Më shum

    Ndarja e OSHEE, kritika nga Vjena. Sekretariati i Enegjisë: Nuk po përmbush detyrimet

    Sekretariati i Energjisë në Vjenë i ka tërhequr vëmendjen Shqipërisë se nuk po zbaton në praktikë planin për ndarjen e OSHEE në tre kompani të pavarura nga njëra tjetra. Madje në një deklaratë të fundit ky sekretariat ka njoftuar se shqyrtimi i çështjes kundër vendit tonë të hapur në janar të 2018 po vazhdon.

    “Sekretariati i Komunitetit të Energjisë vazhdon procedurat paraprake për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kundër Shqipërisë nisur në janar 2018 për shkak të mosndarjes efektive të operatorit të sistemit të shpërndarjes në Shqipëri, OSHEE.

    Shqipëria nuk ishte në gjendje të korrigjonte çështjet që ngriheshin në Letrën e Hapjes së Sekretariatit sa i përkiste dështimit të përmbushjes së detyrimeve nën Traktatin e Komunitetit të Energjisë, pra vendi nuk kishte transpozuar siç duhet kërkesat për ndarjen e operatorit të sistemit të shpërndarjes në dhe nuk ka marrë masat efektive për të zbatuar kërkesat ligjore dhe funksionale të ndarjes së OSHEE”.

    OSHEE nga ana e saj ka krijuar tre kompani që janë në pronësi të saj, njëra duhet të merret me furnizimin e energjisë, njëra me pjesën teknike dhe i fundit ka si veprimtari tregtimin e energjisë për tregun e parregulluar. Madje dhe enti rregulltor i energjisë i ka transferuar licnesat nga OSHEE direkt këtyre kompanive, por në të vërtetë sipas Sekretariatit të Energjisë, Operatori i Shpërndarjes po fuksionon si një shoqëri e vetme. Por nuk mbaron këtu pasi autoritetet shqiptare po shkojnë në drejtim të kundërt, pasi po shqyrtojnë një plan tjetër, atë të bashikimit të OSHEE me KESH, madje ka pasur dhe takime konkrete mes përfaqësuesve të kompanise dhe zyrtarëve të Qeverise. Edhe kjo gjë është kundërshtuar me forcë nga Sekretariati i Energjisë. Kjo gjë sipas tij do të krijonte një tjetër pengesë drejt liberalizmit të tregut.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here