Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ftuar në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, pranoi se grabitja e bujshme në Rinas është “cënim i sigurisë kombëtare”.
“U cënua siguria kombëtare, u cënua siguria në një nyje nevralgjike të vendit tonë, siç është aeroporti i vetëm ndërkombëtar në Shqipëri. Duhet të kuptojmë pse ndodhi kjo”, deklaroi Lamallari.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes është shprehur më parë se ky rast nuk përbën cënim të sigurisë kombëtare./Top Channel / Top Talk