Categories
Lajme

Vjen lajmi i madh, KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë publikimit të Progres Raportit, Komisioneri Hahn deklaroi se Shqipëria ka bërë një reformë të paprecedentë në drejtësi, ndërsa vlerësoi si historike marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Maqedonisë.

“Rajoni duhet të ketë më shumë rezultate të qëndrueshme, së pari shteti ligjor. Qëllimi i zgjerimit është të eksportojmë stabilitet, jo mosmarrëveshje mes dy palëve. Maqedonia e Veriut dhe Greqia bënë një marrëveshje historike. Ballkani Perëndimor ka probleme ekonomike dhe duhet zgjidhur çështja e papunësisë. Problem emigracioni I lartë, lindjet e ulëta. Shqipëria ka bërë reformë të paprecedëntë në sistemin e drejtësisë. Maqedonia ka arritur një marrëveshje historike me Greqinë. Janë një shembull sesi duhet forcuar marrëdhënia fqinjësore në Rajon. Komisioni rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duhet t’I qëndrojmë anagzhimit tonë dhe t’I përmbahemi premtimeve”, tha Hahn.

Propozimi do të diskutohen më vonë në nivel të ministrive të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pasi vendimi i fundit për hapjen e negociatave merret nga udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së përmes një samiti të rregullt.

Vendimi final pritet të merret ndoshta në shtator nga Këshilli i Evropës, ku duhet vota unanime e vendeve anëtare të BE-së.

One reply on “Vjen lajmi i madh, KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *