturisë, por në kohën kur atdheu po rrezikohej nga pushuesi shekullor turk dhe nga shtetet despotike të Ballkanit, ata morën armët, themeluan dhe udhëhoqen çetat çlirimtare në jug të Shqipërisë, formuan komitete e organizata atdhetare dhe për asnjë çast nuk e ndërprenë aktivitetin e tyre atdhetar me penë e pushkë.  Kontributi që këta dy vallezër por edhe 13 vëllezërit  e tyre i dhanë atdheut është kontribut i jashtëzakonshëm dhe ndër më meritorët.(A.Q.)  

Bajo Topulli u lind në Gjirokastër në  vitin 1872. Ishte pjesëtar e familjes së njohur atdhetare Topulli, vëlla i atdhetarit tjetër të mirënjohur Çerçiz Topulli. Bajo dhe Çerçizi ishin dy nga 15 bijtë e bijat e Ago Topullit.

Qysh 11 vjeç Bajo niset për të studiuar në Stamboll, ku brumoset me idetë përparimtare dhe patriotike të vëllezërve Frashëri, Samiut dhe Naimit, por edhe Jani Vretos. Sipas këshillave të tyre ai hidhet në Selanik, ku fillon një aktivitet të gjerë si propagandues i gjuhës shqipe, edhe pse nuk ishte e thjeshtë, duke qenë se ndodhej mes dy zjarresh, atij turk e atij grek. Më pas, në vjeshtën e vitit 1904, Bajon do ta shohim në Manastir, ku bëhet pedagog dhe nëndrejtor i gjimnazit të Manastirit. Bashkë me lëndët mësimore, nisi t’iu mësonte edhe gjuhën shqipe djemve të gjimnazit e të shpërndante libra në gjuhën shqipe, edhe pse ishte gjithnjë në shënjestër. Gjatë qëndrimit të Bajos në Manastir solli ngritjen e “Komitetit për Lirinë e Shqipërisë”(1905), ku mblodhi rreth vetes patriotë shqiptarë. Në nyjën (nenin) e parë të Kanonizmës së komitetit thuhej se “qëllimi i këtij komiteti është të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellë vëllazërimin, dashurinë, bashkimin, duke përhapur udhën e qytetërimit me anën e librave që do të shtypen, duke dërguar njerëz në të gjithë anët e Shqipërisë të mbjellin këto mendime… për mbrothësinëkombit dhe të shpëtuarin nga zgjedha dhe errësira në të cilën gjendet sot”. Disa muaj më pas do të ishte vullnetari i parë, në të parën çetë çlirimtare, duke u quajtur “Garibaldi i Shqipërisë”.

Pas aktivitetit luftarak në Jug të Shqipërisë dhe vrasjes së Dhespotit të Korçës, për të larë gjakun e Papa Kristo Negovanit, Bajo Topulli e pati shumë të vështirë qëndrimin në Shqipëri, ndaj dhe në fund të nëntorit, Bajo i shoqëruar nga Çerçizi dhe Zeman Haskua udhëtojnë drejt Sofjes, ku e priti një grup shqiptarësh me në krye Shahin Kolonjën. Aty gjejnë një situatë po aq të ndezur patriotike, në Sofje e Bukuresht u njohën me figura të njohura, mes të cilëve dhe Mihal Gramenon (kronikanin e betejave). Ai ndikoi në formimin dhe idetë e veprimtarit Çerçiz Topulli deri në fund. Bajo ndërmerr një udhëtim të gjatë në kryeqendra të Evropës dhe në Amerikë (ku u shoqërua nga Fan Noli), për të gjetur mbështetje për çështjen shqiptare. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, madje ai u zgjodh në komisionin e ngushtë të Alfabetit, prej 11 vetësh, ku ndër të tjerë bënin pjesë edhe At Fishta, Dom Mjeda, Mit’hat Frashëri, Sotir Peci, etj. Bajo Topulli ishte përkrahës i variantit të alfabetit me gërma latine, i cili u pranua si një nga dy variantet, bashkë me alfabetin e Stambollit, që të përdoreshin mes shqiptarëve. Kjo ngjarje e madhe u pasua me hapjen e shkollave dhe klubeve të gjuhës shqipe.

Të dhënat janë të pakta për aktivitetin e Bajo Topullit pas shpalljes së Pavarësisë. Mësohet se për 15 vjet jetoi e punoi në Turqi, ku pati poste të larta drejtuese në kohën e Mustafa Qemal Ataturkut. Thuhet se shërbeu si vali e prefekt. Në vitin 1925 ai kthehet në Gjirokastër. Gjirokastritët shënuan kandidaturën e tij si kryetar bashkie, edhe pse Bajo, tashmë i sëmurë nuk e dëshironte një gjë të tillë. Megjithë fushatën e shkurtër, Bajo Topulli zgjidhet kryetar Bashkie, të cilën e drejtoi për tri vjet. Gjatë kohës së drejtimit ndërmori një sërë reformash. E nisi që me pritjen e popullit në zyrat e bashkisë, pastërtia e qytetit, tregjeve, kontrolli ushqimor, ndriçimi, marrja nën kontroll e rendit publik, përkrahja e familjeve të varfëra, caktimi i ndihmave sociale, ngritja e shkollave, regjistrimi i të gjitha fëmijëve, heqja e ferexheve tek gratë, shpallja zyrtarisht e së dielës ditë pushimi, etj. Gjithashtu ai u bë nismëtar i ngritjes të së parës shoqëri aksionere tregtare në Shqipëri, e cila u quajt “Dele”, me sekretar të riun Hasan Dosti.

I sëmurë rëndë, Bajo Topulli u nda nga jeta në 24 korrik të vitit 1930, në shtëpinë e të vëllait në Sarandë. Një ceremoni lamtumire madhështore u organizua që nga Saranda deri në Gjirokastër. “Në emër të djalërisë vijnë t’i them Bajo Topullit lamtumirën e fundit. Jo me lot grarie do ta varrosim, se sot nuk është ditë për zi. Ne do ta varrosim si burrat. Sikundër thotë i madhi Leonardo da Vinçi: “Sikur njeriu gëzon muzgun e mbrëmjes pas një dite me punë plot, ashtu dhe vdekja është lumturi në fundin e jetës pas një jete të përdorur mirë”, ashtu edhe ti o shpirt bujar, derdhe tërë gazin e jetës për këtë Shqipëri dhe tani, hero ke rënë  dhe do flesh në këtë tokë që t’i e deshe gjithë jetën më tepër sesa shpirtin”. Kështu do të shprehej për Bajo Topullin, Eqerem Çabej në fjalën e tij  lamtumirëse. (Wikipedia)

Alma Mile:  Historia e vërtetë e Bajo dhe Çerçiz Topullit  Gazeta Shqip

Nipi i Bajo dhe Çerçiz Topullit hedh dritë mbi figurat e heronjve. Jo thjesht komitë, por edhe intelektualë dhe reformatorë. Një material i dendur me dëshmitë e kohës mbi vrasjen e Dhespotit të Korçës, Bimbashit, përplasja me Faik Konicën, deri tek ceremonitë e lamtumirës për të dy figurat emblematike të kombit.

Këngët, që iu kushtuan, trashëguar brez pas brezi, i theksuan edhe më shumë konturet “fantastike” që portretizonin këto dy figura. Por faktet historike tregojnë që Bajo dhe Çerçiz Topulli, nuk janë thjesht komitët që rrëmbyen armët e dolën maleve. Në një monografi të zgjeruar, që Bajo Topulli (nipi i Topullarëve, që ka marrë emrin pikërisht nga xhaxhai Bajo) na tregon se më së pari, Çerçizi e më së shumti Bajoja, ishin intelektualët, që luftuan jo vetëm për mëvetësinë e Shqipërisë, por edhe për gjuhën shqipe. Janë diplomatët, që shëtitën kryeqytetet evropiane e Amerikën, për të gjetur mbështetjen ndërkombëtare dhe për të organizuar shqiptarët, kudo që ishin për të ndihmuar çështjen e pavarësisë. Për autorin e librit “Topullarët e Gjirokastrës: Bajo dhe Çerçizi – pararendësit dhe pasardhësit”, botimi i kësaj vepre vinte si një shtysë e brendshme. U rrit me bëmat e heronjve, jetoi në po ato oda, ku u ulën këmbëkryq ata, në çdo gëzim gjirokastrit, dëgjoi të këndohej e famshmja “Tek Rrapi në Mashkullorë”, ndërsa në qendër të qytetit pa të ngrihej madhështor monumenti i Çerçizit. Gjatë jetës së tij ndoqi sesi politikat dhe sistemet vepruan me dy xhaxhallarët e tij heronj, glorifikimin e figurës gjatë diktaturës, por edhe cungimin e historisë së tyre, duke lënë jashtë momente të rëndësishme në jetën e dy vëllezërve, por edhe figura të shquara që shoqëruan në të gjallë e në të vdekur Topullarët. Pas ndërrimit të sistemit iu desh të shihte harresën e qeverive demokratike, rrënimin e shtëpisë-muze, dëmtimin e varreve. Një gjendje për të ardhur keq, që nuk mund ta linte më indiferent. Në një volum prej rreth 460 faqesh na ofrohet një material i bollshëm mbi historinë e familjes së madhe Topulli, por më së shumti të Bajos dhe Çerçizit. Një material i mbledhur nga burime gojore dhe arkivore. Janë shfrytëzuar Arkivat e Shtetit, por edhe shtypi i kohës, ku bëmat e dy heronjve gjetën hapësira të mëdha. Ka edhe citime nga fjalime e dorëshkrime të vetë heronjve, nga ato të pakta që i rezistuan kohës.

Për ta drejtuar lexuesin deri tek Bajoja e Çerçizi, autori ofron disa faqe histori, që lidhen me paraardhësit e Topullarëve, që nga zbritja e tyre nga veriu i Shqipërisë, në jug të vendit, ndërrimi i fesë nga katolike, në ortodokse e më pas në islame. Këtë e dëshmon edhe një pllakë varri, ku i pari i familjes quhej Vasil Sulioti (gërma V fshihet më pas), brez pas brezi, me shndërrimin e mbiemrit në Karagjozi e më tej Topi- Topulli (për shkak të një beteje të ashpër që Mehmet Karagjozi bëri me Ali Pashë Tepelenën). E më pas tregohet mbi një dokumentacion të dendur jeta e Bajo dhe Çerçizit, dy nga 15 djemtë e Ago Topullit.

Mësohet se qysh 11 vjeç Bajo niset për të studiuar në Stamboll, ku brumoset me idetë përparimtare dhe patriotike të vëllezërve Frashëri, Samiut dhe Naimit, por edhe Jani Vretos, të cilin ai e vlerësonte shumë. Sipas këshillave të tyre ai hidhet në Selanik, ku fillon një aktivitet të gjerë si propagandues i gjuhës shqipe, edhe pse nuk ishte e thjeshtë, duke qenë se ndodhej mes dy zjarresh, atij turk e atij grek. Më pas, në vjeshtën e vitit 1904, Bajon do ta shohim në Manastir, ku bëhet pedagog dhe nëndrejtor i gjimnazit të Manastirit. Bashkë me lëndët mësimore, nisi t’iu mësonte edhe gjuhën shqipe djemve të gjimnazit e të shpërndante libra në gjuhën shqipe, edhe pse ishte gjithnjë në shënjestër. Gjatë qëndrimit të Bajos në Manastir solli ngritjen e “Komitetit për Lirinë e Shqipërisë”(1905), ku mblodhi rreth vetes patriotë shqiptarë. Në nyjën (nenin) e parë të Kanonizmës së komitetit thuhej se “qëllimi i këtij komiteti është të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellë vëllazërimin, dashurinë, bashkimin, duke përhapur udhën e qytetërimit me anën e librave që do të shtypen, duke dërguar njerëz në të gjithë anët e Shqipërisë të mbjellin këto mendime… për mbrothësinëkombit dhe të shpëtuarin nga zgjedha dhe errësira në të cilën gjendet sot”. Do të ishte po Bajo Topulli, që disa muaj më pas do të ishte vullnetari i parë, në të parën çetë çlirimtare, duke u quajtur “Garibaldi i Shqipërisë”. Pas aktivitetit në Jug të Shqipërisë dhe vrasjes së Dhespotit të Korçës, për të larë gjakun e Papa Kristo Negovanit, Bajo Topulli e pati shumë të vështirë qëndrimin në Shqipëri, ndaj dhe në fund të nëntorit, Bajo i shoqëruar nga Çerçizi dhe Zeman Haskua udhëtojnë drejt Sofjes, ku e priti një grup shqiptarësh me në krye Shahin Kolonjën. Aty gjejnë një situatë po aq të ndezur patriotike, në Sofje e Bukuresht u njohën me figura të njohura, mes të cilëve dhe Mihal Gramenon (kronikanin e betejave). Redaksia e gazetës “Drita” do të bëhej një shkollë e vërtetë për Çerçizin, i cili përmes faqeve të saj u bënte thirrje shqiptarëve për luftë. Pasi nis Çerçizin, Mihalin dhe lufttarë të tjerë drejt Shqipërisë, Bajo ndërmerr një udhëtim të gjatë në kryeqendra të Evropës dhe në Amerikë (ku u shoqërua nga Fan Noli), për të gjetur mbështetje për çështjen shqiptare. Ndërsa Bajo Topulli merrej me propagandë jashtë vendit, çeta e drejtuar nga Çerçiz Topulli, kishte nisur veprimtarinë e saj, madje ishte vënë në shënjestër. Ndodhi pikërisht në këtë kohë, në 9 mars të vitit 1908 kur në Gjirokastër vritet Bimbashi turk Halil Musa Beu. Një ngjarje që do të bënte bujë të madhe në atë kohë, por që do të shënohet në histori si bëma më e madhe e Çerçiz Topullit. Nëntë ditë më vonë, do të zhvillohej dhe beteja e famshme e Mashkullorës. Por një ngjarje më e madhe do të ndodhte në po atë vit. Është Kongresi i Manastirit, ku merrte pjesë dhe Bajo Topulli, madje ai u zgjodh në komisionin e ngushtë të Alfabetit, prej 11 vetësh, ku ndër të tjerë bënin pjesë edhe Fishta, Mjeda, Mit’hat Frashëri, Sotir Peci, etj. Bajo Topulli ishte përkrahës i variantit të alfabetit me gërma latine, i cili u pranua si një nga dy variantet, bashkë me alfabetin e Stambollit, që të përdoreshin mes shqiptarëve. Kjo ngjarje e madhe u pasua me hapjen e shkollave dhe klubeve të gjuhës shqipe.

Nga autori i librit, por edhe historianë të tjerë enigmë mbetet mungesa e Bajos dhe Çerçizit në ngjarjen e madhe të shpalljes së Pavarësisë, një moment për të cilin ata kishin luftuar për vite të tëra. Ishte një tërheqje e vetë Topullarëve, apo një “gabim” i Ismail Qemalit? Të dhënat historike janë të mangëta dhe nuk hedhin dritë mbi këtë fakt. Emri i Çerçiz Topullit do të ndeshet sërish pa shpalljes së Pavarësisë, në disa kryengritje të armatosura, për sprapsjen e grekëve nga tokat e pushtuara në jug (pas konferencës së Londrës), por edhe kundër rebelimit të Haxhi Qamilit në Shqipërinë e Mesme. Në shtator të vitit 1914 Çerçiz Topullin e Muço Qullin i gjejmë në Shkodër, ku kishin  shkuar për t’ju bashkuar mbrojtjes së trojeve nga pushtimi serbo-malazez. Arrestohen për të parën herë në 28 qershor dhe lirohen shumë shpejt. Por arrestohen sërish në 7 korrik. Tre ditë më vonë do të ekzekutoheshin duarlidhur rrugës për në Çetinë. Për 20 vjet eshtrat e dy heronjve mbetën pa varr, në Shtoj të Shkodrës, deri sa u zbuluan në vitin 1936 nga Javer Hrushidi, mik fëminie me Çerçizin dhe prefekt i Shkodrës aso kohe. Ishte pikërisht ai që identifikoi dhe eshtrat e Çerçizit nga një dhemb floriri, që e kishin të dy të njëjtë. Autori na thotë se nëzhvarrimin e eshtarve të tyre mori pjesë edhe Enver Hoxha, i cili mbajti edhe një fjalë lamtumire në emër të Gjirokastritëve.

(Dy vjet më pare, në 18 mars 1934, në Gjirokastër do të ngrihej monumenti i tij, i realizuar nga skulptori Odhise Paskali me kontributin financiar të shqiptarëve brenda e jashtë vendit.) Madhështore ishte përcjellja e eshtrave të heronjve në Shkodër. Prekëse janë fjalët e mbajtura nga patër Anton Harapi e Ernest Koliqi, të pabotuara më parë në kohën e diktaturës. Ndërkohë, të dhënat janë të pakta për aktivitetin e Bajo Topullit pas shpalljes së Pavarësisë. Mësohet se për 15 vjet jetoi e punoi në Turqi, ku pati poste të larta drejtuese në kohën e Mustafa Qemal Ataturkut. Thuhet se shërbeu si vali e prefekt. Në vitin 1925 ai kthehet në Gjirokastër. Gjirokastritët shënuan kandidaturën e tij si kryetar bashkie, edhe pse Bajo, tashmë i sëmurë nuk e dëshironte një gjë të tillë. Megjithë fushatën e shkurtër, Bajo Topulli zgjidhet kryetar Bashkie, të cilën e drejtoi për tri vjet. Gjatë kohës së drejtimit ndërmori një sërë reformash. E nisi që me pritjen e popullit në zyrat e bashkisë, pastërtia e qytetit, tregjeve, kontrolli ushqimor, ndriçimi, marrja nën kontroll e rendit publik, përkrahja e familjeve të varfëra, caktimi i ndihmave sociale, ngritja e shkollave, regjistrimi i të gjitha fëmijëve, heqja e ferexheve tek gratë, shpallja zyrtarisht e së dielës ditë pushimi, etj. Gjithashtu ai u bë nismëtar i ngritjes të së parës shoqëri aksionere tregtare në Shqipëri, e cila u quajt “Dele”.

Fjala lamtumirës e Eqrem Çabejt

I sëmurë rëndë, Bajo Topulli u nda nga jeta në 24 korrik të vitit 1930, në shtëpinë e të vëllait në Sarandë. Një ceremoni lamtumire madhështore u organizua që nga Saranda deri në Gjirokastër. “Në emër të djalërisë vinj t’i them Bajo Topullit lamtumirën e fundit. Jo me lot grarie do ta varrosim, se sot nuk është ditë për zi. Ne do ta varrosim si burra. Sikundër thotë i madhi Leonardo da Vinçi: “Sikur njeriu gëzon muzgun e mbrëmjes pas një dite me punë plot, ashtu dhe vdekja është lumturi në fundin e jetës pas një jete të përdorur mirë”, ashtu edhe ti o shpirt bujar, derdhe tërë gazin e jetës për këtë Shqipëri dhe tani, hero re dhe do flesh në këtë tokë që t’i e deshe gjithë jetën më tepër sesa shpirtin”. Kështu do të shprehej për Bajo Topullin, Eqrem Çabej në fjalën e tin lamtumirëse.

Nga fjala e lamtumirës së Pater Anton Harapit

“Ndaluni! Ku veni burra?! Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra Kreshnike, ktu në log të kuvendit para se të daheni. Do ta leni Shkodrën, të shkoni e të pushoni atje, ku së parit pat t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shndoshtë, gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqypnija u qiti dhe u ndriti!

…Veç, o burra, qi, dekun, flitni, të metun, ngjalleni, të hupun, sod ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqypnis, deh, lshonie nji za, at zanin t’uej kumbues si të luajve, diftoni djelmnis shqiptare shka u ushqeu idealin, shka u mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm. ….T’i diftojm, po, botës, se shqyptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedan e kristjan, e njiherit shqyptarë të njimendtë.

Zoti i vërtetë e atdheu le të na bashkojn, Zoti e atdheu të na mbajn, me Zot e me Atdhe të lumnojm!”

Nga fjalimi i lamtumirës së Ernest Koliqit

E ju, o ju Hije madhore të Çerçiz Topullit e të Mustafa Qullit, nisnju kah vendet jueja tue ngjallun nëpër të gjitha buzët nji kangë shprese. Zgjoni në kalim zemrat e fjetuna; fuqizoni shpirtrat e ligshtuem. Shka kërkon djalëria prej Shqypnis? Drejtësi të plotë shoqnore.

O ti, Çerçiz, o ti Mustafa qulli, që ma t’kuq e batë flamurin tonë me gjakun e pastër t’uj, shpallnja djalëris se përparimi më i drejtë se drejtësia ma e plotë shoqnore mund t’arrihen n’emën të shqypnis…

Alma Mile : Gazeta Shqip

One reply on “Bajo Topulli dhe Çerçiz Topulli me penë e pushkë për çlirimin e Shqipërisë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *