Nga : Fahri Xharra
Albanella e vendosur në brigjet e pasura me drunj ulliri u themelua nga shqiptarët e ikur prej qytetit Paestum në shek e 11-të; qytetësa është e ndërtuar mu aty e fshehur nga syri i pushtuesve. Gjetjet arkeologjike gjenden në Muzeun Arkeologjik të Postumit si dhe në muzeun arkeologjik të Napolit.
Është për çudi se si grekët gjejnë kohë për të vizituar të gjitha skutat e “tyre” në botë , vetëm e vetëm që të trashin “të vërtetën “ e tyre për historinë që e ka përvetësuar bota.
Në vitin 1996 Albanella u vizitua nga delegacioni i qytetit binjak në Greqi Thrakomakedones (Nel 1996 a suggello del gemellaggio con il paese greco Thrakomakedones, in occasione della visita della delegazione greca ad Albanella, nella centrale Piazza Cavalieri di Vittorio Veneto, accanto ad una fontana in pietra finemente lavorata, è stata posta una targa scolpita su pietra e di fianco piantato un albero di ulivo che a tutt’oggi cresce rigoglioso.
Ja , shikoni në hartën e postuar se ku gjendet qyteti binjak i Albanelles , Thrakomakedonia.
Të japi edhe disa shënime për qytetësen e Albanellës , shikoni stemën e saj
Stema e Albanelles i paraqet dy trupa qiparisi me dy yje të cilat e paraqesin dhimbjen e madhe të ikjes nga dy qytete antike , atij te Pestumit dhe Kapaqios të shkatërruara nga sulmet saracene të shek 11-të pas Kr. Nëse e përqendrojmë vëmendjen në stemë shohim kurorën me gjethe ulliri dhe bungu ( lisi ); simbolikë kjo pellazge , si dhe yjet pellazge.
Te shkojmë më tutje. Kudo që kërkon gjen vetëm grek e romak , askund dhe thuaje nuk kane ekzistuar as pellazget e as iliret ?
Pestumi ishte qytet i “vjetër “ grek i kohës se “ Magna Graecia “ në Italinë jugore i ndërtuar rreth viteve 600 deri 450 para Kr.
Sipas Strabonit , qyteti ishte themeluar si Poseidonia ( Zoti i detërave ) rreth viteve 600 pr.Kr.
Pyetja ime cilët ishin ndërtuesit e vërtetë të Poseidonias ?Pse , pas sulmit te saraceneve ne shek e 11-të , banoret qe ikën ia vunë emrin qytetëses se re Albanella ?
Ka shumë gjëra , dhe janë aq shumë sa që edhe sikur të punonim me përkushtim për zbardhjen e tyre do të na duheshin dekada të tëra ; lëre më qe nuk lëvizim dot nga vendi sepse na u është ndalur ora historike.