Më shum

    Dumrea dhe 85 Liqenet një bukuri turistike!

    Dumrea ndodhet fare pranë Elbasanit, Tiranës, Gramshit dhe Kuçovës, me një bukuri të rrallë dhe një histori tepër intriguese. Në përgjithësi është një zonë me një peizazh natyror që të bënë për vete në të katër stinët por më interesante është pranvera dhe vjeshta, ku bimësia pikas me ngjyrat e saja të theksuara shkruan shqip.info Gjithë krahina numëron rreth 84 liqene karstike, midis tyre ka dhe të vegjël fare, por të gjithë janë të bukur dhe kanë karakteristikat e tyre.

    Kanë një florë befasuese sidomos në pranverë. Disa numërohen me emra për bukurinë e tyre si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë, karakteristikë për ujrat e këtyre liqeneve që tërheqin vëmendjen e vizitorit. Fauna e liqeneve është e pasur me peshq të llojeve të ndryshme.

    Sipërfaqja e tyre e përgjithshme është rreth 640 ha, ndërsa aftësia ujëmbajtëse 26 milion m3 ujë, që përdoret nga fermerët edhe për vaditjen e kultivimeve të tyre gjatë verës. Janë liqene kryesisht me regjim shiu, që mbushen nga reshjet që bien. Disa nga liqenet më piktoreskë janë ai i Belshit, Merhojes, Seferanit, i Degës, Liqeni i Kuq, i Paraskës, i Marinzës, etj.

    Rreth 26 nga liqenet e zonës së Dumresë shfrytëzohen për peshkim të kontrolluar e të menaxhuar profesionalisht për mos dëmtimin e rasave dhe faunës nënujore. Peshku i kapur konsumohet tërësisht nga banorët e zones ose dhe në qytetin e Elbasanit.

    Belshi dhe liqenet e tij, kanë edhe një histori të vjetër e të lashtë qytetërimi.

    Belshi të befason dhe me vlerat historike dhe arkelogjike të tij. Në qendër të historisë qëndron kalaja e Gradishtës, historia për princin ilir të Belshit, gjurmët dhe ritet e Afërditës ilire të periudhës helenistike të Belshit. Gradishta është një fshat i zonës dhe e ka historinë e vet që nga periudha mesme e bronzit.

    Është quajtur dhe “Akropoli” i Dumresë, me një lartësi 180 m nga ku Dumrea shihet si në pëllëmbë të dorës. Gradishta ka vlerë monumentale jo vetëm natyrore, por edhe arkeologjike. Në shek. VI p.e.s. ishte qendër urbane, ndërsa në shek IV-I p.e.s. u kthye në qytezë të fortifikuar të krahinës së fisit ilir të parthinëve.

    Në perëndim të qytezës, në liqenin e Seferanit, ishte faltorja e Afërditës dhe kulti i saj ushtrohej duke hedhur në ujë enë e terrakota si dhurata për perëndeshën. Është kjo arsyeja që herë pas here edhe sot zhytësit gjejnë në fundin e liqeneve relike të rralla terrakote.

    Duke njohur historinë e lashtë të kësaj treve, ka pas një ide të Sami Frashërit që qyteza e Belshit të ishte kryeqytet i Shqipërisë. Belshi me liqenet e tij të panumërta, me kodrat e buta e të pyllëzuara,  me resurset e mëdha natyrore dhe me njerëzit e tij punëtorë, falë investimeve qe janë bere dy vitet e fundit po bëhet një qendër e vizitueshme turistike.
    Ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme, ndërtimi i Boshtit të Qendrës, Berat-Kuçovë-Belsh-Elbasan-Tiranë, rikonstruksioni i rrugës Belsh-Lushnjë, mirëmbajtja e tyre në gjëndje të mirë pune, do të bëjnë që të gjitha rrugët e Shqipërisë së mesme të kryqëzoheshin në Belsh për shkak të pozicionit të tij gjeografik.

    Zona e Dumresë dhe Belshi në vecanti po kthehet në një atraksion të përhershëm turistik dhe po merr një zhvillim ekonomik që deri dje nuk e gëzonte.

    Është një zonë bujqësore tepër e zhvilluar, le të kthehet dhe në një zonë turistike me përparësi natyrën, mjedisin, kulturën dhe historinë.


    Krahas turizmit, e ardhmja e zonës është bujqësia dhe blegtoria, pasi Dumrea ka kushte të përshtatshme klimatiko-tokësore për kultivimin e shumë kulturave bujqësore, veçanërisht të drithrave të bukës, duhanit, perimeve, rrushit dhe pemëve frutore. Dumrea ka dhe pasuri të tjera që presin të shfrytëzohen, siç janë rezervat e mermerit të kuq në fshatin Kosovë nga ku janë shfrytëzuar dikur./shqip.info/

    Liqenet e Seferanit!
    Liqeni i Belshit!
    Dumrea nga lart!

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here