Categories
Lajme

Përplasja Cakaj-Daçiç në Varshavë: Kam 28 vjet refugjat

Gjatë Ministerialit të Varshavës, ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj është përplasur me homologun e tij serb Ivica Daçiç. Mësohet se shkak për këtë përplasje është bërë çështja e Kosovës.

Daçiç ka kërkuar që Ministri i Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli të mos jete pjesë e takimit dhe është ngritur për tu larguar nga salla.

Por në këtë moment ka ndërhyrë Cakaj duke i thënë Daçiç-it që: “E di që po më dëgjon, prandaj po të flas. Fjalimi i Daçiç është një retorikë e shekullit XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens. Daçiç ka 28 vite në politikë e unë kam 28 vite jetë. Por për shkak të 28 viteve të tij, unë kam 28 vjet refugjat.”

Pas kësaj, Daçiç ka kërkuar të marrë fjalën sërish, por drejtuesi i takimit nuk e ka lejuar./Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *