More

    Tërmet 5.3 ballë në Korçë, raportohet për banesa të dëmtuara

    Korça është zgjuar sot nga tërmeti. Rreth orës 06:27 minuta janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 5.3 ballë dhe thellësi 4 km, ç’ka ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre.

    Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec e ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Mollas. Mësohet se lëkundja e parë ka zgjatur për plot 10 sekonda. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

    Sipas të dhënave paraprake raportohet për dëme te konsiderueshme materiale. Në qytetin e Korçës disa banesa kanë pësuar plasaritje të mureve dhe rrezikohen nga shembja.

    Pritet që shërbimet e Emergjencës të shkojnë në zonat e prekura nga tërmeti, për të bërë të mundur vlerësimin e dëmeve.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here