Vallet karakteristike pukjane, si kudo në vendin tonë, janë rezultat i kushteve historiko-shoqërore që sollën njësitë etnografike dhe në kra¬hinën e Pukës, megjithatë lidhjet ndërkrahinore të Pukës me Malësinë e Gjakovës, me Hasin, Mirditën, Gjakovën, Shkodrën dhe zonat e Mbi¬shkodrës për breg të Drinit, kryesisht me anë të rrugëve të karvaneve me rëndësi të madhe tregtare dhe ushtarake që kalonin përmes Pukës, kanë bërë që ndarjet në mes këtyre krahinave të jenë të pjesshme dhe jo në të gjitha drejtimet, gjë që e pasqyron edhe folklori ynë koreografik.
Vallja karakteristike pukjane është vallja epike e Kabashit ose ndryshe vallja kabashishte e rëndë e burrave, siç thuhet në traditën gojore popullore. Kjo valle epike në përshtatje me aspiratat dhe dëshi¬rat e malëlorëve në zona të ndryshme të krahinës sonë nga shekulli në shekull ka fituar forma të reja: herë është e thjeshtësuar, herë është ngar¬kuar me lëvizje të tjera. .
Kabashi, si qendër me rëndësi historike, ekonomike dhe shpirtërore, në të kaluarën ka ruajtur dhe ka krijuar tradita të mira dhe në fushën e valles. prandaj jo rastësisht vallja e burrave, që është ekspozuar edhe jashtë rrethit, nëpër Atdheun tonë merr emrin “Vallja e Ka-bashit”.
Vallja e Kabashit është një vaIle epike, që hyn në grupin e valleve të rënda. Kjo valle është mjaft e hershme dhe, nga sa mund të kupto¬het nga roli historik i Kabashit në krahinën e Pukës dhe ndikimi tij në të gjitha fushat materiale dhe shpirtërore të zonave përreth, ka qenë e kërcyer si e tillë në të gjithë krahinën.
Në këtë valle marrin pjesë katër burra, të cilët formojnë një rreth të mbyllur. Valltarët qëndrojnë krenarë përballë njëri-tjetrit. Këta të katër valltarë, sipas të dhënave gojore, përfaqësojnë të katër vëllezëritë e fisit Kabash: Qafalijajt, Kokajt, Lushajt dhe Hadrojt. Pjesëmarrja e të katërve në valle. me veprimet e tyre dinamike, ritme të theksuara e të prera, e bëjnë vallen mjaft shprehëse dhe interesante. Lëvizjet dhe ritmet përmblidhen në tre momente kryesore: me hapjen e krahëve anash, rrahjen e këmbës për tokë dhe me shkëputjen për t’u ngritur e për t’u hedhur përpara shkruan shqip.info/.
Në hapjen e krahëve shohim elementët e valles së shqipes, valle e bukur karakteristike shqiptare. Ndërsa me rrahjen e këmbës për tokë kemi elemente të ritmeve të lashta tradicionale, që e lidhnin banorin tonë me tokën, me truallin e të parëve, me të drejtën për ta gëzuar dhe për ta mbrojtur këtë tokë, e cila, sa herë që valltari rrah këmbën mbi të, i jep forcë e guxim.
Këto tre momente kryesore të valles së Kabashit janë shkrirë dhe harmonizuar, duke formuar një unitet organik, duke e bërë vallen ak-tuale, të lidhur me gëzimin e jetës, me unitetin e popullit dhe me ve-ndosmërinë e besëlidhjen e tij për të kundërshtuar e përballuar çdo kërcënim e veprim armiqësor shkruan shqip.info/.
Kjo valle është ruajtur më tepër në fshatrat Kabash, Qerret, Pukë, Micoj, Meçe, Buhot, Rrape, Kryezi, Iballe.
Me kalimin e kohës, si në këto fshatra dhe në fshatrat e zonës së Berishës, Thaçit, Fushë-Arrëzit, kemi pakësimin e numrit të valltarëve, nga katër në dy. Gjithashtu, ritmi epik është ushqyer me ritme, që shprehin kërkesa të jetës intime të valltarit. Kështu, nga kjo valle epike lindi varianti i saj epiko-lirik dhe më pas ai lirik. Sot vallen e Kabashit, me dy valltarë të gjinisë mashkullore dhe të gjinive të për-ziera, e gjejmë më tepër në variantet epiko-lirik, shtrirë në tërë krahinën.
Vallja e Kabashit kërcehet në dasma (te shtëpia e dhëndrit). Gjithashtu kërcehet në panaire, në festa popullore, në gëzime familjare dhe në përvjetorë të shënuar shkruan shqip.info/.
Kostumi popullor, që veshin valltarët, është ai karakteristik për krahinën e Pukës, kostumi i një dasmori krushk ( se krushku ishte ai që duhej të vishej më mirë dhe me kostum in e veshjen së krahinës së tij). Prandaj ka mbetur shprehja: “Asht veshë e ba krushk”. Ky kostum po¬pullor përbëhet nga një palë opinga lëkurë lope, me thurje sipër me penj liri të dredhur nga disa fije bashkë, në mes të të cilave futej edhe ndonjë fije e hollë argjendi. Këto opinga quheshin “opanga me rred”. Çorapët që futeshin nën tirq ishin të shkurtër, të bërë me penj të leshtë, ku mbizotëronte ngjyra e bardhë ose e zezë, e kombinuar me orna¬mente të ndryshme, që përshkoheshin ehbe nga fije ari ose argjendi. Tirqit ishin të tipit “Tirq Gjakove”, me gajtanë të zez dhe jo shumë të gjerë sa të Shkodrës, por të ,ngushtë në kofshë e në të ndenjurat më tepër se ata të Mirditës. Në mes (bel) mbështillej një brez i gjerë le¬shi i gjatë deri në tri metra, i rrahur në vegje, i thurur me penj shu¬mëngjyrësh, ku spikatnin forma gjeometrike të thjeshta të kombinuara bukur.
Valltari vishte, gjithashtu, një këmishë të bardhë me krahë të gjatë sa 2/3 e krahut dhe të gjerë. Këmisha futej nën tirq. Jaka e këmishës është e thjeshtë, e qëndisur me penj liri të bardhë mbi të dhe jashtë saj deri në dy-tre cm. Sipër këmishës hidhej një jelek i tipit “Jelek Gjakove” me krahë të gjatë ose të shkurtër, i qendisur punë e madhe me gajtanë e penj teli të argjendtë ose të artë. Lejeku nuk mbyllej në gjoks, duke i shërbyer kështu për zbukurim sumbullat e mëdha prej gajtani e fije ari ose argjendi. Në kohë dimri vishej edhe xhurdia, që nga shek. XIX u zëvendësua me gujën, që erdhi nga Gjakova. Meqe¬nëse guja ishte shajak i zi dhe nuk kishte pamje, përdorej jeleku, por për t’u mbrojtur nga të ftohtit, nën këmishë shtohej një fanellë e leshtë me krahë të gjatë.
Në kokë valltari; si dhe krushku, mbante një kapuç të bardhë “Ka¬puç Gjakove”, të njëjtë me atë të të gjithë krahinës sëDukagjinit, por me maje pak më të ngritur, se ai i Kosovës. Kapuçi nuk rrinte sipas kokës, por mbi flokë, duke i lënë këto të dilnin pak mbi ballë. Nën kapuç, anash tij vinin një qendisje rredi me penj liri të bardhë, të dredhur e të zbuku¬kuruar me fije argjendi e ari. Kjo qëndisje dilte nën kapuç, duke i dhë¬në valltarit a krushkut një bukuri të veçantë e njëherit, ia ruante kapuçin nga djersët .
Por duhet theksuar, se kjo veshje e bukur ishte shumë e shtrenjtë dhe ishin të paktë ata malësorë, që kishin tërë kostumin. Varfëtia e madlae pengonte që çdo familje malësore të gëzonte një kostum të tillë. Megjithatë kur vinte puna për të shkuar krushk, ky i fundit shkonte nëpër lagje apo përmes fshatit, duke kërkuar ku një gjë, ku një tjetër derisa siguronte tërë veshjen. Një kerkesë e tillë nuk ishte turp, ndersa ata që e jepnin e kishin për nder e kënaqësi që një nga fisi I tyre po e vishnin e po e bënin krushk, sepse ky apo ai malësor, kudo që shkonte, përfaqësonte fshatin, apo më saktë, fisin.
Kjo vështirësi, për të pasur valltari një kostum kombëtar karakteristik, shkaktoi që vallja të hidhej edhe me veshjen e thjeshtë, të përditshme të malësorëve./shqip.info/