Të moshuarit të rrezikuar në verë/ Mjekët: Kujdes nga dielli dhe uji i ftohtë

Nisja e sezonit të plazhit është shënuar me dy viktima. Një 70- vjeçar në Durrës dhe dy të moshuara në Vlorë ndërruan jetë, pasi pësuan atak kardiak me t’u futur në ujë.

“Temperaturat e larta zgjerojnë enët e gjakut dhe duke qenë se zemra nuk ushqen organet e tjera, por edhe veten, sforcohet duke çuar në infarkte” është shprehur mjeku Bujar Mema.

Problematikë e stinës është edhe uji si për të sëmurët.

“Kalimi nga temperaturat e larta të rërës në ujin e ftohtë sjellin probleme për zemrën”, shtoi mjeku.

Mjekët këshillojnë që të sëmuret kronikë dhe jo vetëm të qëndrojnë deri në 11 paradite në plazh dhe pas orës 6 të pasdites. Por zemra jep shenja nëse ka problem.

Shtrëngim në gjoks, rëndim të krahëve, këmbëve e shpatullave, djersë janë shenja që duhen vlerësuar menjëherë”, ka shtuar në fjalën e tij B. Mema.
Mjekët rekomandojnë që njerëzit e predispozuar për problem zemre të kryejnë një kontroll para se të nisen me pushime.

Personat që ndodhen pranë mund të japin ndihmën e parë duke bërë këto veprime.

“T’i ngrihen këmbët më lart në kokë dhe të lajmërohet urgjenca”, është shprehur mjeku.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *