Categories
Histori Të gjitha

Origjina e emrit “Dumre” dhe historia e 800 peshkatarëve

Zona e Dumresë ndodhet afro 45 minuta larg Elbasanit dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 21.500 hektarë, ku 3 për qind të saj e zënë Liqenet Karstike, numri i të cilëve shkon në afro 85 të tillë. Vëllimin më të madh të ujit e ka liqeni i Merhoes, por liqen të mëdhenj konsiderohen edhe i Çestinjës me 97 hektarë, Seferani 87,5 hektarë, i Degës 37,5 hektarë, ndërsa më i vogli është liqeni i Çartallozit me 0.5 hektarë. Zona e Dumresë ka një histori të gjatë, të pasur dhe të dokumentuar në shekuj. Edhe vetë emri i asaj zone “Dumre” ka domethënien e vet, sa të vjetër, aq edhe kuptimplote. Banorët e asaj zone janë atje të hershëm, sa vetë liqenet dhe toka e Dumresë. Por edhe mrekullitë natyrore të asaj zone janë të shumta, pasi Dumreja njihet si një nga perlat karstike më të bukura të Mesdheut. Natyra atje ka krijuar 85 liqenet karstike, ndërsa pozicioni gjeografik i saj ka premisa për t’u zhvilluar, për t’u bërë një zonë e lakmueshme si nga turistët, dhe për biznesin. Për bukuritë e Belshit, dhe zonës me emrin e bukur “Dum-re” flasin vazhdimisht mediat e vendit, por nuk rrinë pa folur dhe pa ardhur dhe filmuar edhe TV e huaja. Një televizion gjerman që ka qenë dy herë në Elbasan, në nëntor 2015 dhe në mars 2016 i ka kushtuar një reportazh prej 45 minutash bukurisë natyrore të zonës së Dumresë, duke e përshkruar me fakte edhe jetën atje. Duhet thënë se para tij kishte qenë një tjetër TV turk, që kishte filmuar dhe intervistuar banorët e asaj zone. Zona e Dumresë ndodhet afro 45 minuta larg Elbasanit, dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 21.500 hektarë, ku 3 për qind të saj e zënë liqenet karstike, numri i të cilëve shkon në afro 85 të tillë. Vëllimin më të madh të ujit e ka liqeni i Merhoes, por liqen të mëdhenj konsiderohen edhe i Çestinjës me 97 hektarë, Seferani 87,5 hektarë, i Degës 37,5 hektarë, ndërsa më i vogli është liqeni i Çartallozit me 0.5 hektarë. Ndërsa më të thellë janë Merhoja 61 metra, Peraska 51 metra, Çërraga 29 metra, Seferani 20.8 metra etj dhe thellësia më e vogël zbret në 10 metra. Karakteristikë e liqeneve karstike të Dumresë është se ato janë liqene me regjim shiu dhe mbushja me ujë e tyre përgjithësisht bëhet nga rrjedhja e përkohshme sipërfaqësore. Kurse sipërfaqet e këtyre liqeneve eshte afro 14.2 km2 me një aftësi ujëmbajtëse 26 milionë m3. Gjatë stinës së verës ndodh që afro 20 liqene të thahen përkohësisht.
Zanati i belshakëve, peshkimi qindravjeçar
Në rrugët e Belshit dhe fshatrave (të Dumresë), patjetër do të takosh edhe peshkatarë që shesin torfën e kapur me rrjeta dhe grepa, që rritet në liqenet e saj. Të gjitha këto liqene janë shumë të përshtatshëm për zhvillimin e florës dhe faunës ujore e bregliqenore. Në një prononcim të kreut të shoqatës së peshkatarëve amatorë të Dumresë Isuf Tafani mësuam se “tek ne vitet e fundit duken përparimet kudo, dhe nga Dumreja askush nuk ka ndërmend të largohet drejt Elbasanit, apo drejt detit, pasi drejt fshatrave të Dumresë po e marrin rrugën investitorë të huaj, qe janë duke e studiuar me kujdes perspektivën e zonës, ndoshta që gjatë këtij viti mund të konkretizohen investimet, unë drejtoj një shoqatë prej 800 peshkatarësh, të cilët kanë gjetur në 2 vitet e fundit edhe ndihmën nga qeveria dhe më konkretisht nga Ministria e Bujqësisë, duke na krijuar premise për tregjet e shitjes së peshkut tonë”. Zoti Tafani u shpreh se “ne kemi afro 140 varka të tipave dhe madhësive të ndryshme në të gjithë zonën, që janë pronë e dhjetëra peshkatarëve belshakas, ka prej tyre që kapin deri në 25 ose 50 kg peshk në ditë, duke e shitur në tregun e qytezën tonë, në Elbasan, dhe deri në Tiranë, duke e ruajtur në dhoma frigoriferike të blera në Itali nga djemtë tanë emigrantë”. Tafani tregon se “historia e peshkimit në Dumre ka ardhur si pasojë e nevojës për mbijetesë, por edhe si profesion. Ka mbi 150 vjet që peshkimi mban me bukën e gojën qindra familje të fshatrave tona, ndërkohë që me politikat e saj stimuluese, edhe Ministria e Bujqësisë ka rritur interesimin dhe angazhimin e banorëve për ti kushtuar vëmendje të madhe investimit në peshkim”. Në gjithë zonën gjenden sot dhjetëra dhoma frigoriferike të cilat magazinojnë peshkun e freskët të kapur nga peshkatarët e Belëshit, dhe më pas ai dërgohet në tregjet e vendit. Shoqata e Peshkatarëve Amatorë të Belshit, ka menduar të ndërtojë edhe një linjë të prodhimit të konservimit të peshkut, projekt të cilin mund ta paraqesë shumë shpejt edhe në institucionet e shtetit. Gjatë vitit 2015 buzë liqeneve nisi një fushatë nga Inspektorati Ndërtimor për prishjen e të gjitha objekteve pa leje, të cilat i kanë dhënë liqenit një tjetër pamje. Zona e Dumresë shtrihet midis lumenjve Devoll në jug dhe Shkumbin në veri dhe fillon aty ku mbaron fusha e Pazhokut në Cërrik dhe përfundon atje ku fillon fusha e Myzeqesë. Peshku i kapur në liqenet e Dumresë, shitet ndjeshëm edhe në tregun e Lushnjës dhe Kuçovës. Kryeqendra shekullore e zonës së Dumresë është qyteza e Belshit. Rilindasi i madh Sami Frashëri e kishte projektuar 200 vjet më parë se, kryeqyteti i Shqipërisë të ishte pikërisht Belshi. Sipas tij “mejtimi për të qenë Belshi kryeqytet i Shqipërisë nxitet nga fakti se kjo zonë është kërthiza e vendit tonë dhe se bukuritë natyrore janë vërtetë të pazakonta”. Prania e kodrave të rrumbullakosura e me lartësi të njëjtë që ndahen nga njëra tjetra nga lugina të vogla, i kanë dhënë pllajës së Dumresë një pamje të valëzuar që e bën atë mahnitëse. Dumreja gjatë verës ka temperatura relativisht të larta, e “pushtuar”ndaj ka shanse të zhvillojë jo vetëm turizmin por veçanërisht peshkimin. Dumre është formuar nga thirrjet “Duam re”, pasi mungesa e ujit prej shekujsh ishte torturë që i ka shoqëruar banorët, por që tashmë nuk po ndjehet, pasi janë ndërtuar ujësjellës të rinj.
Liqenet Karstike, të harruarit e Mesdheut
Shqipëria mbetet pa padyshim e mbushur me zona të rralla edhe liqenore. Një prej tyre është Dumreja e Elbasanit, e njohur si një nga perlat karstike më të bukura të Mesdheut. Dhurata më e çmuar janë afro 85 liqene karstike dhe pozicioni i shkëlqyer gjeografik e tepër i favorshëm i saj për t’u zhvilluar në të gjitha aspektet e për t’u bërë një zonë e lakmueshme si nga turistët por edhe për biznesin e peshkimit. Kur shkon dhe shikon mrekullitë që të ofrojnë liqenet e shumta karstike, të vjen keq që nuk është bërë ajo që duhej për Belshin. Sipërfaqja e përgjithshme e liqeneve arrin në 770 hektarë, dhe vëllimin më të madh të ujit në këto liqene, e ka ai Merhoes me 11.3 milionë metra kub. Po kështu, të mëdhenj konsiderohen edhe liqeni i Çestinjës me 97 hektarë; Seferani 87.5 hektarë; i Degës 37.5 hektarë, ndërsa më i vogli është liqeni i Çartallozit, me 0.5 hektarë. Ndërsa më të thellë janë: Merhoja 61 metra; Peraska 51 metra; Çërraga 29 metra; Seferani 20.8 metra etj. Thellësia më e vogël zbret në 10 metra. Karakteristikë e liqeneve karstike të Dumresë, është se ato janë liqene me regjim shiu dhe mbushja me ujë e gropave të tyre përgjithësisht bëhet nga rrjedhja e përkohshme sipërfaqësore. Gjatë stinës së verës ndodh që afro 20 liqene të thahen përkohësisht. Këto liqene kanë tejdukshmëri të vogël dhe në thellësinë 15 metra, në disa prej tyre vihen re shenja të acidit sulfhidrik. Në liqenet e Dumresë gjendet me shumicë edhe torfa, e cila është një depozitim organogjen i karbonizuar. Ndërkohë që të gjitha këto liqene janë shumë të përshtatshëm për zhvillimin e florës dhe faunës ujore e bregliqenore.Intervistë me kreun e Shoqatës së Peshkatarëve Amatorë, Isuf Tafani
“Presim licencimin dhe mbështetjen nga qeveria për industrinë e peshkimit në Belsh”Zoti Tafani, cila është situata më e fundit e peshkatarëve tek ju ?
Zona e Belshit ka resurse të mëdha që rrisin ndjeshëm interesimin e investitorëve. Edhe peshkimi tek ne që mbetet një zanat i vjetër shekullor, mbetet një fushë tek e cila vlen të investosh, vlen të fokusohesh pasi të sjell të ardhura të mira. Pas duhaneve, peshkimi mbetet profesioni i dytë tek i cili janë fokusuar qindra familje belshake. Zhvillimi i biznesit të vogël dhe atij të mesëm sipas strategjive lokale afat mesme dhe afat gjatë të zhvillimit të ekonomisë, është prioritet i shpallur nga pushteti vendor i zonës. Një rol të rëndësishëm në arritjen e zhvillimit të saj, luan padyshim edhe peshkimi. Ne kemi vite që kemi një shoqatë peshkimi amatore, e cila ka zyrat e veta në qytezën tonë, kemi bashkëpunim të mirë edhe me Bashkinë e cila luan promotorin e zhvillimit dhe lidhjeve tona edhe me Ministrinë e bujqësisë. Kjo e fundit vitet e fundit ka rritur praninë dhe interesimin edhe për peshkimin. Kjo industri po shihet si një degë e rëndësishme e cila mund të mbajë gjallë edhe turizmin, edhe ekonominë tonë. 
Si e shikoni të ardhmen e peshkimit tek ju?
Mendoj se pa mbështetjen e qeverisë nuk mund të arrijmë atje ku duhet. Pra na duhet një mbështetje financiare dhe njerëzore me projekte të miratuara, dhe investime të garantuara, duhet të liçensohen peshkatarët dhe shoqatat tona për të patur të garantuara investimet. Me ato liqene që ka Belshi, mund të ngrihet një industri e madhe peshkimi e cila mund të furnizojë me peshk dhjetëra qytete, madje edhe të eksportojmë. Para viteve 1990, ne furnizonim me peshk Elbasanin, por edhe tregun e Tiranës, pasi pëlqehej sepse kishte shije të mire. Kreditimi peshkatarëve, si dhe përmirësimi kushteve infrastrukturore, kujdesi ndaj ndotjeve në liqene, padyshim edhe mbështetja e qeverisë, do të rrisë interesimin dhe zhvillimin e industrisë peshkimit edhe në Belesh. Gjatë pothuajse gjithë vitit kur vijnë turistët vendas dhe të huaj, kërkesa e parë e atyre mbetet “duam peshk liqeni”. Ndaj mendoj se ajo që ka nisur mbarë nga Ministria e Bujqësisë duhet të sjellë edhe rritjen e numrit të peshkatarëve që kreditohen nga bankat dhe fondacionet e ndryshme, duke synuar ngritjen e një industrie të mirëfilltë peshkimi, e cila do të zbusë maksimalisht edhe papunësinë tek ne. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *