Categories
Kulturë Të gjitha

Zanat dhe Shtojzovallet e malit te Pashtrikut.

Zanat dhe Shtojzovallet e malit te Pashtrikut (1986) ekzistojne te misheruara tek vazjat dhe nuset e Hasit (Assi) nepermjet veshjes se tyre perrallore (Hasi i thate dhe Hasi i bute. Shqiperi-Kosove).

Kjo veshje tradicionale 100% Iliro-Arbnore (Dardane) eshte teper impresionuese. Kjo n.q.s e shikojme ne aspektin vizual, artistik, struktural, morfologjik dhe funksional. Nderkohe qe tek kjo veshje, ajo qe bie me shume ne sy eshte pikerisht larmia e nje koloriti jashtezakonisht te pasur.

Duke u bazuar tek tipologjia dhe historia e saj pergjate shekujve, ne mundet qe te arrijme ne definicionin te sigurte. Cdo detaj kostumografik dhe elementet e vecante estetike te kesaj veshje tradicionale Shqiptare, jane konservuar me shume fanatizem duke i trasheguar brez pas brezi.

Ketu dominojne kryesisht motive floreale (lulet), motivet me figura gjeometrike dhe zoomorfe (gjallesa). Ndersa motivet antropomorfe (njerezore) nuk rezultojne te qendisura si pjese estetike e kesaj veshje madheshtore. Tek kjo veshje tradicionale kaq e mrekullueshme dhe unike ne llojin e saj, bie ne sy edhe dicka tjeter. Rrethi i gjere te cilin vajzat e reja, nuset dhe grate e Hasit e mbajne te fiksuar prane belit. Permbi kete rreth ato veshin nje kemishe dhe peshtjellake duke u dukur shume te gjera ne pjesen e belit (detaj autentik).

Treva shume piktoreske e Hasit (Assi) eshte e ndare padrejtesisht pothuajse ne dy pjese simetrike ndermjet Shqiperise dhe Kosoves.

Brenda hapesires gjeografike te kesaj treve etnografike, ndodhen rreth 40-fshatra me Shqiptare autokton. Ne disa fshatra ne te cilat Besimi Katolik-tradicional eshte ruajtur me vetemohim. I tille eshte rasti i fshatit piktoresk “Zym”. Ketu vajzat, nuset dhe grate Katolike kane konservuar disa elemente shume te vecante te kesaj veshje tradicionale. Keshtu dallohen pjeserisht nga shumica derrmuese e vajzave, nuseve dhe grave te tjera te kesaj treve heroike.

Mos te harrojme se ky eshte Hasi kreshnik i Klerikut-Katolik dhe Patriotit vetemohues “Pjeter Bogdani (1630–1689).

Sipas tezes se formuluar nga kronisti i Republikes se Raguzes, “Pietro Luccari” ne vitin 1605 (P.Luccari, Annali di Ragusa, Venezia 1605, Lib-II, paggina. 80), citohet shume qarte se “Kastriotet” jane me origjine nga nje fshat i Hasit (Assi). Fshati njihet me emrin Kastrat. Kjo teze perforcohet nga vete fakti se “Kastriotet” na shfaqen ne disa burime te hershme me nje mbiemer te dyte, “Mazareku (fshati Mazrrek i Hasit). Teza mbeshtetet fuqimisht edhe nga Shqiptari i madh “Frang Bardhi (1606-1643) tek vepra e tij “Apologjia e Skenderbeut”. Kjo veper eshte botuar ne vitin-1636 (F.Blancus, Georgius Castriottus etc. Venezia-1636, fq.70-71).

“Kush luftoi per Shqiptari n’Has ka gjete Bese e burrni”.

Nga Paulin Zefi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *