Categories
Lajme

Skadon ultimatumi i Vuçiç për taksën, Kosova asnjë hap pas

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i ka dhënë afat deri më sot Qeverisë së Kosovës që të heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, në të kundërt ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj vendit.

Por ministri i Tregtisë së Kosovës, Endrit Shala, i ka thënë “Zërit” se taksa nuk hiqet pavarësisht kërcënimeve nga shteti fqinj dhe se do të mbetet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Arsyet se pse e kemi vendosur taksën kanë qenë pikërisht pengesat që Serbia e Bosnjë e Hercegovina ia kanë shkaktuar ekonomisë kosovare. Për këtë ne kemi vendosur taksën dhe ajo duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi derisa të eliminohen arsyet, të cilat e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës të marrë një masë të tillë, edhe arsyet ekonomiko-politike”, ka thënë Shala për “Zërin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *