Më shum

    Pse dalin në rrugë Arbëreshët e Argjentines ?

    Ja pse dalin në rrugë, në rrugët e Buunos Airesit, shqiptarët e Argjentines , sepse duan të tregojnë që janë gjallë , që frymojnë shqip .I shihni  në  foto , me veshje kombëtare, me flamur kombëtar , me flamurin e Skënderbeut.


    “Në këtë festë njofton Kryekancelari i Kishës Ortodokse në Argjentinë, Hirësia e Tij, Aleksandro Greco, kan marrë pjesë dhjetra familje arbëreshe, të veshura me kostumet e tyre folklorike, duke u lutur, kënduar dhe kërcyer, së bashku me grupe të tjera në këtë festë nga Shoqëria “Miqtë e Kolektivitetit”, dhe një grupi i Baletit Shqiptar…”

    Ata nuk dolën në rrugë  të imitojnë Kishën, por ata i treguan Argjentinës që janë kush
    janë  dhe me dëshira 600 vjeçare : ‘Rroftë Atdheu ynë i dashur! Zoti i bekoftë të gjithë herojtë e kombit tonë që u sakrifikuan për lirinë e drejtesinë e kombit tonë!!! Rroft Iliria e Shejt! Rroft Dardania Sacra!!! Rroft Shqipria dhe Historia jonë Pellazgo – Ilire! Une jam krenar per ty , Flamuri Kuq e Zi më i bukur në botë! Kuq e zi jan ngjyrat tona, në flamur jeton Shqiponja, kokën lart e shum krenar, i themi botës, se jemi Shqiptar! Rrnoft krejt Shqiptarija – Pelazgo – Illyrian një nga shtetet më të vjetra në këtë planet që askush s’mund të na hup farën Shqiptare!”

    E kemi një ndryshim, këtyre iu prinë  Alejandro Greco , Arkipeshkvi  shqiptar ( me origjinë nga arbëreshet e Italisë ) , i cili  krahas lutjeve të tia nga feja që i takon , “ gjematit’ i tregon se kush janë, nga kanë ardhur dhe cili ishte atdheu i tyre i pare dhe pse dhe kur  kanë ikur nga Arbëria

    Sociedad Albanesa de Berisso(Berisha), ka edhe kishën e saj, si dhe qendrën kulturore Arbereshe. Kolektivi shqiptar i Berisso “La Sociedad Albanesa de Berisso”,( Sociedad Albanesa de Berisso, është formuar në 1907, dhe qendra e tyre ka qenë në Calle Valparaíso y Río de Janeiro.

    Në katundin Berisso(Berisha) në provincën Buenos Aires, Argjentinë, e cila është pjesë e zonës urbane të Komunës, Greater La Plata e cila ka një popullsi prej rreth 95 mijë banorë ( regjistrimi i vitit 2001), thuhet se jeton edhe një komunitet mjaft i gjërë Arbershë. Ku rrënjët e tyre, zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut, që u shpërngulën në Argjentinë shekuj më parë. ( Sociedad Albanesa de Berisso, është formuar në 1907, dhe qendra e tyre ka qenë në Calle Valparaíso y Río de Janeiro).
    Aktualisht, ata janë në Argjentinë, aq shumë sa që Shoqëria Shqiptare e Berishos – Sociedad Albanesa de Berisso, ka edhe kishën e saj, si dhe qendrën kulturore Arbereshe. Kolektivi shqiptar i Berisso “La Sociedad Albanesa de Berisso”, e cila është një Shoqëri, që ruajtur deri në ditët e sotme traditën arbereshe, sipas rrjetit social Facebook, ka kremtuar festën e “Kurorzimit të Mbretëreshës” së saj të re.
    Të kalojmë në Tiranë, qindra mijëra “ besimitar “  dalin në rrugë , për të treguar se kur u bënë turq!
    Me plotë gojen e them që askush nuk i obligon që të ndërrojnë fenë, feja është vullnet individual ; fatbardhësisht që egziston me  Kushtetutë e drejta e besimit . Pra, fatbardhësisht !
    Gabimi i rëndë i i kryeimamit të Shqipërisë është pse  e përkarhu  faljen në rrugë. Falja bëhet në objektat e kultit, objekte të cilat janë me qindra.
    Çka ka nevojë t`i tregohet Europës dhe Amerikës devotshmeria e jonë fetare, në mënyrë aq publike, aq spektakulare. Ku është qëllimi ?

    Gabimi tjetër, lutemi arabisht dhe turqisht dhe e ngrisim flamurin e Skenderbeut, të cilit një vit më herët  ia mbuluam “fytyren”, të cilin nuk po mbet medium publik pa bartur në anën serbe. Ata që nuk e respektojnë kombin nuk kanë aspak të drejt të “krenohen “ me flamurin Skënderbeut .

    Mbetshi më shëndet,urime festen atyre që e kanë festuar në shtëpitë dhe xhamitë e tyre të lagjeve ku jetojnë. E drejta e fesë nuk guxon të keqpërdoret e sidomos atëherë kur nuk kemi nevojë

    Fahri Xharra,23.08.18
    Gjakovë

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here