Categories
Histori Të gjitha

Etruskët flasin Shqip edhe në Korsikë – FAKTE

Shkruan: Fahri XHARRA

Harta që e shihni e spjegon bukur shtrierjen e botës pellazge nëpër Europë. Kjo shtrierje duhet të jetë shumë kohë para Luftës së Trojëes ( 1180 pra e.s.)
E shihni që nuk ka as Greqi e as Romë, por këto janë shumë të vonëshme për këtë hartë; nuk ka as Britani, sepse Britit i duhet lindur shumë kohë më vonë që të lindë e rritet për të ngritur Britaninë. Nuk ka as gotë sepse ata pas shekullit 7 e themeluan shtetin e tyre , aty ku janë sot gjermanët.

Por, sido qoftë sot e kemi në rend Korsikën, e njohur si vendlindja e Napolon Bonapartës, por koha që do flasim është mbi 2300 vjet para lindjes së tij.
Një zbulim i vogël arkeologjik e ka bër një hap të madh historik, për të vërtetën etruske e edhe më shumë për mashtrimet historiografike që historia e atyre viseve ka filluar me Romën.

Të gjitha mjediset informative të Francës kanë lajmëruar për zbulimin e varrezave etruske në Aleria të Korzikës.

“Teknika me të cilën ne sot punojmë është shumë më e përparua se ajo e viteve të 60- thotë antropologëja Catherine Rigeade. Kemi të bëjmë edhe me zbulime biologjike, të cilat na japin shënime të çmuara duke filluar nga ADN-ja e materjeve organike që gjënden në vazot e varrezave të cilat na mundësojnë të përcaktojmë identitetin e të varrosurit- moshën e tij  (ose e tyre ), gjininë, bila edhe sëmundjet nësa  kanë vuajtur sa i ishin gjallë.

“ Varrezat etruske, të zbuluara edhe në Korsik ndër një nekropolë romake në komunen Aleria , në vendin i quajtur Lamazhon, filloi t `i zgjojë sekretet e varrosura më shumë se 2 500 vjet. INRAP-i ( Instituti kombëtar ( francez) i zbulimeve arkeologjike ) i cili i udhëhqe këto gërmime që nga viti 2018 ka nxjerrur shumë fakte të rëndësishme arkeologjike. Sipas tyre, ky është një zbulim i rrallë i gjetur në Francë në 40 vjetët e fundit. 

Crédit photo : Denis Gliksman, Inrap

Ky “ okupim” etrusk siç e quajnë ata, “shtrihej nga shek. i 5-të par e.s. deri në shekullin e tretë të atij mileniumi. Pra, Aleria në mes shekujve të përmendur ishte nën kontrollin etrusk. Rreth vitit 259 pes, qyteti ra ndër Romakët, dhe bëhet qendër politike. Zbulimi i varrezave e dëshmon praninë  e tyre deri në vitet 220 pas es.
Arkeologëja Catherine Rigeade, tregon që gjendja e  varreve është e mirë dhe më e rëndësishme është që këtu e shohim llojllojshmërinë në mënyren e varrimit të të vdekurve, disa janë drejt e mbi tokë ( dhe), disa në enë druri dhe të tjerët në arkivole nga dërrasat e drurit. Mbi të varrosurit i gjetëm edhe eshtrat e fëmijvë, të ngjashme me varrezat e fëmijëvet.
Në varre janë gjetur edhe mobilje të aristokracisë së kohës, si dhe bizhuteri të ndryshme. Janë futur në regjistër mbi 200 objekte të arit.  Për mua që e shkruaj këtë shkrim (fxh ) është se gazetat shkruajnë që zbulimi i këtyre varrezave të shek.,të 4-t pes, do e nxitë punën e më tutjeme arkeologjike për gjetjen e ndikimit të këtij populli, me “origjinë” nga Italia qendrore, në popullsinë vendore


La tombe du site archéologique d’Aleria, au lieu-dit Lamajone, en Corse.© INRAP

Për mua që e shkruaj këtë shkrim (fxh ) është se gazetat shkruajnë që zbulimi i këtyre varrezave të shek.,të 4-t pes, do e nxitë punën e më tutjeme arkeologjike për gjetjen e ndikimit të këtij populli, me “origjinë” nga Italia qendrore, në popullsinë vendore ????? . Pra, varret misterioze të gjetura në Korsikë fillojnë të flasin për fshehtësitë e ngrysura me mileniume.

“Ky civilizim antik etrusk i paraprinte civilizimit Romak. Lulëzimi i kësaj qytetarie etruske shtrihej nga shekujt 8- 1 PES. Të dalur,  me siguri nga Toskana e Ombria, ata i kanë pushtuar shumë brigje bregdetare duke themeluar qytete të ndryshme me një përparim të madh në Detin Mesdhe . Fracezët, iu  detyrohemi etruskëve për shkronjën C që e kemi në alfabetin tonë si dhe tjetra që kemi emër dhe mbiemër” – shkruan një gazetë franceze.

Unë shjoj më tutje që çdo zbulim etrusk mund të deshifrohet vetëm me gjuhën shqipe.

Fahri Xharra,27.03.19
Gjakovë

Referencat e obligueshme
http://www.prefectures-regions.gouv.fr/corse/Actualites/Archeologie-une-decouverte-remarquable-a-Aleria

https://www.lemonde.fr/sciences/article/2019/03/27/a-aleria-le-passe-etrusque-de-la-corse-ressurgit_5441674_1650684.html
https://www.sciencesetavenir.fr/archeo-paleo/archeologie/en-corse-une-mysterieuse-tombe-etrusque-livre-ses-secrets_132454
https://www.jstor.org/stable/43608367?seq=1#page_scan_tab_contents
http://www.prefectures-regions.gouv.fr/corse/Actualites/Archeologie-decouverte-d-un-sanctuaire-dedie-au-dieu-Mithra-a-Mariana
https://www.corsenetinfos.corsica/Aleria-Sous-la-necropole-romaine-la-decouverte-rare-d-une-tombe-etrusque_a39472.html#
https://france3-regions.francetvinfo.fr/corse/haute-corse/aleria/aleria-decouverte-necropole-romaine-etrusque-1627649.html
https://www.boursorama.com/bourse/actualites/reportage-decouverte-d-une-tombe-etrusque-en-corse-chainon-manquant-d-une-civilisation-b9fbae2ae92892bc1692437727fbd09d
https://fr.news.yahoo.com/reportage-mystérieuse-tombe-étrusque-découverte-
https://www.demotivateur.fr/article/corse-une-tombe-etrusque-datant-de-2-300-ans-a-ete-decouverte-dans-la-commune-d-aleria-15816
https://www.lepoint.fr/culture/corse-decouverte-d-une-mysterieuse-tombe-etrusque-de-23-siecles-

Fahri Xharra, Gjakovë

One reply on “Etruskët flasin Shqip edhe në Korsikë – FAKTE”

Jam shumë e emocionar!
Gjithsaherë kam qen e bindur se shumë tipare pozitive ka shqipëtari, sepsekam jetuarnë Suedi, Finlandë dhetash në Gjermani. Por ka pas dhe shumë popuj tjerë dhe të gjithë kan admiru vlerat tona siç janë besnikëria, dashurija ndaj fëmiut dhe familjes, pastërija, kultivimi dhe ruajtja e gjuhës dhe shumë e shumë vlera tjera. Kjo vlente për tërë popujt si shembull, pra të gjithë. Rrjedhë se jemi popull fisnik me vlera të larta, kjo gjë është vërtetu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *