Categories
Lajme

Historianët: Serbia po e humbet betejën për UNESCO

Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) të martën i ka nisur punimet dhe e ka aprovuar agjendën në tërësi.

Pjesë e saj është edhe kërkesa për pranimin  Kosovës në UNESCO. Historianët kanë shprehur optimizëm se Kosova do të bëhet pjesë e UENSCO-s dhe , sipas tyre, Serbia është duke bërë përpjekje të kota për të penguar këtë rrugëtim.

Pranimi i Kosovës në këtë organizatë pritet të hidhet në votim më 9 nëntor.

Frashër Demaj ka thënë se institucionet vendore do të duhej që me elokuencë diplomatike ta vazhdojnë punën në mënyrë që Kosova të anëtarësohet pa bujë të madhe në këtë organizatë.

“Serbia, si gjithmonë, në çdo aktivitet ndërkombëtar që është në interes për Kosovën, mundohet ta pengojë si dhe t’ia bëjë të pamundur anëtarësimin në këto institucione të rëndësisë së veçantë, pa e kuptuar ende që Kosova është shtet i pavarur dhe ka njohje ndërkombëtare nga rreth 108 shtete”, ka thënë ai.

“Secili anëtarësim i Kosovës mund të ketë kosto si dhe vështirësi, e probleme të ndryshme, por anëtarësimi i Kosovë nëpër institucione  të rëndësisë së veçantë ndërkombëtare, siç është rasti i UNESCO-s, është çështje kohe”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *