Categories
Lajme

Dini që brenda Bankës së Shqipërisë ka një muze?Hyrja është falas

Muzetë janë një nga destinacionet më të vyeshme për të rinjtë. Tashmë për studentët në kryeqytet aksesi në jetën kulturore është më pak i kushtueshëm. Kartat e studentit parashikojnë ulje çmimesh për disa destinacione, e për të tjera bileta do të jetë falas.

Por një muze në qytet është falas për të gjithë qytetarët, jo vetëm për studentet që do të pajisen me kartë. Godina e Bankës së Shqipërisë është një nga më të vjetrat dhe më të sigurtat në kryeqytet, por brenda saj ndodhet edhe një muze që pakkush e njeh.

Në ambientet e Bankës së Shqipërisë ndodhet muzeu i lekut. Për ta vizituar këtë muze është shumë e thjeshtë, mjafton një rezervim në bankofalbania.org. Vizita në këtë muze është falas./BalkanWeb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *