Në shekujt XVIII – XIX, veshja që tërheq vëmendjen e shumë udhëtarëve të huaj, funksionarë, diplomatë dhe artistë dokumentues, është pikërisht fustanella. Në dokumentime të shumta të kohës, kryesisht nga udhëtarë anglezë, fustanella përshkruhet si veshje karakteristike e shqiptarëve, pavarësisht përhapjes që kishte kjo veshje përtej kufijve të sotëm të Shqipërisë.