Categories
Të gjitha

Autorë dhe studiues që kanë shkruar dhe argumentuar mbi historinë shqiptare

Për të gjithë skeptikët ,primatet më te pa epur ndaj etnosit shqiptar ,përfshi këtu akademikë dhe institucionin e saj ASH ve” të “Shqipërisë”:

Kam paraqitur ketu në këtë permbledhje një numër të konsiderueshëm, autorë-studiues ,
historiane,gjuhëtarë,albanologë,letrarë ,vendas me origjinë shqiptare dhe te huaj etj ,të cilët: 
Kanë studiuar,hulumtuar,shkruar dhe argumentuar mbi historinë e antikitetit të lashtë dhe gjuhën e folur atëhere nga fiset (popujt)të cilën, e trashegojme ne shqiptarët e sotëm.

GOTFRID VlLHELM LAJBNIC (1646–1717)

Në historinë e studimeve rreth gjuhës dhe popullit shqiptar, ndoshta filozofi i njohur Lajbnic ishte i pari qe u mor me lidhjen e shqipes me gjuhët e tjera. Në letrën e tij të 10 dhjetorit 1709, e cituar me 1897 në revisten rumune Albania, deklarohet se studimet e tij te librave shqip, midis të cilëve edhe nje fjalor, e bindën se :shqipja ështe gjuha e Ylireve të lashtë .

HANS ERIK TUNMAN (1746–1778)

Ky historian suedez, profesor në Universitetin e Halles në Gjermani, ishte një nga albanologët e pare, që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës dhe te popullit shqiptar. I cuditur nga prania e një populli jogrek e josllav në Gadishullin Ylirilk. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine e bizantine dhe studioi fjalorin trigjuhësh të Theodhor Kavaljotit (greqisht, sllavisht e shqip) të botuar me 1770. Në veprën e tij “Hulumtime për historinë e popujve të Evropës Lindore” (1774) arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autoktonë të popullsisë së lashtë Ylire, të cilët as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.

JOHAN GEORG VON HAN (1811–1869)

Ky austriak, i diplomuar per drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, shërbeu si gjykates në shtetin e sapo formuar Arbanit-“grek”, ku arbanitët shqiptarë e mahniten me gjuhën e tyre shqipe, që ishte aq e ndryshme nga “greqishtja” e cila, nuk flitej pothuajse fare askund. Në vitin 1847 u emërua si nënkonsull i Austrise në Janinë, ku iu fut edhe studimit të gjuhës shqipe, se bashku me gjuhëtarin Kostandin Kristoforidhi, dhe bëri udhetime të shumta anekend Shqipërisë. Me 1854 ai botoi veprën e tij themelore, me tre vëllime, “Studimet Shqiptare”, mbi kulturën, gjuhën dhe historinë shqiptare. Burimet antike e bindën se Ylirët, epirotët dhe maqedonasit nuk ishin grekë, por ishin me të vjetër se ata dhe e kishin prejardhjen nga pellazgët e lashte. 
Ai ishte, ndoshta, i pari qe studioi fjalorin e ylirishtes së vjetër. Ai vërtetoi se shume emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdim i drejtpërdrejtë i emërtimeve të dikurshme ylire dhe hartoi rregulla per shpjegimin e ndryshimeve fonetike, që kishin ndodhur tek emrat e vendeve me kalimin e shekujve. Kjo bëri që të arrinte në përfundimin se gjuha shqipe ishte vazhduese e drejtpërdrejtë e ylirishtes, kurse vetë ylirishtja rridhte nga pellazgjishtja. Te gjitha këto hulumtime dhe studime të tij ,ai i pershkruan mjaft mirë në veprën (liber) Enigma.

FRANC BOP (1791–1867)

Gjuhëtari i shquar Frane Bop ishte profesor ne Universitetin e Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësise krahasuese historike indoevropiane. Ne moshën 25 vjecare ai botoi veprën e tij të pare “Mbi sistemin e zgjedhimit të sanskritishtes në krahasim me greqishten, latinishten, persishten dhe gjermanishten”.
Kur u njoh me shqipen, ai vuri re një ngjashmëri midis saj dhe sanskritishtes në gramatikë, në rrënjët e fjaleve, si edhe në tingujt e diftongjet. Ai analizoi numërorët dhe përemrat e shqipes dhe, më pas, bëri një analizë të strukturës se saj gramatikore dhe të fjalorit. Ai vërejti ngjashmëri midis fjalorit të shqipes, nga njëra anë: dhe atij te armenishtes ose të gjuhëve balltike, letonishtes dhe lituanishtes, nga ana tjetër, vecanërisht ne këto fusha: pyllëtari, bujqësi, punim druri, prodhime blegtorale, ekonomi shtëpiake, emërtimet e bimëve, të kohës, kafshëve, bagëtisë, sëmundjeve, pjesëve të trupit, si edhe termat sociale e juridike.
F.Bop e botoi veprën e tij me 1854, duke vërtetuar përfundimlsht se shqipja ben pjese në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe nuk rrjedh nga ndonjë gjuhë tjetër simotër në kontinent, si dhe prejardhjen e gjuhës greke-latine te cilat ,nuk janë asgjë tjeter përveçse plagjiatura të shqipes.

DHIMITER KAMARDA

Kamarda, një filolog italian me origjinë shqiptare, ne librin e tij “Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe”, të botuar ne Livorno me 1864, vërtetoi me dokumente lashtësinë e gjuhës shqipe. Duke ecur në gjurmët e Hanit, ai bëri, gjithashtu, edhe një krahasim të rendësishëm filologjik te rrenjëve në sanskritisht, persisht, latinisht, greqishten klasike dhe shqip. Nga analiza kritike e dhjetra burimeve shkenecore ai arriti në përfundimin se :Gjuha e popullit shqiptar ishte nder me te vjetrat e të gjithë popujve të Europës.

GUSTAV MAJER (1850–1900)

Majeri, një profesor austriak ne Universitetin e Gracit dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, u specializua në fushën e studimeve historike të gjuhëve indoevropiane, greke, turke e shqipe. Botimi i tij themelor “Mbi pozitën e gjuhës shqipe ne rrethin e gjuhëve indoevropiane”, i vitit 1883, u pasua nga tetë dhe ndoshta më shumë punime shkencore si: Ai mbi formimin e shumësit të emrave, studimet krahasuese rreth numërorëve të shqipes dhe të gjuhëve të tjera indoevropiane, si edhe ato rreth historisë së Shqipërisë, gramatikës, fonetikës historike, gojëdhënave, poezisë dhe proverbave popullore, te mbledhura në dialektet e krahinave të Shqipërisë dhe në ngulimet arbëreshe në Itali dhe More. Ai njihet vecanërisht për hartimin e Fjalorit etimologjik te gjuhës shqipe, me 1891. Ne sajë të studimeve të thella shkencore ky albanolog i shquar arriti në përfundimin se gjuha shqipe rridhte nga ylirishtja dhe përbënte një degë me vete në familjen e gjuhëve indoevropiane.

EDUARD SHNAJDER (1870–1934?)

Shnajderi, një studiues francez qe shërbente në qeverine osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij mbi “Pellazgët dhe pasardhesit e tyre” (1894) një leksion të hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si : Tingëllimi me i pastër e me besnik i gjuhës pellazge”.

Mauricio Druon .
Sekretar i Akademisë frënge ka shkruar dhe thënë për popullin shqiptar:
“Shqiptarët e sotëm janë pasardhës te pellazgëve dhe qê, janë më të vjetër se vetë historia.
Stërgjyshrit e tyre merrnin pjesë në luftën e Troyes , nga njëra anë Hektori dhe (ana tjetër) Akili qe, të dy të së njëjtës etni .

HOLGER PEDERSEN (1867–1953)

Gjuhëtari i shquar danez, Pedersen, punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë krahasuese indoevropiane ne Universitetin e Kopenhagenit. Interesimi i tij për gjuhët indoeuropiane bëri që, fillimisht, të përqendrohej te shqipja e, me pas, edhe te keltishtja e armenishtja. Pas vizitës që bëri ne rivierën shqiptare, me 1893, per 15 vjet me radhe ai botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vlefshme rreth aspekteve të vështira të gramatikës historike te shqipes, si: problemet fonetike me gjininë asnjanëse, tingujt grykore dhe struktura gramatikore. Gjithashtu, ai mblodhi dhe botoi folklorin shqiptar. Një studim i tillë shkencor e bindi atë se: Gjuha shqipe rridhte nga pararendës të saj indoevropiane yliret.

KRISTIAN SANDFELD-JENSEN (1873–1942)

Ky nxënës i Pedersenit i mbaroi studimet në Universitetin e Kopenhagës dhe ne sajë te talentit të tij në fushën e gjuhësise u emërua si, profesor i romanistikës, punë që e bëri deri sa vdiq. Ai ishte ndër të parët që shpjegoi afëritë midis gjuheve ballkanike, pjesëtare te grupeve të ndryshme gjuhësore, si rrjedhojë e bashkëjetesës së këtyre popujve që në kohët me të lashta, por vecanërisht gjate pushtimeve romake, bizantine dhe osmane. Ai e përcaktoi shqipen si nje nga gjuhet me te vjetra te Ballkanit dhe burimi i nje vargu tiparesh të pastra gramatikore e sintaksore në Ballkan, si: pozicioni prapashtesor i nyjës, zhdukja e paskajores dhe zëvendësimi i saj me lidhoren, formimi i kohës së ardhme me foljen ndihmëse dua,është etj. Gjithashtu, ai pranoi prejardhjen e shqipes nga ylirishtja.

NORBERT JOKLI (1877–1942)

Jokli, gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-cifute, bibliotekar në Universitetin e Vjenës dhe studiues i shquar i gjuhëve indoevropiane, ia kushtoi gjithë jetën e tij studimit të gjuhës shqipe. Ai shquhet për lëvrimin e fushave të ndryshme, si ajo e etimologjisë dhe e fjalëformimit, e marrëdhënieve të shqipes me gjuhet e tjera të lashta në, fonetike dhe morfologjinë historike të gjuhës shqipe, të cilën e përcaktoi si gjuhë indoevropiane. Para se të shpërthente Lufta II Botërore atë e ftuan tu mësonte albanologji studiuesve të talentuar shqiptarë, mirëpo vdekja e tij në nje kamp përqëndrimi nazist e privoi Shqipërinë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.

MAKSIMILIAN LAMBERT(1882–1963)

Gjate nje udhëtimi neper Greqi, Lamberti dëgjoi disa barinj shqiptarë duke folur në gjuhën e tyre amtare, e cila i ngjalli kureshtjen shkencore per të hulumtuar dialektin e arbëreshëve të Italisë së Jugut. Pas vizites që bëri në Shqipëri si emisar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, ai menjëherë u shqua si studiues i folklorit dhe i mitologjisë shqiptare. Si u vendos në Laipcig, i vazhdoi studimet në fushën e albanologjisë, mbajti leksione rreth saj në universitet dhe ne vitet 1954-59 hartoi dhe botoi Kursin e gjuhës shqipe, në tre vëllime. Studimi i tij per emrat e përvecëm dhe besimet popullore mbështeti tezën e prejardhjes se shqiptarëve nga ylirët dhe të gjuhës shqipe nga ylirishtja.

ZEF SKIROI (1865–1927)

Ky filolog i shquar italian, ashtu si Kamarda, ishte me origjinë shqiptare dhe, së bashku me mikun e tij të ngushtë, Joklin, ishin frymëzuar nga Gustav Majeri. Ndër studiuesit e huaj të këtij shekulli, Skiroi, Jokli dhe danezi Pedersen janë konsideruar si tri albanologët me të shquar. Hulumtimet e profesor Skiroit nxorën në dritë librin e tij Gjuha Shqipe, botuar në Rome me 1932.

Ndersa një varg studiuesish Arbëreshë, duke përfshirë të madhin Jeronim De Radën (1814–1903), Zef(Xhuzepe) Krispi, pohuan origjinën e shqipes si nje gjuhë indoevropiane me prejardhje nga pellazgjishtja përmes Ylirishtes.

Jeronim De Rada (28/02/1814)–(23/12/1903)

Poet, publicist,folklorist,filolog,mesuesi dhe letrari Jeronim De Rada ,duke qënë një studiues i mirë i letersisë antike dhe moderrne shkroi veprën “Lashtesia e Kombit Shqiptar” ne vitin 1864 ,ku na pareqet dhe argumenton binshëm shkencërish historine dhe prejardhjen e gjuhës shqipe.
Nje ndihmesë të madhe ai i dha çeshtjes kombetare me botimet ne “Revisten 
“Flamuri i Kombit “(1883–1835).
Megjithëse veprat e De Radës janë të shumta ,një ndër to spikat dhe ajo mbi Heroin tone kombetar”Skenderbeu”,të cilën e mbajti për një kohë të gjatë (1837–1896).
Në këtë vepër ai ka shkrirë mjaft mirë ,shumë nga këngët dhe poemat që ,kishte botuar me parë.
J.de.Rada u vleresua mjaft dhe nga rrethet letrare europjane për këngët e Milosaos.

Xhuzepe(Zef)Krispi.

Studimi moderrn i gjuhes shqipe ka filluar me dijetarin Z.Krispi i cili, në vitin 1831 botoi librin 
“Shqipja Nëna e Gjuhësive”!
Ky është një studim madhor për gjuhën tonë shqipe dhe qe: z.Zef Krispi duhet ta njohim si themeluesin e studimit modern të gjuhës shqipe dhe Albanologjisë.
Prandaj dhe vepra e tij (libri) ,duhet të jetë udhërrëfyesi ynë për të gjithë studiuesit e historisë dhe gjuhësisë së Shqipes.
Në Yliadën e Homerit ai zbuloi që, ishte shkruar me alfabetin e abecidarit pellazg-ylir dhe, kuptimi i veprës shpjegohej nëpërmjet gjuhës shqipe prej nga, kultura Pellazge Vince–Turde(mijevjeçari i 6 para e.s) dhe, i parhapur më pas e.s .në viset e tjera të mesdheut ,ku u krijuan gjuhët latine–greke.
Vlen te përmendim se, 
J.de Rada dhe Z.Krispin kanë qënë miq te ngushtë dhe, bashkëpunëtorë tē mirë midis tyre në fushat shkencore studimore të :
Historisë–Letërsisë–gjuhësisë etj .
Pra si rezultat i punës dhe veprave të tyre trashegojmë një thesar të paçmuar !

Disa shkrimtarë të hershëm shqiptare ishin shumë krenare per lashtesine e gjuhës së stërgjyshërve të tyre.Penda dhe puna e artë e Frashërllinjëve , Naim Frashëri letrari i madh i shqipes që, i shkroi dhe këndoi nepërmjet librave te tij Shqipès, Vaso Pasha, gjuhëtar katolik, i emëruar guvernator i Libanit nën perandorinë osmane, shkroi studimin e tij të njohur “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptaret”, botuar në Londër me 1879. Ai argumentoi se perënditë e lashta “greke” ishin huazuar nga stërgjyshërit pellazgë.

Gjuha shqipe është përcaktuar si nje nga pjesëtaret me të vjetra të familjes indoevropiane edhe nga filologë të tjerë të njohur. Njëri prej tyre ishte francezi Antuan Mejer, i cili botoi në Paris, me 1918, “Gjuhët ne Evropen e Re”. Nje tjetër është anglezi Jozef Suajer, i cili me 1929, pas pesë vjet kërkimesh të gjithanshme në Shqipëri e gjetkë, botoi librin e tij Shqipëria: Lindja e nje Mbretërie. Ai arriti në përfundimin se raca shqiptare e ka prejardhjen nga emigrantët e hershëm Arianë dhe gjate kohës historike është përfaqësuar nga Trako-Ylirët Epirotët dhe Pellazgët të cilët: Dikur patën populluar të gjithe Gadishullin Ylirik që nga Danubi deri në detin Egje. Ai vuri ne dukje se shkrimtarët,filozofet dhe historianet e vjetër te cilet cilesoheshin si “grekë”,nuk ishin te tille pasi, emertimet e tyre shpjegoheshin me gjuhen shqipe .Duke cilësuar epirotët si johelenë dhe se banorët e Maqedonisë, Ilirisë dhe Epirit flisnin gjuhë të njëjtë dhe kishin zakonte të ngjashme, arriti ne perfundimin se i gjithe Gadishulli Ylirik banohej nga e njejta etni me shumëllojshmëri fisesh.
Më tej, gjuhëtari shqiptar Leonidha Ndrenika hulumtoi rreth 60 burime historike, filologjike e letrare në bibliotekën e Vatikanit dhe gjetkë ne Itali. Me 1936 ai botoi në Shkodër rezultatet e kërkimeve të tij në librin / Pelasgi e la Loro Lingua (Pellazgët dhe gjuha e tyre). Në të ai hartoi, ndoshta, të parin fjalor krahasues në llojin e vet, i cili vërteton nepermjet fjalëve të gjuhes shqipe se: greqishtja dhe latinishtja jane thjesht plagjiatura te gjuhës shqipe dhe janë më të vonshme në perdorim (folur)nga popullsia e këtyre vendëve që, më parë se te krijoheshin ato, flisnin gjuhen Ylire=Shqipe.

Spiro Konda

Studiues ,filolog dhe historian.
Eshtë i vetmi që, mbrojti tezën e prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgët përgjate shek te kaluar(regjimit komunist).
Vepra e tij “Shqiptarēt dhe problemi Pellazgjik”, botuar në vitin 1964.
Spiro Konda studioi që nē fillim çështjen Pellazge ,kur ishte student ne Universitetin e Athinës ku u dipllomua për Filologji Klasike.
Atje ai u njoh me disa aurorê shkencorë të atij universiteti si, profesor Haxhillaqi, dhe profesori i arkiologjisë arbaniti 
Dhimitër Arbaniti.
Ishte pikërisht Dh.Arbaniti që, e nxiti S.Kondën te shktuajë veprën e tij kur të kthehej ne Shqipëri ,dhe te takonte apo bindëte kreret e shtetit shqiptar të kohës se:
Antikiteti i lashte i njerëzimiț flet shqip dhe, nuk ka të bëje fare me asnjë lidhje etnike-genetike,historike-kulturore, shkencore-gjuhēsore me shtetin fallc “grek”.
Ndaj dhe i nxitur nga këto burime te sakta shkencore arkiologjike të Dh.Arbanitit ,
Spiro Konda botoi veprën e tij mbi “Prejardhjen e Shqiptareve nga Pellazgët”,ku të gjitha mbishkrimet e antikiteti të lashtë shpjehohen apo deshifrohen me anê te gjuhës shqipe.
Por vepra dhe Spiro Konda u la në harresë nga Akademia e Shkencave Shqiptare e cila, ishte nën i fluencën e Eqerem Çabej it .

Zaharia Majan

Historian,etimolog,filolog dhe Albanolog.
Me veprat e tij mbi popullin Etrusk ,
Fundi i misterit Etrusk ,ai hodhi dritë për te cilët , po mbyllej kapitulli i tyre si ,popull i zhdukur(humbur) dhe se ,gjuha e tyre e gjendur ne qindra mbishkrime, sarkofagë, varre etj ,nuk përngjante (ngjasonte) me asnjë nga popujt në ditët e sotme .
Por Z.Manjiani ju tha stop këtyre manipulimeve me dy veprat e tij madheshtore: Etruskët filluan të flasin, 
Etruskët flasin shqip.

Aristidh Kola (08/07/1944)–(01/09/2000)

Me nje sërë veprash si ,”Prejardhja e Heleneve” ku ,spikat se banorët e lashtë të “greqisë” janë Arbanitet të cilet flasin e trashegojnë gjuhën dhe kulturën të vetë Ylirëve(Elinëve)(Helenëve) ,pra “këtyre “grekërve” të stisur(krijuar).
Nje vepër tjeter e tij është ajo
“Gjuha e Perëndive” e cila, hedh dritë mbi lashtësinë e pellazgëve dhe se, gjuha Arbanite është gjuha e perëndive .
Pra është pikerisht kjo gjuhë që,përmënd Homeri nga e cila morën emër perënditë.
Po në te njëjtin përfundim ka dalë edhe 
Dhimitër Kamarda nga Toskana (jugu i Italisê).
Aristidh Kola hedh poshtë tezën e indoeuropjanizimit ,dhe këmbëngul duke u mbështetur ne fakte konkrete si:
Gjuha-Rrënjë”nga e cila ,kane rrjedhur gjuhet e tjera është, Pellazgjishtja si;
Gjuha e popullit e cila, themeloi qyteterimin boteror.
Ja se si e shpjegon shkurtimisht A.Kola kundershtinë e tij ,mbi sundimin e pa bazuar shkencor lidhur me I.E in tek kjo çështje kaq e mprehtë:
1) Dëshmi, legjenda, tradita,fjalë ,monumente për pellazgët që, nga Gadishulli Iberik (Spanjë)
e deri në Indi, ndêrsa asgjë për indoeuropjanet.
2) Teoria IE ne ,është pjellë e fantazisë shkencore që, u mbështet në bashkësinë e rrënjëve gjuhësore ,prej nga Europa deri në Indi.
Ndërkohe që ,kjo bashkësi shpjehohet fare mirë me teorinë pellazgjike.
Pse atëherë kjo, nuk u quajt” Teoria-Pellazgjike?!
Pse ,nuk u quajt “Bashkegjuhësi-Pellazgjike” por, Indoeuropjane ose indogjermane ?!
Pra ,nuk besoj se ,këtu shkenca ka ndihmuar vetë ate pasi: Bie në kundërshti me disiplinat shkencore te saj siç jane, gjuhësia, arkiologjia, morfologjia,antropologjia,letersia gjuhësore krahasuese, emërtimet, toponimet, etnonimet, antroponimet etj.
3) Djepi i IE ve ,percaktohej me bindje të plotë në brigjet e lumenjëve Gang dhe Indos gjatë shek te kaluar .Më vonë u transferua në Kaukaz ,në Pamir dhe, tani se fundmi ndërroi vënd në Evropë, gjithnjë me po të njëjtën bindje fanatike!
Pra besoj se kaq mjafton për të mos u zgjatur më tej dhe lodhur lexuesin ndonëse, kam lënë pa përmendur dhe shumë autore të tjerë që, kane shkruar rreth çeshtjes Pellazge-Ylire.
Për më shumë mund të lexoni veprat e te madhit Aristidh Kola si dhe, mjaft studiuesve të tjerë.

EQREM CABEJ (1908-1980)

Studimet e larta i mbaroi në Austri, ku u specializua per gjuhësi krahasuese indoevropiane. Per gati gjysmë shekulli ai bëri studime, botoi e dha mësim në fushën e gjuhësisë shqiptare, ndonëse bëri hulumtime edhe në lëmin e etnografisë, folklorit, historisë, letërsisë, gjuhesise etj .Ai nuk doli ne perfundime konkrete dhe te sakta mbi prejardhjen e gjuhes shqipe .
Ne studimet e tij te gjuhesise se krahasuar E.Çabej nje numer mjaft te madh fjalësh arkaike te shqipes i cilesoi si ,te huazuara nga sllavishtja dhe greqishtja pa na treguar burimet e sakta te emertime ,toponimeve, etnonimeve, antroponimeve ,etnotopografike te perdorimit te ketyre fjaleve si dhe, mangesine etimologjike qe, ai ndoshta nuk diti ose e anashkaloi .Duke e cilesuar nje pjese te madhe te leksikut te gjuhes shqipe si ,te huazuar nga sllavishtja dhe greqishtja pa asnje motivim shkencor etimologjik krahasues ,ai e demtoi mjaft shkencen e historise, trashegimnisë dhe gjuhësisë shqipe !
Megjithese per gati 50 vjet E.Çabei ju perkushtua historise, etnografise,gjuhësisë, letërsisë etj . Pra Akademia e shkencave dhe gjithe disiplinat shkencore përgjate kohës së duktaturës komuniste , nuk dolën në përfundime të sakta për të ,argumentuar prejardhjen Pellazge-Ylire te shqiptareve si dhe, gjuhën e folur e të shkruar shqipe prej nga antikiteti e deri më sot e cila, trashegohet nga vetë ne shqiptarët.
Përdorimi dhe shkrimi i gjuhës shqipe mbeti si fakt i dokumentuar jo me herët se, Meshari i Gjon Buzukut pra ne vitin 1555 dhe, nuk u mundesua ti referohej shume historianëve, studiuesëve ,gjuhetarëve,albanologëve te huaj dhe me origjinë shqiptare që, vërtetojne dhe argumentojnë për shkrimin e gjuhës shqipe qe ne kohën e antikitetit të lashtë si pas ardhëse e gjuhës pellazge-ylire!

(1990–2019)
A.SH të Shqiperisë nën “diktatin” e injorancës vazhdon të udhehiqet nga linja e vjetër 
pansllaviste-komuniste, nën influencën të shtetit fallc “grek” etj ku, kreret e kesaj Akademie shkencash që,nga Ylli Popa e Myzafer Kurkuti ,instituti i Albanologjisë etj, 
Nuk prodhoi asgjë shkencore për 29 vjet si nga fusha e historisë dhe gjuhësisë !
I vetmi botim shkëncor ishte ai gjuhësor ,Fjalor Etmiologjik i Gjuhës Shqipe vepër e “akademikut” Kolec Topalli i cili me, recensë shkencore nga Instituti i Gjuhësisë se Albanologjisë konkrerish z.A.Omari cilëson gjuhen shqipe si :
Të huazuar nga sllavishtja ,greqishtja etj,deri në masën 93% të saj!!!

Pra të ndodhur në këto kushte me të drejtë na lind pyetja, përse “Akademikët” e Shqipërisë vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e tyre duke, u paguar nga taksa paguesi-popull kur: Ata ,nuk jane të aftë profesionalisht për të shkruar, faktuar,argumentuar dhe mbrojtur gjuhën,kulturën,historinë,trashëgimninë pra ,Identitetin tonë kombëtar?!

Punoi: Enkel Muço

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *