Categories
Lajme

Protesta/Zbulohet plani i opozitës, rrethim Parlamentit në 6 pika

Ndryshe nga protestat e mëparshme, që janë përqendruar tek hyrja kryesore e Parlamentit, opozita ka një plan tjetër për nesër. “BalkanWeb” mëson se plani është konfirmuar nga një zyrtar i lartë i opozitës.

Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.

Sipas hartës së siguruar nga “BalkanWeb”, e cila u është shpërndarë disa përfaqësuesve të PD, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *