Categories
Lajme

Ndërtimi i aeroportit të Kukësit, kur pritet të nisin fluturimet

Punimet për aeroportin e Kukësit pritet që të përfundojnë vitin e ardhshëm.

Mjetet e makinerive të rënda po zgjerojnë hapësirën e pistës ekzistuese si dhe hapësirën e sigurisë.

Pra, jo vetëm që do të zgjerohet pista, por dhe sipërfaqet që shërbejnë për sigurinë e aeroportit deri në 30 metra.

Inxhinier, Albert Seferaj është shprehur për “Abc News” se: “

Ne kemi filluar me fazën e gërmimit dhe zgjerimit të pistës së sipërfaqes aktuale, planifikohen 1 milionë metër kub material”.

Sakaq, është projektuar që aeroporti të ketë parametra e standarde me aeroportet ndërkombëtare evropiane.

Në shtator të vitit 2020 parashikohet të nisin dhe fluturimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *