Familja Bojaxhiu – Lazer, Age, Drane dhe Gonxhe
Pothuajse tё gjithe autorёt e huaj qё shkruajnё pёr Nёnё Terezёn, theksojnё nё mёnyrё tё veçantё atdhedashurinё e prindёrve tё saj, sidomos tё babait, Kolё Bojaxhiut. Prelati austriak Monsignor Leo Masburg nё kapitullin e 9-tё tё librit “Nёnё Tereza e Kalkutёs” (portret personal) botuar nga Ignatius Press nё Shtetet e Bashkuara nё vitin 2011, shkruan shumё edhe pёr babain e saj Kolё Bojaxhiun.
Ai shkruan se Kolё Bojaxhiu kishte lindur nё Prizren.
Pas vitit 1900, ishte vendosur nё Shkup, i cili nё atё kohё quhej Uskup, tani kryeqytet i Maqedonisë. Atje punoi si farmacist dhe mё vonё si arkitekt, deri kur u bё ortak nё njё ndёrmarrje me njё koleg.
Dranja, nёna e Gonxhe Bojaxhiut ishte 16-vjeçare kur u martua me burrin e saj Kolё Bojaxhiun. Ai ishte 34 vjeç, domethёnё 18 vjet mё i moshuar se nusja e tij.
Nё vitin 1905, Dranja lindi vajzёn e parё, tё cilёn e pagёzuan me emrin Age, dhe nё vitin 1908, lindi djalin, Lazёr… dhe mё 26 gusht tё vitit 1910, erdhi nё kёtё botё Agnes (Gonxhe) Bojaxhiu.
Nё vitin 1910, Shkupi kishte 47 mijё banorё shumica shqiptarё tё besimit mysliman. Shkupi kishte shumё banorё tё besimit ortodoks. Katolikёt ishin pakicё, por shumё tё vendosur. Shkupi ishte nёn sundimin e Perandorisё Otomane deri nё Luftёn e Parё Ballkanike, qё filloi nё vitin 1912 dhe pastaj u bё pjesё e Serbisё.
Nёnё Tereza nuk ёshtё parё kurrё pa rruzarё nё dorё. Rrёnjёt e devotshmёrisё burojnё nga fёmijёria e saj. Nёna e tyre ishte shumё fetare. Gonxhja mёsoi prej nёnёs dimensionin social tё besimit. Ajo vizitonte vazhdimisht tё sёmurёt dhe tё varfёrit. Familja e Nёnёs Tereze ishte shumё e zhvilluar deri nё kohёn kur vdiq babai i saj nё moshёn 46-vjeçare. Kolё Bojaxhiu ishte tepёr i interesuar pёr çёshtje politike dhe luftonte pёr tё drejtat e shqiptarёve dhe pas njё kohё u bё anёtar i kёshillit tё qytetit tё Shkupit.
Nё vjeshtёn e vitit 1918, njё delegacion i kёshillit tё qytetit tё Shkupit ku bёnte pjesё edhe Kolё Bojaxhiu udhёtuan pёr nё Beograd tё ftuar pёr njё mbledhje. Posa u largua nga Beogradi, Kola u sёmur rёndё, duke pёrjetuar dhimbje tё mёdha. Pasi arriti nё Shkup u shtrua urgjentisht nё spitalin e atij qyteti dhe vdiq disa orё mё vonё.
Lazri, djali i tij tёrё jetёn ka qenё i bindur se babanё e tij e kishin helmuar serbёt pёr shkaqe politike. Lazёr Bojaxhiu ka qenё kolonel nё Ushtrinё Shqiptare para Luftёs sё Dytё Botёrore. Ai kishte mbaruar Akademinё Ushtarake nё Itali. Ai u largua nga Shqipёria nё fillim tё Luftёs sё Dytё. Lazёr Bojaxhiu kishte shumё miq shqiptarё nё diasporё sidomos nё Itali dhe nё Shtetet e Bashkuara.
Ai vizitoi disa herё New York-un Boston-in dhe qytetet e tjera ku jetojnё shqiptarёt. Ai pritej mirё dhe me nderime nё New York, bile merrte pjesё nё aktivitete tё ndryshme kombёtare. Njiherё nё njё seminar nё Universitetin Columbia, Lazёr Bojaxhiu e kishte kundёrshtuar Profesor Stavro Skёndin pёr disa pikpamje akademike rreth kulturёs shqiptare. Ai ishte shumё i nderuar nё shoqёrinё italo-amerikane.
Si vёlla natyror i Nёnёs Tereze ishte shumё i privilegjuar edhe nё shoqёrinё amerikane. Ai merrte pjesё nё konferenca ndёrkombtare dhe nё ceremoni tё ndryshme ku merrte pjesё Nёna Tereze. Ai fliste shumё pёr çёshtjen shqiptare. Lazёr Bojaxhiu vdiq nё vitin 1981 nё Palermo tё Siçilisё, nё moshёn 73 vjeçare. Disa dite pas vdekjes sё tij Kardinali Cooke i New York-ut tha pёr tё meshёn e dritёs nё Katedralen Shёn Patriku.
Nёna Tereze vdiq me 5 shtator tё vitit 1997. Prej asaj dite e deri nё ditёn e varrimit me 13 shtator shtypi qёndror dhe mjetet e tjera elektronike tё informacionit tё Indisё u morёn me biografinё dhe veprimtarinё e Nёnёs Tereze, duke vёnё vazhdimisht nё dukje gjenocidin serb kundёr shqiptarёve. Gazetat e Indisё shkruanin se babai Nёnёs Tereze – Kolё Bojaxhiu ishte helmuar nё Beograd nga serbёt anti-shqiptarё.
Gazetat shkruanin gjerёsisht pёr gjenocidin serb nё Ballkan, sidomos nё Bosnjё dhe nё Kroaci, pasi qё lufta nё Kosovё ende nuk kishte filluar. Shumё nga ato shkrime i lexova gjatё ditёve sa qёndrova nё Kalkutё pёr varrimin e Nёnёs Tereze.
Shumё autorё tё huaj kanё vёnё nё dukje atdhedashurinё e Kolё Bojaxhiut. Ata shkruajnё se Kolё Bojaxhiu organizoi njё pritje madhёshtore nё shtёpinё e tij me rastin e Shpalljes sё Pavarsisё sё Shqipёrisё me 28 Nёntor tё vitit 1912. Bile nё atё gёzim tё madh kombёtar kishte marrё pjesё edhe Bajram Curri. Gjithё natёn kёnduan dhe kishin shtёnё me armё.
Bajram Curri i kёrkoi falje Dranes pёr gjumin e trazuar tё fёmijёve. Dranja ishte pёrgjegjur se Lazri e Ageja mund tё jenё trazuar, por Gonxhes as topat nuk ia prishnin gjumin. Gazeta “The Washington Post” nё shtator tё vitit 1997, shkruante se Gonxhja e vogёl shumё herё kishte kёnduar pёr Ditёn e Pavarsisё sё Shipёrisё. Babai i saj Kola e detyronte tё kёndonte nё ceremonitё e 28 Nёntorit.
Gazeta shkruante se Nёne Tereza ndoshta mund tё ishte njё soprano e mirё. Nёnё Tereza thotё se shtёpia e tyre nё Shkup ishte shndёrruar nё njё Kuvend (Parlament) pёr çёshtje shqiptare. Dera e shtёpisё sonё ishte gjithmonё e hapur pёr patriotёt shqiptarё, thotё ajo. Pas vdekjes sё babait patriotёt shqiptarё nuk vinin mё nё shtёpinё tonё, sepse u shndёrrua nё njё shtёpi lutjesh fetare. Mё 1934, Dranja dhe motra Age u vendosёn nё Tiranё shkruan shqip.info.
Me rastin e 100-vjetorit tё Pavarsisё sё Shqipёrisё ёshtё folur e shkruar shumё pёr patriotёt shqiptarё. Por asnjёherё nuk ёshtё pёrmendur emri i Kolё Bojaxhiut. Nёqoftёse merret parasysh veprimtaria e tij kombёtare, vdekja tragjike dhe misterioze, Kolё Bojaxhiu meriton tё nderohet si njё patriot i vёrtetё. Ai bashkpunoi me intelektualёt dhe patriotёt mё tё njohur tё kohёs.
Nё shtёpinё e tij gjetёn mbёshtetje Hasan Prishtina, Lazёr Mjeda, Mati Logoreci, Bajram Curri dhe tё gjithё intelektualёt dhe patriotёt shqiptarё. Kolё Bojaxhiu ishte arkitekt dhe farmacist dhe pёr njё kohё tё gjatё i ushtroi si specialist kёto profesione. Kole Bojaxhiu ndertoi disa objekte kulturore ne qytetin e tij.
Ai ishte humanist dhe filantropist. Luftoi tёrё jetёn pёr Shqipёri etnike dhe bashkim kombёtar. Kёtё qёllim e kishte deklaruar nё takimet e tij me patriotёt e Rilindjes shqiptare. Pёr qёndrimet e tij politike tregonin djali i tij Lazri dhe Nёna Tereze. Ajo u shmangej deklaratave politike, bile as pёr helmimin e tij nuk ka folur kurrё sepse parimi i saj moral e shpirtёror nuk e lejonte njё gjё tё tillё. Pёr vdekjen e tij tragjike dhe misterioze fliste vazhdimisht Lazri, bile edhe para autoriteteve tё larta tё vendeve tё ndryshme.
Jeta, veprimtaria dhe varret e Bojaxhive shtrihen nё gjithё anёt e Arbёrisё, dhe tё diasporёs e deri nё Indinё. Nё tokё e nё qiell Familja Bojaxhiu pёrbёn hartёn mё tё vёrtetё tё Shqipёrisё etnike. Dranja e Gjakovёs, Kola i Prizrenit. Ageja, Lazri e Gonxhja tё Shkupit ku edhe prehet Kola. Ndёrsa nё varrezat e Sharrёs nё Tiranё pushojnё nё amshim Dranja e Ageja. Pёrtej detit atje nё Palermo tё Siçilisё pranё shumё arbёreshёve pushon nё pёrjetёsi Lazёr Bojaxhiu. Ndёrsa nё Kalkutё tё Indisё prehet bija mё fisnike e racёs arbёrore Nёna Tereze.
Pёr Kolё Bojaxhiun nuk janё bёrё studime tё mjaftuesheme nga historianёt shqiptarё. Natyrisht se serbёt i kanё humbur ndoshta tё gjitha gjurmёt e veprimtarisё sё tij. Por mbase ka mbetur diçka nё arkivat historike tё Serbisё dhe vendeve tё tjera ku veproi. Kolё Bojaxhiu punoi tёrё jetёn pёr tё mirёn e çёshtjes shqiptare dhe nё fund kёtё veprimtari sublime e pagoi me jetё shkruan shqip.info.
Vdiq nё mёnyrё misterioze nё dekadёn e dytё tё shekullit XX, nё kohёn kur u vranё shumё patriotё shqiptarё nga forcat anti-shqiptare tё Ballkanit. Nёna Tereze ka treguar gjithmonё pёr atdhedashurinё dhe humanizmin e tij. Ai kishte ndikuar mё shumё se kushdo tjetёr ne veprimtarine supёrnjerёzore dhe tё shejtё. Kolё Bojaxhiu ёshtё babai i bijёs mё tё mirё dhe mё tё njohur i tё gjitha kohёrave.
Do tё ishte nё nderin e historianёve shqiptarё tё bёnin kёrkime tё mjaftueshme pёr ta vendosur atje ku meriton. Tё gjithё kemi detyrime pёr Kolё Bojaxhiun dhe familjen e tij, por Shkupi, Prizreni e Gjakova kanё mё shumё obligime. Rrugёt dhe sheshet me emrin e tij do t’i nderonin qytetet dhe vendet e banuara shqiptare. Ky patriot e humanist meriton shtatore e nderime kudo. Nesёr ndokush edhe mund tё pyes kush ёshtё ky burrё shqiptar? Pёrgjigjja ёshtё e lehtё!
Ky ёshtё Kolё Bojaxhiu, babai i Nёnёs Tereze. /shqip.info