Më shum

    Konstantini i Madh , gjak Dardano-Ilir

    Kthim tek të parët tanë (shkrimi #2)

    Shkruan: Brilant GASHI

    Ilirët , kjo rracë e shquar pellazge nuk ishin vetëm perandorë të shteteve të tyre ilire . Jo jo nuk ishin vetëm aq sepse ata ishin diçka më shumë në botën antike . Ata ishin perandorë të mëdhenj të perandorive që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në botë . Disa nga këta ilir ishin perandorët më të famshëm të Perandorisë Romake . Edhe shqiptarët në periudhën e mesjetës dhe në periudhën pesë shekullore të Perandorisë Osmane bënin pjesë dhe kishin një rol të rëndësishëm në politikën e kësaj perandorie . Disa nga ata shqiptar ishin ministra , kryeministra , ministra të jashtëm etj . Mund të them se shqiptarët që bënin sistemin politik në Perandorinë Osmane janë rimishërimi i perandorëve ilir në Perandorinë Romake . Konstantini ishte një nga ilirët e shumtë që arritën të ishin perandorë të Romës . Ai ka lindur në atë pjesë të Ilirisë , pra në Nish , tokë kjo e cila është nën okupimin e sllavëve barbar . Konstantini ishte një perandorë ilir i cili sundoi 31 vjet në Perandorinë Romake , kurse një vit para se të bëhej perandor ishte bashkëperandor . Konstantini ishte perandori i parë romak që mbështeti dhe toleroi krishterimin në perandorinë e tij . Shumë legjenda janë krijuar rreth emrit të tij . Si një perandor i shkëlqyer dhe me karakter , ai eliminoi sistematikisht Cezarët e tjerë dhe zhduki tetrarkinë e Dioklecianit . “Objektivi kryesor i Konstantinit ishte që të jetë zot në gjithçka .” – e përkufizonte Volteri karakterin e tij . Pa dyshim , ky ilir i madh meriton të quhet “i Madh” , pasi ka bërë reforma të mëdha në ushtri , në sistemin monetar , por gjithashtu është i pamohueshëm fakti , që ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë botërore . Transferimi i kryeqytetit perandorak nga Roma në Konstantinopojë dhe adoptimi i fesë së krishterë , ndryshuan rrënjësisht fytyrën e perandorisë . Konstantini ushtronte pushtetin në Britaninë e Madhe dhe në Gali , por për të qeverisur të gjithë perandorinë atij i’u desh të mundte dy rival të fuqishëm . Në vitin 312 , Konstantini marshoi mbi Romë që të rrëzonte Maksencin . Në këtë betejë , ai doli fitues në urën e Milvianit . Sipas legjendës , Konstantini u kthye drejt krishterimit , sepse pa në qiell një vision , që e porositi t’ia besonte fatin e ushtrisë së tij perëndisë së krishterë . Ai vuri si emblemë mbi mburojat e ushtarëve të tij kryqin që ishte shfaqur në qiell me moton : “Me këtë shenjë , do të fitosh” . Por ai festoi fitoren sipas traditës romake me një hark triumfi . Dy ndryshimet spektakolare të ndërmarra nga Konstantini qenë ndërtimi i “Romës së Re” , dhe përqafimi i krishterimit prej tij . Roma ishte qyteti ku Konstantini kishte vrarë gruan e tij , Fausta , dhe djalin Krisp . Konstantinopoja u ndërtua shpejtë dhe u përurua me bujë në vitin 330 . Konstantini i madh është një nga perandorët më ndriçues të Romës . Ngaqë nuk ishte as romak , as grek , por në fakt ai ishte më i madhi ndër perandorët e Romës , sepse ai e riorganizoi dhe ndërtoi fitoren përfundimtare të krishterimit në fundin e shekullit të katërt . Me gjithë politikën e tij në favor të krishterimit , ai nuk ishte i krishter në kuptimin e plotë të fjalës . Ai u pagëzua vetëm në shtratin e vdekjes nga një prift arian . Ishte me gjak shqiptar . Ishte më i madhi i racës shqiptare në të gjitha kohërat . Në të kaluarën asgjë nuk na thanë në shkollat shqiptare . Asnjë shtatore nuk u ndërtua për këtë kalorës gjigand të Ilirisë . Sipas shumë shkencëtarëve , Perandoria Romake nën drejtimin e Konstantinit të Madh u quajt si Perandoria Iliro-Romake . Ky iliro-pellazg është krenaria e gjakut tonë pellazg , gjakut ilir dhe atij shqiptar .

    Latest news

    “Qyteti Muze i Beratit”, vendi i ruajtjes së traditës dhe lashtësisë shqiptare

    Nga ADEM LUSHAJ – Deçan – Kosovë Ruajtja e vlerave antike si, shtëpitë, kalldrëmet, rrugicat, pastaj Kalaja, Muzetë e shumta, Lumi “Osum”, ullishtat, “përsheshi me...

    3 Trajtime në shtëpi për të rinuar lëkurën e duarve!

    Duart tona kanë një lëkurë shumë të hollë dhe të ndjeshme. Pikërisht për këtë kërkojnë kujdes të veçantë. Disa faktorë mund ta rrënojnë lëkurën.Për...

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut Nga: Haxhi MEHMETAJ, arkeolog Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të...

    Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Angli, kandidati për kryeministër ka vetëm 2 kushte për leje qëndrimi

    Boris Johnson kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për të gjithë emigrantët që...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here