Më shum

    Aeroporti, konflikt financiar. Qeveria i kërkon kompensim për fitimin e tepërt

    Përplasja për cënimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit nuk është konflikti i vetëm që qeveria ka me kompaninë koncesionare Tirana International airport. Parlalelisht mes palëve ka shpërthyer edhe një konflikt I ashpër financiar, që lidhet me rezultatet e auditimit të koncesionit.

    Në kontratën koncesionare është parashikuar një nen i cili i jep të drejtën si qeverisë ashtu dhe kompanisë private, të kërkojnë kompesim nëse njwra nga palët fiton më shumë nga skenari bazë i koncesionit. Duke shfrytëzuar këtë hapsirë, vitin e kaluar qeveria pajtoi një kompani të pavarur financiare për parë nëse TIA kishte fituar më shumë para nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar sipas kontratës së lidhur në vitin 2004.

    Raporti I përpiluar nga audituesi BDO, gjeti se në 15 vitet e koncesionit, pra në periudhën 2004-2018 kompania koncesionare e aeroportit ka fituar 84 milionë euro më shumë nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar.

    Pas gjetjeve të raportit, qeveria ka nisur negociatat për të kërkuar kompensim ekonomik nga TIA. Qeveria pretendon se koncesionari duhet të kompnesojë fitimet e tepërta që ka realizuar ose duke ulur çmimin e biletave ose duke I derdhur ato në buxhet, pasi sipas saj kjo është e parashikuar në buxhet, por palët nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje.

    Pas grabitjes me armë të avionit në ambientet e aeroportit, konflikti mes qeverisë dhe koncesionarit është thelluar edhe më shumë. Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se nga tani qeveria nuk do të negociojë me me drejtuesit lokalë të TIA-s, por do të kërkojë kontakte me drejtuesit qendrorë të komapanisë që zotëron koncesionin, një kompani ofshore nga Singapori me emrin REAL FORTRESS PRIVATE LIMITED.

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here