Më shum

    193 milionë Euro dëm ekonomik më 2018-ën, KLSh ngarkon penalisht dhjetëra zyrtarë

    193 milionë euro është dëmi ekonomik i zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditimet e 2018-ës, ndërkohë ndikimi negativ nga mos arkëtimi i të ardhurave dhe shpenzimet jo eficiente, llogaritet mbi 1,5 miliardë euro, e ndarë 923 milionë euro në fushën e të ardhurave dhe 587 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo eficente dhe pa efektivitet.

    33 titullarë institucionesh, 26 nëpunës të nivelit drejtues dhe persona të tjerë janë ngarkuar penalisht nga KLSh për dëmet e shkatura. Përveç shpërdorimit të detyrës apo shkeljes së barazisë në tendera, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka referuar raste edhe me falsifikim dokumentesh, tregues ky i kryerjes me dashje të dëmit ekonomik.

    Sipas KLSh-së, detyrimet e prapambetura vijojnë të jenë problem për financat publike, ndërkohë që deficiti buxhetor është më i lartë se ai që raportohet nga qeveria. Një pjesë të raportit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ia kushtuar problematikës së koncesioneve dhe kontratave të partneritetit publik-privat.

    Konstatohet se nuk ka strategji të qartë për përdorimin e këtyre instrumenteve për financimin e nevojave për të mira dhe shërbime. KLSh identifikon mungesë të theksuar të monitorimit të portofolit të PPP-ve ekzistuese. Konstatohet se Ministria e Financave nuk raporton sipas standardeve ndërkombëtare stokun e borxhit publik, që vjen nga këto kontrata.

    Referuar të dhënave aktuale në lidhje me 11 kontratat koncensionare, rezulton se shpenzimet faktike nga buxheti i shtetit rezultojnë në shumën 6,4 miliardë lekëve. Ndërkohë që projeksionet flasin se në 2021-shin qytetarëve shqiptarë PPP-të do t’u kushtojnë plot 18 miliardë lekë në vit./Top Channel

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here