More

    Taksa e Kosovës ‘varfëron’ me 100 milionë Serbinë, 20 milionë Bosnjën!

    Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ka humbur miliona euro pas vendosjes së taksës 100% nga Republika e Kosovës.

    Nga nëntori i vitit të kaluar e deri më tani Serbia ka humbur rreth 100 milionë euro. Ndërsa, Bosnja ka humbiur hiq më pak se 20 milionë euro.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës kishte marr vendim me 21 nëntor të vitit të kaluar për masa mbrojtëse prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

    Vlen të theksohet se kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se tarifa do të mbetet në fuqi për aq kohë sa ai të jetë në postin e të parit të Qeverisë. Ai ka thënë se taksa nuk duhet të hiqet pa njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

    Ai ishte këmbëngulës se taksa nuk duhet të hiqet pa njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, duke shtuar se duhet të ndalen kushtëzimet për Kosovën./shqip.info/

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here