Categories
Lajme

TVSH e re penalizon agrobiznesin. Fermerët dalin në protestë

Aksioni i agropërpunuesve nisi. Edmira Toska në femrën e saj ka 35 krerë lopë, të cilat prodhojnë 200 litra qumësht në ditë. Prej tre ditësh agro-përpunuesit nuk e kanë blerë këtë qumësht. Sipas Edmirës një vendim i tillë po e con atë drejt falimentimit.

“Kemi tre ditë që qumështin nuk na e marrin sepse baxhot janë në protestë. Ose nuk do na e marrin fare ose do të na e çojnë në 30 lekë të reja litrin”, thotë Edmira Toska, fermere.

Rrugët e qyteti të Lushnjës u lanë me qumështin e fermerëve këtë të mërkurë.

Në qytetin e Lushnjës mijëra fermerë dhe grumbullues dolën në protestë për të kundërshtuar skemën e re të TVSH-së, tatimin mbi vlerën e shtuar e cila dëmton agropërpunuesit, për këtë arsye këta të fundit kërkojnë që qumështin ta blejnë më çmim tepër të lirë.

“Tre litra qumësht baras me 4 litra ujë. Naftë është në kulm si për Benzin dhe për atë që ka traktor. Nuk ka subvencionim për naftën”, thotë një fermer.

“Kanë tatuar biznesin e madh dhe këtë tatim që i kanë vëndosur biznesin të madh thonë tua mbajnë fshatarëve”, thotë një fermer tjetër.

Në protestë nuk mungon dhe përplasjet me policinë. Kjo protestë u mbështet nga politika. Opozita e pasqyroi protestën në faqen e saj të Facebook.

Për disa minuta protestuesit bllokuan rrugën dhe, kjo shkaktoi trafik të rënduar.

Po çfarë kërkojnë agro-përpunuesit? Sipas tyre skema e re e TVSH-së i rëndon ata, për pasojë këta të fundit ushtrojnë presion mbi fermerin vendas.

“Rimbursimi i TVSH-së nga 20% shkoi në 6% . Sektori i agro-përpunimit është i detyruar të blej lëndën e parë me 6% dhe ta shesë më 20%. Dalim të zbuluar prej një mase me 14% kush duhet ta paguaj këtë pjesë të 14%? Ose duhet t’i ulët çmimi tek fermeri shqiptarë ose duhet t’i ngrihet çmimi konsumatorit, këtij të fundit nuk mund t’i ngrihet çmimi sepse kemi presionin e mallrave të rajonit që janë të mbuluara dhe të subvencionuara”, shpjegon Edmond Gjata, agro-përpunues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *