Shqipëria ka shënuar një përmirësim në drejtim të lëvizjes së lirë të qytetarëve pa viza. Këtë e konfirmon edhe raporti i fundit i “Hanley&Partner” i cili e rendit Shqipërinë në vend të 48, i takon pasaportave më të fuqishme në botë.
Kështu, qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm drejt 116 vendeve të huaja, pa pasur nevojë të ndjekin procedurat e marrjes së vizave. Ndërkohë, në indeksin e publikuar në muajin janar (i cili rishikohet çdo tre muaj), Shqipëria listohej e 50-ta, me lëvizjen e qytetarëve pa viza drejt 115 vendeve.
“Shqipëria, për shembull, ka lëvizur deri në 28 vende në indeks gjatë dhjetë viteve të fundit, ku qytetarët mund të lëvizin në 116 destinacione pa vizë paraprake”, thuhet në njoftimin zyrtar të “Hanley”.
Shtetet ku mund të udhëtohet pa vizë afatshkurtër janë: Bosnja, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjeorgjia, Gjermania, Holanda, Hong-Kongu, Hungaria, Islanda, Italia, Izraeli, Koreja Jugore, Kroacia, Letonia, Lihtenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Makao, Malajzia, Mali i Zi, Malta, Maqedonia, Monako, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Çekia, Rumania, San Marino, Serbia, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia dhe Zvicra.
Ndërkohë, në kontinentin europian pasaporta gjermane mbetet dokumenti më i fuqishëm i udhëtimit, ku shtetasit gjermanë mund të lëvizin pa viza drejt 188 vendeve.
Ndërsa, Japonia, Koreja e Jugut dhe Singapori vijojnë të kryesojnë listën si vendet me pasaportat më të fuqishme në botë, duke ndarë mes tyre vendin e parë. Mbajtësit e pasaportës së secilit nga këto tre vende mund të vizitojnë 189 shtete pa pasur nevojë për vizë.
Nga ana tjetër, vendi europian me pasaportën më ‘të dobët’ është Kosova, e cila renditen në vend të 95, ku qytetarët mund të lëvizin lirshëm vetëm drejt 43 vendeve, duke përfshirë katër vendet fqinje, Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë.
One reply on “Shtetet ku mund të udhëtohet pa viza me pasaportë shqiptare”
That is the correct weblog for anybody who needs to seek out out about this topic. You understand so much its virtually arduous to argue with you (not that I actually would want…HaHa). You positively put a brand new spin on a topic thats been written about for years. Nice stuff, just great!