More

    Zbulime të reja për historinë e Aleksandër Molosit, dajës së Aleksandrit të Madh

    -Libri “Epiri dhe Aleksandër Molosi” i Dr. Jani Koçillarit i promovuar në Muzeun H. Kombëtar është i pari libër në Shqipëri rreth kësaj figure

    “Epiri dhe Aleksandër Molosi” është libri i parë ndër autorët e shqiptarë, ku shkruhet për historinë e Epirit në periudhën kur drejtohej nga Aleksandri i molosëve.

    Autori, Dr. Jani Koçillari, historian dhe arkeolog i njohur, nëpërmjet këtij studimi, na njeh në mënyrën më seleksionuese, me rezultatet e kërkimeve të tij shumëdimensionale, që nisin nga kodet e zbërthyera saktë të objekteve dhe rrënojave arkeologjike deri te shkrimet arkivore e historike.

    Pasi ka përdorur një sitë të hollë për materialet e mbledhura nga dokumentet e kohës dhe nga eksperienca në krijimtarinë e tij, Koçillari ka hedhur dritë në Koceptualitetin Historik të figurës të Aleksandërit të Molosëve. Kjo figurë e madhe e historisë ilire, është rishikuar nga të gjitha këndet e vështrimit në vartësi të Historisë, duke mos e zbehur figurën e tij, po autori e sjell me një dimension të ri, për traditën kohore, ku jetoi. Ai ka zbardhur  dukuritë e reja të zhvillimeve, që të shtyjnë në të ardhmen e tij, duke e bërë të njohur si daja I Aleksandërit të madh të Maqedonisë.

    Kur e lexon këtë libër të emocionon, gjen dhe zhvillon mendime e konkluzione të reja. Kupton se ç’domethënie historike kanë pasur martesat e mes brigjeve te detit Adriatik Greqisë, Epirit dhe Ilirisë. Jani Koçillari shprehet se studimi i tij bën fjalë “për një nga personalitetet e mëdha ilire, të mbijetuara nga shartimet e tepërta të historisë”. I shtyrë nga misteret e censurimit të kësaj figure përgjatë shkrimit të historisë së Mesdheut, arkeologu Jani Koçillari na ndriçon rrugën e kalimit nga ajo kohë, në të 
    tashmen. Kujtimet dhe të dhënat burimore ndriçojnë atë epokë, të lavdishme, të pa përsëritshme, të kaluar në laboratorin intelektual të arkeologut dhe historianit Jani Koçillari. Studimi i tij më i fundit pasuron kërkimin e atdhetarëve iluministë,por me individualitetin e vet të spikatur intelektual e profesional, si historian, si arkeolog, si studiues dhe kërkues.  Jani Koçillari jeton në Itali, larg atdheut të tij, por prej andej mendon që të nxjerrë në dritë kulturën ilire. “Unë synoj për një ndërgjegjshmëri, për një frymëmarrje të gjerë, për emancipimin kudo të shqiptarëve ku ata ndodhen për të ditur Historinë e  lashtë të tyre.”, shprehet autori i këtij libri.
    Duke qenë i ri dhe në stadet e pjekurisë, Jani me këtë vepër na jep studimin e tij diturak, historik, publicistik me vlerat e njohura edukative e shkencore. Ky është i pari libër në Shqipëri për këtë figure. Ky është një hap cilësor dhe me ndjeshmëri të lartë. Libri i shkruar në shqip e italisht ka rrjedhshmëri të pastër të argumentit. Puna krijuese dhe kërkimet individuale, janë specifike për stilin e këtij studiuesi. Arkeologu Jani Koçillari ka botuar pak kohë më parë edhe librin e parë të përmbledhur për Qeramikën me Fiqura të Kuqë. Ndërkohë në Itali ai shkruan në “Rivistën” arbëreshe të Kalabrisë,e më gjerë. Veprat e arkeologut dhe historianit Jani Koçillari vijnë pas dhjetëra ekspeditave arkeologjike si në Itali dhe në Shqipëri. Veçanërisht, ky libër ka një lidhje të gjithanshme  Historike në pjesën e Mesdheut, ku spikat nga ana e autorit një njohje e thellë e këtyre kulturave të lashta. Libri “Epiri dhe Aleksandër Molosi” i Dr. Jani Koçillarit hap një dritare të madhe pasqyrimit dhe njohjeve Historike. Sa pak është shkruar dhe folur deri më sot për figurën e Aleksandër Molosit që ishte shtylla kryesore e Epirit, qoftë si burrë shteti dhe udhëheqës ushtarak.

    Sa hije ështe hedhur në sfondin e mjedisit social historik të jetës së së molosëve. Ndaj ndriçimi nga Jani Koçillari është i qartë, sepse ka përshkruar me saktësi bashkimin e fiseve të molosëve në një shtet, dhe si arritën ata tek pajtimi kombëtar, kundër interesave kombëtare të të tretëve të kësaj zone. Ai ka bërë një evokim të historisë epirote. Tërheqëse në këtë libër është analiza e konflikteve dhe luftërave e kontradiktave. I përqendruar në një segment kohor, e sidomos në Taranto, duke vendosur në një situate të intensionuar personazhin Aleksandër Molosi, Jani përshkruan zgjuarsinë e tij si udhëheqës dhe komandat lufte, që është shembull për zgjidhje të menjëhershme, befasuese e virtuoze. Ndërtimi i një figure shumëdimensionale, simbolike i Aleksandërit të Molosëve, me karakter të fortë, ai është shquar për nga urtësia, zgjuarsia, trimëria, përvoja e jetës, si një dhembshuri e madhe për faljen e jetës të robërve të luftës dhe trajtimin e tyre me dinjitet.

    Libri ka variacionet për këtë figure me gjithë këndvështrimet e tij brenda dhe jashtë Historisë, brenda mjedisit të vet. Libri të tërheq edhe për stilin përshkrimor, që kur e lexon ndjen ritmin dhe melodinë që vjen nga e thellësia e shekujve. Ky libër është një kapital shkencor për Historinë Iliro-Epirote dhe Aleksandër Molosit në kontekstin e lashtësisë. Në histori që ende nuk ishte hapur. Jani Koçillari ka nxjerrë nga gjumi historik faktet e asaj kohe dhe u hap rrugën studiuesve të tjerë që të kërkojnë sa më saktë dhe pa “sensacione” e “tullumbace” nacionaliste historinë e origjinës së tij.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu